FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 11.10.2009 21:58:43

Kaltrina
ohhh bejbiiii
From: Prishtina
Registered: 20.01.2008
Posts: 426
Website

Zgjedhjet lokale në Kosovë [--- 2009 ---]

Kapërcimi i Isës
Isa Mustafa u transformua nga njeri shumë i qetë - në një njeri të pakontrolluar dhe idhnak. Tentimi për ta ndryshuar imazhin e tij të zakonshëm - i urtë e i ftohtë, i doli kontraproduktiv. Profesor, më mirë të shkonte dikur qetësia sesa tash mungesa e kulturës.

Nga Ilir Mirena më 10.10.2009 në ora 9:34
Doni ta fusni Isa Mustafën në siklet? Vetëm pyeteni! Mjafton. Pyeteni çfarëdo qoftë dhe përnjëherë do ta shihni transformimin e një akademiku të heshtur në një të moshuar të pakontrollueshëm e idhnak.

Një përzierje mes magjepsjes, habisë dhe shashtrisjes. Ky ishte konstatimi i parë, tek shihja shqetësimin dhe neveritjen që Kryetarit aktual të Prishtinës ia sillte presioni i pyetjeve që atij nuk i pëlqenin.

Paaftësia për të dëgjuar kundërshtarin, fatkeqësisht, është një sëmundje mjaft e përhapur, e cila prek shumëkënd. Veç zor se do të na shkonte mendja edhe për Isa Mustafën.
Opinioni për të m’u ndryshua në debatin e katër kandidatëve kryesorë për Kryetar të Prishtinës. Nën atë presion, mes Astrit Salihut, Besnik Tahirit dhe Vegim Gashit, ndoshta e pamë Isën e vërtetë.

Debati i parë televiziv i katër kandidatëve për Kryeqytetin, të enjten në Klan Kosova, erdhi si uverturë e një fushate verbalisht brutale që do ta kemi prej 15 tetorit e deri në ditën kur prishtinasit do ta zgjedhin Kryetarin e katër vjetëve të ardhshme.

Edhe pse herët, cilësia e përmbajtjes dhe performimit brenda një debati, shpesh na ndihmon ta zgjedhim kandidatin për të cilin do të votonim. Por, gjuha abuzive që përdori Isa Mustafa, nuk të bën ta marrësh udhën deri tek kutia e votimit.

I ndier keq, ndoshta nga imazhi i tij i zakonshëm – ai i një menaxheri të ftohtë që kinse më tepër i pëlqen puna se ekspozimi – për ta ndryshuar këtë imazh, pështymat e tij verbale nuk ua kurseu fytyrave të kandidatëve që sivjet i konkurrojnë për postin e tij aktual.
Goja e tij refuzuese e dërgoi përtej sjelljes normale dhe të kulturuar të një Kryebashkiaku, Profesori dhe Njeriu.

Në përpjekje për ta prezantuar vetëm me tone pozitive realitetin e deformuar të një Kryeqyteti që e jetojmë çdo ditë, që sot ka pamjen më kaotike urbane, Kryetari ynë duarlidhur i Prishtinës vetëm sa s’u nxori edhe një gjuhë klouni shikuesve dhe tre kundërshtarëve që kishte përballë.
Astrit Salihun, që prezantoi mirë e bindshëm emra e shifra konkrete të problemeve që i ka Prishtina, Mustafa e këshilloi “të mos rrente”; ia mohoi të drejtën që të fliste për çështjet urbane, ia kontestoi pohimet e tij për fushat e gjelbëruara të Kryeqytetit, për mënyrat e mbjelljes së barit, e në fund ia përplasi edhe akuzat për përkatësi klanore e SHIK’ore.

Sjellja e Salihut ishte panevojshëm e butë përballë arrogancës nevrastike të Mustafës. Shkonte deri tek pajtimet me të. Pse duhet pajtuar me një oponent politik, qoftë edhe nëse ka bërë diçka të hajrit në qytet? Diçka që e ka për detyrim. E sa për rrethin e famshëm të QKU, për çka Mustafës ka mbetur t’i thuret vetëm edhe një këngë, përflitet se ai është bërë vetëm pas një kërkese të EULEX’it, të vendosur në zyrat e ish-Farmedit.

Më mirë nuk kaloi as Besnik Tahiri. Edhe pse duke përgjithësuar problemet, pa qenë shumë konkret, sidoqoftë shfaqi seriozitetin dhe përkushtimin me të cilin i ka hyrë garës për Prishtinën. Për këtë përkushtim, nga Mustafa u quajt indirekt “rrugaç”, e në një dalldi paternaliste, “nuk e ke moshën t’i t’më mësosh mua”, ai iu drejtua shpërfillshëm me gjuhën e një babe të hallakatur, që kriter të vetëm të matjes së mençurisë ka moshën. Nga ta ketë trashëguar këtë sjellje?

Njësoj si Astrit Salihu, edhe sjellja e Besnik Tahirit dominohej nga një respekt i tepërt ndaj Kryetarit të Prishtinës. Sidoqoftë, edhe pse i ri në moshë, Tahiri ia dha një leksion Profesorit Isa Mustafa, kur u fol për “gabimin si diçka njerëzore”.
Aha... të mos harroj edhe Vegim Gashin, kandidatin e AKR’së.
Edhe ai ishte aty. Nëse do që të jetë pjesë e debateve zgjedhore, atij i nevojitet një sforcim pjesëmarrjes në debat dhe heqja dorë nga një gjuhë mirësie, si ajo e Dëshmitarëve të Jehovait.
Me gjithë mohimet e secilit argument nga Mustafa, e pa ofruar kundërargumentet e veta, në paraqitjen e parë të kandidatëve, debati nuk ishte i përgjumshëm, që premton debate atraktive për t’u përcjellë.

Sigurisht, për Isa Mustafën do të jetë tejet e zorshme të ballafaqohet drejtpërsëdrejti me ato që nuk ka bërë në Kryeqytet. Besoj shumë se këto ditë armiku më i madh i debateve është Isa Mustafa. Nga ajo që pamë në Klan Kosova, si në secilën studio televizive ku i duhet të përgjigjet në disa pyetje, ai ndihet parehatshëm dhe i huaj.

Show në TV Klan Kosova do të ishte shumë më tërheqës, nëse aty do të ishte edhe kandidati tjetër nga ADK, Rexhep Osmani. Pres me padurim që këtyre ditëve të shoh ballë për ballë Isa Mustafën dhe Rexhep Osmanin. Është baraspesha e vetme për gjuhën e çoroditur të Mustafës.
Pasi pashë debatin, pasi dëgjova gjuhën e re, ofenduese, të Isa Mustafës, gjithçka që kisha menduar për të, ndryshoi.

Edhe pse, ma merr mendja, nuk i bëhet vonë për opinionin tim.

Offline

 

11.10.2009 21:58:43

AdBot
Advertisements

#2 11.10.2009 21:59:08

Kaltrina
ohhh bejbiiii
From: Prishtina
Registered: 20.01.2008
Posts: 426
Website

Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë [--- 2009 ---]

Ftesë në Studio për Isën
Kandidati i PDK’së për Prishtinën, Astrit Salihu, ka ftuar Isa Mustafën e LDK’së për debat. Ai ka propozuar që të ketë tri debate ndërmjet tyre, gjatë dy javëve të fundit të fushatës.

Nga Express  më 09.10.2009 në ora 19:23
Kandidati i PDK’së për Prishtinën, Astrit Salihu, përmes një letre të hapur ka bërë ftesë për debate me Kryetarin aktual të Kryeqytetit, Isa Mustafa.

Ai ka falenderuar Klan Kosovën që mbrëmjen e së enjtes mblodhi së bashku kandidatët që do të garojnë për Kryetar të Prishtinës.

