FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 19.09.2015 22:11:24

Kaltrina
ohhh bejbiiii
From: Prishtina
Registered: 20.01.2008
Posts: 426
Website

Jeta e natës është për të bërë seks, puna për martesë

Romanca në vendin e punës shumë shpesh shndërrohet në martesë, ndërsa flirti në klube dhe diskoteka rrallë herë ju çon më larg se aventura e zakonshme – seksi.
Një studim britanik i bërë me 2000 njerëz, ka treguar se, lidhjet, të cilat fillojnë me njoftim në klube të natës apo në kafene, më së shpeshti përfundojnë si aventurë kalimtare, derisa më shumë fat kanë çiftet që janë njoftuar në punë.
Çiftet që janë njoftuar në punë e dinë më së miri sesi njëri-tjetri reagojnë në stres, çka i mundon, etj. Përpos kësaj, një pjesë të madhe të kohës e kalojnë së bashku. Studimi ka treguar se lidhjen e tyre e kanë kurorëzuar me martesë 14% e çifteve që ishin njoftuar në punë, 3% më shumë në raport me çiftet që ishin njoftuar përmes miqve.
Të njoftohesh me dikë në punë mund të jetë shumë mirë, për shkak se, nëse tanimë keni diçka të përbashkët. Çiftet e tilla e kuptojnë njëri-tjetrin në tërësi, sidomos rreth asaj që përjetojnë në punë, prandaj kuptohen më mirë sesa partnerët që punojnë ndarazi – thonë ekspertët.

Më shumë se gjysma e të anketuarve besojnë se vendndodhja dhe rrethanat e takimit me një partner në mënyrë të konsiderueshme ndikojnë në zhvillimin e marrëdhënieve të tyre. Por, nuk janë të rrallë edhe ata që ndjehen të turpëruar të pranojnë se si e kanë gjetur partnerin, thonë ekspertët.
Një e katërta e të anketuarve, shpesh kthehen në skenën e takimit të parë, zakonisht duke shënuar përvjetorin e takimit të tyre.

Offline

 

19.09.2015 22:11:24

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting