You are not logged in.
Edhe per dashurine duhet teknike. Te besh te funksionoje nje lidhje nuk eshte aq e lehte sa te thuhet. Ne fakt ciftet e reja nuk zgjasin me shume se 2-3 vjet, dhe e kene me te lehte te ndahen sesa te gjejne mirekuptimin.
Mos mendoni se gjithecka eshte fushe me lule. Nje lidhje eshte veshtire ta mbash. Duhet te lodheni dhe te impenjoheni shume per ta mbajtur ate, kjo do te thote te degjosh edhe kur ske deshire per ta bere, te kerkosh mirekuptim aty ku fliten dy gjyhe te pakuptueshme. Por nuk eshte dicka e pamundur. Jane faza te jetes te cilat i ndodhin cdo cifti. pranojini dhe perballuni me to.
Ja disa rregulla
Njerzit nuk ndryshohen dhe nuk do te behen kurre ashtu si i keni imagjinuar . Nuk mund te dalesh kunder natyres, pranojeni. Eshte e kot te beni plane sesi do te jete jeta juaj ne cift, planifikimi i ndjenjave eshte kohe e humbur dhe nuk sherben, do ta njihni dashurin dhe do ta jetoni perdite ate. Perpiquni te kaloni kohe bashke dhe te argetoheni. Ruani lirin tuaj per tu shoquruar edhe me miqte, kultivoni interesat tuaja, por ne te njejten kohe eshte shume e vlefshme te gjeni dhe interesa te perbashketa.
Offline