“Isha shumë i kënaqur që pata mundësinë për t’i diskutuar planet e mia për ta bërë Prishtinën që funksionon me oponentët e mi të dalluar. Sido që të jetë, ne duhet të shkojmë një hap përpara. Ndërsa nata e mbrëmshme ishte argëtuese dhe e kënaqshme për të gjithë, ishte një program televiziv. Qytetarët e Prishtinës meritojnë të shohin një debat të vërtetë ndërmjet meje dhe Kryetarit Mustafa, duke e pasur të qartë se njëri nga ne të dy do të jetë kryetari i ardhshëm i Prishtinës”, thuhet në letrën e Salihut.

Ai ka ftuar shtypin dhe televizionet që debatet mes tij dhe Kryetarit Mustafa t’i bëjnë realitet.

“Njerëzit meritojnë t’i dëgjojnë planet tona për temat dhe çështjet që janë të rëndësisë jetike për jetën e tyre, në mënyrë që ata pastaj ta bëjnë zgjedhjen më të mirë për të ardhmen e tyre.”

Salihu ka propozuar që të ketë tri debate ndërmjet Isa Mustafës dhe tij, gjatë dy javëve të fundit të fushatës.

“Njëri debat duhet të jetë për ekonominë dhe planin për të krijuar më shumë vende të punës në Prishtinë. Debati i dytë duhet të adresojë çështjet urbane, si parkingu, shkollat, uji dhe gjendja e ndërtesave publike të banimit. Debati i tretë duhet të jetë një debat publik me qytetarë, ku vetë qytetarët do të na bënin pyetje për tema që atyre ju interesojnë”, thuhet më tej në letrën e tij.

Sipas tij, ky format debatues është fer dhe do t’ju mundësojë qytetarëve ta bëjnë një vendim informues se cili do ta bëjë Prishtinën që funksionon dhe cili vetëm do të premtojë, por do të dështojë për të vepruar.

Offline

 

#3 11.10.2009 22:00:02

Kaltrina
ohhh bejbiiii
From: Prishtina
Registered: 20.01.2008
Posts: 426
Website

Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë [--- 2009 ---]

Sejdiu: Prishtinës i nevojitet Ligji për kryeqytetin
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa qëndruan të dielën në lagjen “Arbëria”, ku panë nga afër ecurinë e punimeve në unazës qendrore, që është njëri ndër investimet më të mëdha në kryeqytet.

Me këtë rast, presidenti Sejdiu tha se është kënaqësi të shohësh përfundimin e një projekti të madh që e ka bërë Komuna e Prishtinës.

“Mendoj se është bërë një zgjedhje jashtëzakonisht e mirë në kuptimin urbanistik dhe infrastrukturor, në kuptimin e gjetjes së formulës më të mirë për ta lehtësuar qarkullimin e qytetarëve. Ky mbikalim dhe nënkalim, që lidhet edhe me hekurudhën, mendoj se do të ofrojë mundësi më të mëdha të qarkullimit pa pengesa. Pra, mbikalimi apo unaza e Arbërisë, është një emërtim shumë i mirë që lidhet me këtë lagje të bukur të Prishtinës, por edhe një mundësi e mirë e qarkullimit me pjesët e tjera të qytetit”, theksoi Sejdiu.

I pyetur nga gazetarët për zvarritjen e ligjit për Prishtinën, presidenti Sejdiu tha: “Besoj se Qeveria do ta ketë parasysh nevojën që ka Prishtina si kryeqytet i vendit, ashtu siç parashihet edhe me Kushtetutë, që të nxirret një ligj specifik për të, që të ketë një trajtim të veçantë, si çdo kryeqytet tjetër në Evropën e Bashkuar”.

Po ashtu, Sejdiu tha se është obligim edhe i institucioneve të vendit për ta nxjerrë një ligj të veçantë, sikurse që kanë edhe vendet e tjera në Evropë. “Është borxh dhe obligim i Qeverisë dhe Parlamentit të nxjerrin një ligj të mirë për Prishtinën, është një projekt që është ofruar si bazë e mirë, ndaj është detyrë e Qeverisë dhe e parlamentarëve ta procedojnë sa më shpejt”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, tha se ky projekt është ndër projektet më të rëndësishme të Komunës së Prishtinës. “Është fjala për një investim rreth 3 milionë e gjysmë euro në unazë, për krijimin e infrastrukturës, e cila do të lehtësojë dukshëm qarkullimin në qytetin e Prishtinës”, pohoi ai. /Telegrafi/

Offline

 

#4 11.10.2009 22:00:43

Kaltrina
ohhh bejbiiii
From: Prishtina
Registered: 20.01.2008
Posts: 426
Website

Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë [--- 2009 ---]

PD shënoi 10-vjetorin e themelimit
Partia e Drejtësisë ka shënuar të dielën, me një ceremoni rasti në Prishtinë, 10-vjetorin e themelimit të saj.

Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë, ka vlerësuar me këtë rast se, PD është një subjekt politik që skenës politike kosovare ia ofroi konceptin e qendrës politike si alternativë e domosdoshme në proceset aktuale të shtetëformimit të Kosovës.

Partia e Drejtësisë në periudhën e kaluar dhjetëvjeçare, sipas Aganit, është dëshmuar si faktor i përgjegjshëm politik që interesin shtetëror dhe kombëtar në vazhdimësi e ka vënë para interesave të ngushta partiake.

“Unë ju risiguroj në këtë ditë solemne, se edhe në të ardhmen kjo do të jetë veçoria kryesore e punës politike të partisë sonë, prandaj qytetarët dhe institucionet e Kosovës, subjektet politike, shoqëria civile, dhe bashkësia ndërkombëtare, mund të llogarisin në mbështetjen e Partisë së Drejtësisë në çdo përpjekje konstruktive për ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë”, ka thënë ai.

Drejtuesit e kësaj partie kanë shtuar po ashtu se, PD është e interesuar që të jap kontribut maksimal edhe në procesin e zgjedhjeve lokale, duke i ftuar qytetarët për pjesëmarrje masive në zgjedhje.

Partia e Drejtësisë theksoi edhe nevojën e kujdesit të veçantë dhe respektimit shumë më të madh të qindra mijërave qytetarëve tanë në mërgatë. Kjo parti konsideron se lënia e mërgatës gati jashtë procesit zgjedhor, paraqet lëshim të madh institucional. /Telegrafi/

Offline

 

#5 11.10.2009 22:01:03

Kaltrina
ohhh bejbiiii
From: Prishtina
Registered: 20.01.2008
Posts: 426
Website

Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë [--- 2009 ---]

Salihu: Mustafa nuk e ka bërë të pastër Prishtinën
Me një përkushtim dhe me një vullnet dhe punë të mirë, Prishtina mund të jetë e pastër, tha kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Salihu.

Salihu të dielën ka organizuar një aksion për pastrimin e hapësirave të çerdhja në lagjen Pejton, me ç'rast ka kritikuar kryetarin aktual se nuk ka bërë sa duhet në këtë aspekt.

“Unë sot me vullnetarët e mi, këshilltarët për asamble komunale, kemi dal të tregojmë se Prishtina mund të jetë e pastër me një përkushtim, me një vullnet dhe punë”, ka thënë Salihu. /rtv21/telegrafi/

Offline

 

#6 11.10.2009 22:01:53

Kaltrina
ohhh bejbiiii
From: Prishtina
Registered: 20.01.2008
Posts: 426
Website

Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë [--- 2009 ---]

LDK beson të fitojë pushtetin lokal në Lipjan

LDK-ja në Lipjan do të fitojë zgjedhjet, është vlerësuar në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie në Lipjan, dhe të Shtabit zgjedhor të LDK-së, ku mori pjesë edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, deputeti Ismet Beqiri. “Kësaj radhe Dega e LDK-së, në Lipjan është e përgatitur si kurrë më parë, për zgjedhjet e 15 nëntorit, prandaj fitorja do të jetë e pa shmangshme, pasi që edhe vërehet një angazhim i shtuar. Një tjetër çështje që e bënë më të sigurt fitoren e LDK-së, është edhe kthimi i besimit të elektoratit për të qeverisur LDK-ja, në katër vitet e ardhshme me komunën e Lipjanit, sepse lipjanasit tash e një vit kanë filluar t’i shfaqin pakënaqësitë e tyre me qeverisjen e deri tanishme”, theksoi Beqiri. Kandidati për kryetar komune Imri Ahmeti, tha se të gjitha trupat e LDK-së në Lipjan, FR e FG me aktive dhe nëndegë janë në vlugun e aktiviteteve të tyre, për të pas një proces zgjedhor sa më efikas dhe transparent. “Ajo që po bëjmë më shumë është fushata me elektoratin e LDK-së, për të dal në zgjedhje dhe për të votuar LDK-në. Ne kemi shprehur synimin dhe misionin tonë ta qeverisim Lipjanin me ligj ngase deri tani qytetaret tanë hapur flasin për një keq-qeverisje”, tha Ahmeti.

R.Isufi

Offline

 

#7 11.10.2009 22:11:37

hidraulik
i/e regjistruar
Registered: 11.10.2009
Posts: 41

Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë [--- 2009 ---]

o shok e shoqe mos dilni ne zhgjedhje me ju dhan te drejten edhe per disa vite me na i vjedh parat  e tona  te KOSOVES

Offline

 

#8 14.10.2009 18:50:08

mexes
i/e regjistruar
Registered: 26.09.2009
Posts: 43

Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë [--- 2009 ---]

vazhdojm....

Offline

 

#9 16.10.2009 13:04:13

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë [--- 2009 ---]

Vegim Gashi premton mbështetje për bizneset e vogla

Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Vegim Gashi, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore vizitoi bizneset e vogla në qendër të Prishtinës, pikërisht në sheshin Nëna Terezë dhe në Pallatin e Rinisë.

Gashi u njoftua nga afër me problemet me të cilat ballafaqohen pronarët e këtyre bizneseve. Prioritet për Gashin sa i përket zhvillimit të bizneseve të vogla do të jetë ndërtimi i parqeve të biznesit.

"Një prej aspekteve kryesore ka me qenë ndërtimi i disa parqeve të biznesit në bashkëpunim edhe me komunat fqinjë të Prishtinës për shumë biznese. Koncentrimi i veprimtarive të ngjashme në vende të caktuara shpesh herë është tregu i suksesshëm, kështu që një prej aspekteve ka me qenë parqet e biznesit, gjithashtu do të shohim edhe mundësit e zvogëlimit të taksave për veprimtari të caktuara”, tha Gashi.

Gashi tha se bizneset e vogla janë zemra e ekonomisë se kryeqytetin andaj premtoi se do te mbështes këtë segment të biznesit nëse qytetaret do ta zgjedhin kryetar të Prishtinës. /rtv21/

Offline

 

#10 16.10.2009 13:04:50

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë [--- 2009 ---]

Çeku premton një Prishtinë funksionale

Nga Express  më 16.10.2009 në ora 14:00
Socialdemokratët synojnë ta bëjnë Prishtinën një komunë funksionale, stabile, të sigurt dhe ekonomikisht të qëndrueshme.

Kështu tha kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Agim Çeku, në hapje të fushatës së kësaj partie në Prishtinë, me ç’rast u prezantua kandidati për kreun e kryeqytetit dhe kandidatët për kryetarë të 16 komunave të tjera, në zgjedhjet e 15 nëntorit.

