FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.10.2009 07:56:40

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Martesa dhe tradhëtia martesore

Martesa dhe tradhtia martesore!? Njëra nevojë dhe obligim shoqëror, kurse tjetra e hidhur, por si duket e paevitueshme, që ndoshta duhet të ndodhë së paku një herë në jetë. Në kontest të kësaj teme, m'u kujtuan dy definicione për martesën, të cilat i përzgjodha jo rastësisht.(intervist me psikologun)

"Martesa është gjëja më e keqe, pa të cilën nuk bën në jetë!", më kishte thënë një i dëshpëruar, kurse një tjetër, si duket, paksa më i arsyeshëm, martesën e konsideronte "si një kështjellë, në të cilën, ata që janë jashtë, mezi presin të hynë brenda, ndërsa ata që janë brenda, mezi presin të dalin jashtë".
Sado që këto definime në fillim duken alegorike, nëse analizohen me vëmendje, në to mund të ketë një dozë realiteti.

Por, sido që të jetë, vetë institucioni i martesës dhe fenomeni i tradhtisë martesore, është një çështje serioze dhe komplekse shoqërore, definimi i plotë i së cilave, kërkon një qasje multidisciplinare. E, në rend të parë, psikologjike.

Me një tendencë të kërkimit të një përgjigje më meritore profesionale rreth kësaj teme, u drejtuam për një bisedë tek eksperti jonë i mirënjohur në këtë lami, Mr. Enver Çesko, i cili, momentalisht, jeton dhe punon në Prizren.

Cili është kuptimi psikologjik i martesës në shoqëri?

- Martesa është një institucion shoqëror të lidhjes së çifteve bashkëshortore, për të punuar dhe jetuar si bashkësi. Shpesh, nga shumica prej nesh, ka paragjykime të gabuara për martesën. Jeta bashkëshortore nuk është jetë e ëndrrave dhe iluzioneve të dy çifteve. Në të janë të mundshme mosmarrëveshjet, ngacmimet dhe problemet tjera të paevitueshme.

Hulumtimet e shumta në këtë fushë, tregojnë se problemet bashkëshortore paraqiten te të gjitha çiftet bashkëshortore, por se, në mes veti, dallojnë, si për nga natyra, ashtu edhe intensiteti i tyre. Një hulumtim i tillë, bërë kohë më parë në mesin tonë dhe në Shqipëri, kanë dhënë rezultate interesante. Këto të dhëna tregojnë se problemet e jetës bashkëshortore tek ne mund të grupohen në tri grupe karakteristike. Grupin e parë e përbëjnë, problemet e natyrës psiko-sociale të jetës bashkëshortore. Grupin e dytë e përbëjnë problemet e natyrës ekonomiko-sociale në jetën bashkëshortore, dhe në grupin e tretë bëjnë pjesë problemet e natyrës psiko-seksuale në jetën bashkëshortore.

"Besnikëria martesore" - virtyt i përsosur etik, apo kompleks egoist? Sa i besoni ju personalisht besnikërisë ideale, ta zëmë, martesë tridhjetë vite pa tradhti?

- Hulumtimet më të reja tregojnë se 50 për qind e popullatës amerikane më së paku një herë ka pasur marrëdhënie seksuale jashtë martesës. Arsyeja për një gjë të tillë rrjedh prej natyrës së mashkullit në formë të ndjenjës së nevojës për kënaqjen e kërshërisë, apo edhe ndonjë nevoje tjetër alternative të marrëdhënieve seksuale jashtë martesës. Posaçërisht, bazuar në rezultatet e hulumtimeve të A.

Kinsit dhe bashkëpunëtorëve të tij, 12-13 për qind të femrave të martuara kanë pasur marrëdhënie seksuale jashtë martese, kurse hulumtimet më të reja tregojnë se, viteve të fundit, ky numër është rritur deri në 40 për qind. Andaj, besnikëria martesore nuk mund të konsiderohet si virtyt i përsosur, por është një çështje morale dhe institucionale që e ndërton martesën si një kategori shoqërore.

Kuptimi i besnikërisë rrjedh prej vetë besimit, prandaj, për këtë koncept, mund të diskutohet varësisht nga bindjet dhe besimi i formuluar tek çdo individ në veçanti. Unë, personalisht, nuk i besoj besnikërisë ideale, sepse nuk ka ideale. Njeriu është qenie që gabon dhe pendohet, por me rëndësi është që ai të dijë se pse dhe çka e ka shtyrë që të gabojë dhe ky vetëdijesim duhet ta shpjerë deri tek pendimi për gabimet e bëra. Vërtet, kemi të bëjmë me një çështje komplekse, ashtuqë në shumë shkaqe të besnikërisë apo tradhtisë në martesë, mund të determinojnë edhe kultura, edukata, tradita, besimi, bindjet dhe faktorët tjerë psiko-biologjik.

Shpesh në shkrimet dhe paraqitjet tuaja nëpër media keni dalë me konstatim se, krahasuar me shtetet e zhvilluara të Perëndimit, gratë shqiptarë më së shumti i tradhtojnë burrat gjatë martesës. Sa është i vërtetë ky konstatim dhe ku e mbështetni shkencërisht këtë tezë?

- Jo, nuk mund të pajtohem me ju se unë këtë tezë e kam shprehur shpesh. Por, që ka tradhti në martesënkosovare dhe ajo është mjaft e përhapur, është shumë e vërtetë. Këtë e kam dëshmuar edhe përmes hulumtimit tim të bërë para njëzet vitesh. E nëse krahasojmë me jetën tonë të përditshme të viteve 2000, kjo dukuri duhet të jetë shumë më e shprehur. Derisa rezultatet e hulumtimit tim të bëra para njëzet vitesh kanë treguar se lidhja jashtëmartesore tek ne është bërë dukuri e kureshtjes, sot kësaj teze mund t'i shtohen edhe faktorë tjerë, sikurse janë ato të natyrës socio-ekonomik, tranzicionit kulturor midis gjinive etj.

Bashkëshortët e sotëm, në qëndrimet e tyre për besnikërinë bashkëshortore janë shumë më tolerant se kurdoherë më parë. Një gjë të tillë na tregojnë rezultatet e hulumtimit tonë, ku shihet se, 65, 86, për qind të bashkëshortëve (prej tyre 70,70 për qind te meshkujve dhe 83,17 për qind të femrave të martuara) deklarojnë se "varësisht prej situatës, tradhtia e njërit prej partnerëve duhet të kuptohet dhe të arsyetohet, sepse, në martesë kjo është një dukuri normale, prandaj, nuk ke pse të merret si tragjike".

Nga ana tjetër, rezultatet e hulumtimeve të bëra në Shqipëri gjatë vitit 2000, tregojnë se, 14.7 për qind të femrave dhe 11.2 për qind të meshkujve, e tradhtojnë partnerin. Nga hulumtimet tona statistikore të bëra në vitin 1987, del se, tek ne, 13.9 për qind të çifteve bashkëshortore shkurorëzohen për arsye të tradhtisë në martesë. Shoqëria jonë, këto shifra statistikore paralajmëruese nuk duhet marrë si të parëndësishme.

Si është gjendja me meshkujt shqiptarë, sa i janë ata besnikë bashëshortësisë pa tradhti?

- Siç thashë edhe më lart, gjatë hulumtimeve të bëra si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, na del se, tek ne shqiptarët, mashkulli në bashkëshortësi zakonisht mundohet të ndihet më "komfor", ose, sa i përket tradhtisë së bashkëshortes, edhe nëse nuk e bën, së paku gjithnjë mendon për në aventurë më "tjetër", prandaj, nuk është e kotë thënia tek ne: "meshkujt dashurojnë me sy, kurse femrat dashurojnë me vesh".

Cilat janë shkaqet psikologjike që e shtyjnë gruan ta tradhtojë besnikërinë bashkëshortore?

- Hulumtimet e shumë seksologëve, psikiatërve dhe psikologëve, tregojnë se ekzistojnë dy lloje të tradhtive. E para është tradhtia e dëshiruar që bëhet me vetë qëllimin e njërit prej bashkëshortëve; dhe e dyta, është tradhtia e pa dëshiruar që bëhet pa qëllimin e çifteve bashkëshortor. Tradhtia e paqëllimshme krahasohet me fatkeqësinë në komunikacion, kur ajo na ndodh pa dëshirën tonë. Ky lloj i tradhtisë ndodh në ato situata kur njëri prej çiftit bashkëshortor pa u përgatitur paraprakisht dhe papritmas, ndeshet me personin e tjetër të seksit të kundërt. Kjo është njëra prej aspekteve të shprehura, të cilës, shumica e grave të martuara nuk i kushtojnë kujdes të duhur. Statistikat tregojnë se ky lloj i tradhtisë është i shpeshtë, ashtuqë, në këto raste, që të pengohet kriza martesore eventuale, patjetër, në mes vetë çiftit, duhet të ekzistojë mirëkuptimi dhe toleranca maksimale.

Motivet e tradhtisë së dëshiruar mund të ndahen në tri kategori.
Në kategorinë e parë bën pjesë tradhtia vetëm për kënaqësi, pra "mardhënie për mardhënie", pastaj, nevoja për ndryshim, për fitimin e përvojës ... etj, e që të gjitha këto mund të klasifikohen si motive kureshtare. Në këtë grup të tradhtisë bëjnë pjesë më tepër meshkujt se sa femrat.

Në kategorinë e dytë të tradhtisë janë tentimet e personave që të lirohen nga ndonjë lidhje e mëparshme ose ekzistuese e dashurisë. Kështu, p.sh. shumica e femrave të pakënaqura shpesh përgatisin martesën tjetër edhe pse ende kënaqen në sigurinë e martesës së parë. Dhe, së fundi, në grupin e tretë të tradhtisë, bëjnë pjesë tradhtitë që bëhet prej inatit, hakmarrjes, sadizmit apo për të treguar efikasitetin e intimitetit personal.

A mund të konsiderohet mungesa e kënaqësisë gjatë aktit sintim me burrin, si shkas i shpeshtë i tradhtisë bashkëshortore tek ne, kur dihet se në të shumtën e rasteve, burrat tanë aktin intim e përfundojnë vetëm me kënaqësinë e ejakulimit personal, pa u brengosur" për kënaqësinë e partnerit tjetër?

- Një prej faktorëve kryesor që femra nuk është e kënaqur në marrëdhëniet intime, është arsye se ajo nuk përjeton kënaqësi. Hulumtimet në botë tregojnë se vetëm 47 për qind të femrave përjetojnë kënaqësi së paku njëherë në marrëdhëniet intime, kurse hulumtimet që kam bërë unë, kanë treguar se 69 për qind të bashkëshortëve nuk përjetojnë kënaqësi në marrëdhëniet intime. Prej tyre 71.86 për qind të femrave dhe 87.75 për qind të meshkujve mendojnë se mospërjetimi i kënaqësis është njëra prej arsyeve kryesore në tradhtinë bashkëshortore.

Përjetimi i ndjenjave intime te meshkujt dhe femrat ndryshojnë, prandaj këto kanë edhe fazat e gradacionit të paraqitjes së tyre. Te femrat ndonjë fazë kalon më ndryshe se te meshkujt. Shpesh faza e akumulimit të ngacmimeve zgjat më tepër se sa te meshkujt, kështu që kulmi apo "platoa" vjen më vonë, kurse faza e relaksimit është zakonisht më e gjatë.

Përjetimi i kënaqësisë , te femra mund të jenë në dy forma; si kënaqësi me kohëzgjatje të shkurtër dhe kënaqësi e vazhduar gjegjësisht valë-valësh. Derisa reakcionet psiko-emocionale në kohën e përjetimit të kënaqësisë te meshkujt mund të jenë të ndryshme, të përcjella me shqetësim të madh dhe të fortë, deri te kënaqësi shumë pak e ndjeshme, te femra, parametrat e saj arrin në përmasa shumë më të mëdha. Mirëpo, kurrsesi nuk duhet harruar faktin se, përjetimi i kënaqësi, si te femrat ashtu edhe tek meshkujt është një dukuri individuale dhe ajo shumë vështirë mund të parashikohet më parë. Gjithçka varet prej gjendjes fizike, emocionale në momentin e aktit intim, parapërgatitjes, "paralojës intime" dhe faktorëve tjerë psiko-fizik. Është e vërtetë se natyra e mashkullit është më tepër egoiste prandaj ai, pas kënaqësi i kthehet "gjumit" kurse femra mbetet me "gojë të hapur".

Ç'është Nimfomania dhe sa është e shprehur kjo dukuri tek femrat, si dhe a mund të konsiderohet si shkas i shpeshtë i tradhtisë martesore të gruas?

- Nimfomania është një çrregullim psiko-seksual që nënkupton vështirësi në përjetimin e kënaqësisë gjatë intimitetit te femrat. Arsyeja kryesore është në psikologjinë e zhvillimit psiko-seksual të femrës. Gjatë përvojës sime njëzet e pesë-vjeçare te klientet me inhibicione psiko-seksuale, kam pasur raste që në ordinancën time, shumë gra tona kanë kërkuar ndihmë dhe tretmane nga çrregullimet nimfomanike. Ky çrregullim mund të mjekohet, por vështirë të shërohet, sepse rrënjët janë në fazën e zhvilimit psiko-seksual të femrës. Pajtohem plotësisht me ju se, edhe "nimfomania" mund të konsiderohet si njëra prej arsyeve për "të gjetur mashkullin tjetër që do t'i kënaqte epshet e saja".

Dhe, për fund, si porosi?

- Nëse dëshironi që martesa e juaj të mos vyshket dhe në këtë mënyrë që të jeni të harmonizuar në jetën bashkëshortore, atëherë riorganizoni dhe ndryshoni bashkëshortësinë e juaj dhe çdo ndryshim për juve do të jetë preventiv për paraqitjen e problemeve, tradhtisë dhe ftohjes seksuale. Kjo është porosia ime për lexuesit të juaj./cdodite/

Offline

 

03.10.2009 07:56:40

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting