FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.10.2009 07:56:19

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Një përqafim, më efikas se një medikament

Në disa raste një përqafim është shumë herë më i vlefshëm se çdo lloj ilaçi në botë; të qetëson, largon dhimbjet dhe të bën menjëherë të ndihesh mirë.

Këtë e thonë një grup shkencëtarësh suedezë në një studim të prezantuar në Liverpul, me rastin e “British Association’s Festival of Science”. Nga rezultatet e kërkimit ka dalë në pah se kur lëkura ngrohet nga një tjetër trup përmes një përqafimi, dhimbjet zvogëlohen ndjeshëm.

Kështu shpjegohet për shembull se përse disa prindër përkëdhelin në mënyrë instiktive fëmijët, menjëherë pasi ata rrëzohen e vriten. Por, edhe një dorë në supe mund të jetë ngushëlluese në momente të vështira. Kërkuesit kanë zbuluar se fibrat nervorë që janë me shumicë në lëkurë, aktivizohen kur përkëdhelemi ose përqafohemi.

Praktikisht, në momentin kur marrim një përkëdhelje në trurin tonë transmetohen informacione, që provokojnë ndjenja pëlqimi në gjithë trupin.

Aktivizimi i këtyre fibrave të kënaqësisë, quajtur ndryshe edhe “C-fibre”, bllokojnë rrugën e atyre fibrave që transmetojnë mesazhet e dhembjes.

Shkencëtari Francis McGlone, nga “Unilever” (një kompani anglo-holandese, pronare e markave më të fuqishme për produktet e bukurisë) ka komentuar rezultatet e këtij studimi.

Sipas McGlone, një përqafim, ose përkëdhelje në flokë luan një rol shumë të rëndësishëm dhe të bën të ndihesh menjëherë më mirë./shekulli/

Offline

 

03.10.2009 07:56:19

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting