FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.10.2009 07:47:12

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Shkurorëzimi ndikon negativisht në shëndet

Shkurorëzimi ka efekt të gjatë negativ në shëndetin e ciftit, ndërsa këtë efekt nuk mund ta shuajë as  martesa e re- tregon një hulumtim i realizuar nga Universiteti i Chicagos.

Pas studimit të botuar në revistën “Journal of Health and Social Behaviour”, ku janë analizuar 8.652 participantë të moshave ndërmjet 51 dhe 61 vjeç, është vërtetuar se të shkurorëzuarit janë për 21% më të rrezikuar që të vuajnë nga sëmundjet kronike, siç është kanceri.  Të shkurorëzuarit të cilët kishin hyrë në martesë të re, kishin qenë për 12% më të rrezikuar që të vuajnë nga sëmundjet kronike, krahas moshatarëve të tyre, të cilët kishin vazhduar me martesën e parë. Ndërkohë, rrezik të ngjashëm kishin pasur ata të cilët nuk ishin martuar kurrë dhe ata të cilët kishin qëndruar në martesën e parë. Autorët e këtij studimi pohojnë se edhe depresioni ishte më i lartë te të shkurorëzuarit, ndërsa ata të cilët kishin hyrë në martesë të re, kishin pasur shkallë të njëjtë të depresionit me ata që nuk janë martuar kurrë.
Përkundrazi, dihet se martesa ka efekt pozitiv në shëndet dhe konsiderohet si mënyrë e shëndetshme e jetesës.

Offline

 

03.10.2009 07:47:12

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting