FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 18.10.2008 11:38:45

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 724
Website

Shkaktarët e rënies së dëshirës seksuale të meshkujt

Shkaktarët e rënies së dëshirës seksuale të meshkujt


Shpesh femrat fajësojnë veten kur partneri nis të shfaqë shenjat e para ndaj dëshirës së ulët për seks. Ato ndjejnë se ka diçka që nuk shkon mirë në teknikën tyre të të bërit dashuri apo se partneri nuk i pëlqen më. Nëse partneri juaj mohon seksin, nuk mund të jetë vetëm se ka një grua tjetër në jetën e tij, sepse do t’i japë fund marrëdhënies apo nuk i dukeni më e bukur dhe joshëse. Shumë burra vuajnë me problemin e ereksionit kur ata janë të stresuar apo sepse ne jetën e tyre ka diçka që i shqetëson. Studiuesit mendojnë se disa nga arsyet që i bëjnë burrat të mos kenë dëshirë seksuale janë:
Lodhja
Nëse partneri juaj ka punuar shumë, duke u përpjekur të arrijë të pamundurën dhe të bëjë më të mirën në profesionin e tij, lodhja dhe mërzia, nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç do ai, mund të shkaktojë probleme në jetën tuaj seksuale. Kjo mund të shpjegojë humbjen e rastësishme të ereksionit, të cilën e vuajnë të gjithë burrat, por në kohë të ndryshme. Nëse bashkëshorti juaj humbet ereksionin gjatë aktit seksual, është shumë e rëndësishme që të mbështesni atë dhe të mënjanoni akuzat për humbjen e interesit ndaj jush, apo të nisni një zënkë, pas kjo do të përkeqësonte gjërat. Nëse marrëdhënia juaj po kalon probleme parash, shqetësime me fëmijët, vështirësi të tjera seksuale, apo zënkat e vazhdueshme, mund të jenë arsye të tjera për humbjen e dëshirës për seks të partnerit tuaj.
Problemet emocionale
Problemet emocionale mund të çojnë në vështirësi të ereksionit, pasi besimi apo ndjenja e intimitetit me partnerin ndikohet drejtpërdrejt. Të gjithë e dimë që është e vështirë të ndizesh nëse ditë pas ditë borxhet shtohen. Nëse merrni nisma për të kaluar këto probleme financiare, vështirësitë tuaja mund të parandalohen, sidomos nëse nuk ka arsye te tjera psikologjike.
Vetëvlerësimi
Shqetësimi juaj, nëse partneri juaj mendon se vazhdoni te jeni tërheqëse, ndikon shumë në dëshirën tuaj për seks. Përpiquni të përmirësoni vetëvlerësimin tuaj dhe do të shihni se edhe ai do t’iu shohë me sy tjetër. Diskutimi i ndjenjave është gjithashtu e rëndësishme të shpjegoni ndjenjat tuaja për atë që ka ndodhur. Burimi i shqetësimit mund të jetë marrëdhënia juaj dhe mënyra se si ai ndihet me ju. Inkurajojeni që të hapet për atë që po ndodh me ju. Mos vazhdoni me shqetësimet tuaja për humbjen e dëshirës së tij. Inkurajojeni atë të bëjë të njëjtën gjë me ju, pasi ka gjasa që personi tjetër të jetë po aq i shqetësuar sa edhe vetë ju. Në këtë mënyrë mund të veproni si një skuadër dhe ta zgjidhni problemin së bashku, në mënyrë që ta shmangni çështjen nga frika.
Ankthi dhe stresi
Nëse individi vuan nga një prej këtyre gjendjeve mund të ketë ulje të dëshirës seksuale të përkohshme apo për një periudhe të gjatë, varet nga sasia e ankthit dhe stresit që ai ka. Varësia mjekësore ose psiko-aktive e ilaçeve. Zakoni i të pasurit të njëjtin partner, zakonisht bën që interesi seksual të bjerë.
Probleme në lidhjen tuaj
Shqetësimet që janë pjesë e marrëdhënies tuaj ndikojnë shumë edhe në dëshirën tuaj për seks. Kjo është e vërtetë sidomos për ata meshkuj, të cilët nëse nuk janë të lumtur në marrëdhënien që kanë, priren të mos kenë jetë të kënaqshme edhe në krevat.

Mungesa e ereksionit

Nëse partneri juaj vuan rregullisht nga mungesa e ereksionit, ai duhet të kontrollohet. Vështirësia në ereksion mund të jetë një tregues i sëmundjeve si diabeti apo sëmundjes e zemrës. Mos e trembni partnerin tuaj, duke i thënë se mund të ketë një sëmundje serioze, por sugjerojini një kontroll për t’u siguruar se është mirë. Ai duhet ta informojë doktorin për të gjitha simptomat e humbjes së ereksionit dhe çdo problem tjetër shëndetësor që mund të ketë kaluar. Shpesh disa pilula, të rekomanduara nga doktori, mund ta risjellin ereksionin me lehtësi. Nëse doktori rekomandon se ka nevojë për teste të tjera apo trajtime për një sëmundje, është më mirë të veproni me shpejtësi, pasi problemet e shëndetit të pa kuruara mund të jenë më të vështira të riparohen në një fazë më të largët. Nëse e shtyni, pasi besoni se paaftësia e tij për të pasur ereksion vjen pasi ju nuk i dukeni tërheqëse, mund të mos e gjeni kurrë zgjidhjen që kërkoni.

Aktiviteti seksual

Ulja e aktivitetit seksual mund të shkaktohet nga ndikimi i një sërë faktorësh të cilët lidhen drejtpërdrejt me aktivitete të ndryshme të jetës suaj të përditshme. Probleme të ndryshme do të pasqyrohen edhe me ndikime në jetën seksuale. Rënia e aktivitetit seksual bëhet një problem për marrëdhënien tuaj dhe shkakton konflikt. Një gjendje jo e ngrohtë në partneritet do të sillte humbje të interesit dhe si pasojë edhe ftohtësi gjatë aktit seksual, përveç përpjekjes për të kënaqur partnerin. Shenjat fizike mund të jenë: thatësi vaginale, vështirësi në arritjen e orgazmës, mungesë e dëshirës dhe nevojës për seks. Tek femrat ndryshimet e moshës vijnë me fillimin e menopauzës, pra ndërprerjes së ovulacionit. Ndryshimet përfshijnë nivel të ulët të estrogjenit (hormoni femëror seksual), nivel të ulët të testosteronit(hormon, i cili besohet se është përgjegjës për eksitimin seksual të femrës) etj.

Efektet relaksuese

Jeta seksuale është një moment i rëndësishëm për çdo njeri dhe i pazëvendësueshëm, jo vetëm për riprodhimin, por edhe për cilësinë e jetës. Një jetë e kënaqshme seksuale të çliron nga streset, ka efekte qetësuese, është element i rëndësishëm në marrëdhëniet e çiftit dhe harmoninë familjare. Ndërkaq, aftësia seksuale varet nga denduria e raporteve. Në bazë të statistikave, del që në periudhën e jetës aktive seksuale (deri në 40 vjeç), i aftë seksualisht, quhet ai person që realizon minimalisht 2 akte seksuale në javë. Nëse denduria e raporteve është më e paktë, do të thotë se këtu ka një problem. Meqenëse faktori moshë është përcaktues në jetën seksuale, ne themi që vendi ynë, duke pasur një popullsi me moshë të re, ka jetë aktive seksuale. Përgjithësisht, aktiviteti seksual pushon mbi moshën 70-vjeçare. Sipas statistikave, meshkujt rreth të 70-ave, në 62 për qind të rasteve e kanë të pamundur aktin seksual.

Offline

 

18.10.2008 11:38:45

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting

Announcement