“Ne socialdemokratët synojmë ta ndërtojmë Prishtinën si një komunë funksionale, stabile, të sigurt dhe ekonomikisht të qëndrueshme. Shtylla e dytë e programit është që ta ndërtojmë Prishtinën si kryeqytet i vlerave universale, vlerave kombëtare, tradicionale dhe morale, të bëjmë Prishtinën qytet që çdo kush do të ndihet i sigurt në aspektin social, mjekësor dhe të sigurisë. Shtylla e tretë e PSD-së është që të ndërtojmë Prishtinën qytet të hapur dhe të integruar në vete, qytet me miq e partner shumë kudo në rajon në Evropë apo në botë”, u shpreh Çeku, transmeton KosovaPress.

Drejtuesit e Partisë Socialdemokrate shpalosën programin përmes së cilit synojnë që Komuna e Prishtinës të ndërtohet mbi vlerat dhe parimet e socialdemokracisë evropiane.

“Ne socialdemokratët e kemi një punë më të lehtë se partitë e tjera. Programi jonë buron nga vetë profili i partisë sonë, buron nga socialdemokracia, vlera të dëshmuara kudo në botë, andaj ne nuk jemi në situatë që të shpikim program për këto zgjedhje për zgjedhjet tjera një program tjetër për këtë komunë, një program për komunën tjetër, një program tjetër. Ne jemi socialdemokratë dhe ne e kemi ofertën tonë socialdemokrate”, tha Çeku.

Kandidati për Prishtinë i kësaj partie, Sadri Ramabaja, tha se oferta e PSD-së është e sinqertë dhe se prishtinasit, më 15 nëntor, do të kenë për kë të votojnë.

“Ne jemi dëshmitarë të një realiteti të hidhur politik, produkt i të cilës është edhe kriza thellësisht e thellë morale dhe sociale. Pjesa dërrmuese e qytetarëve janë të zhgënjyer nga politika, trendi i rënies së pjesëmarrësve në zgjedhje reflekton mosbesim në klasën politike...”, theksoi Ramabaja.

Kandidatët e PSD-së për kryetarë komunash:
Sadri Ramabaja – Prishtinë
Ramiz Rigusha – Pejë
Shahinë Roka – Gjakovë
Tahir Kuqi – Deçan
Fatmir Kaliçi – Gjilan
Afrim Sadikaj – Burim
Ibish Raçi – Klinë
Ahmet Grajçefci - Fushë Kosovë
Lulzim Krasniqi – Rahovec
Halil Halili – Shtime
Naser Bytyçi – Lipjan
Sanije Grajçefci – Kastriot
Emine Çerkezi – Vushtrri
Rifat Syla – Besianë
Qerim Shehu – Prizren
Ekrem Mustafa – Ferizaj
Milazim Xhafa – Mitrovicë

Offline

 

#11 16.10.2009 13:05:09

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë [--- 2009 ---]

KQZ: Përgatitjet për zgjedhje, sipas dinamikës

Nga Express  më 15.10.2009 në ora 10:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) thotë se përgatitjet rreth organizimit të zgjedhjeve të para pas pavarësisë, po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë.

Zëdhënësi Fehmi Ajvazi tha se një ekip i KQZ-së tashmë është në Slloveni për të parë si po shkon prodhimi i listave të votuesve.

"Do të ketë rreth 1.5 milion fletëvotime për këtë proces zgjedhor dhe natyrisht dhjetë për qind gjithmonë prodhohen më tepër”, tha Ajvazi.

Edhe kësaj radhe, diaspora kosovare do të ketë mundësi që të votojë përmes postës. KQZ-ja ka bërë të ditur se edhe rreth 5 mijë qytetarë të verbër, do të kenë mundësinë për të votuar sipas alfabetit të Brajtit.

Offline

 

#12 16.10.2009 13:08:28

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë [--- 2009 ---]

Me fitoren e AAK-së, do të ndryshojë qasja për Podujevën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vazhduar ditën e dytë të fushatës në Pdujevë, duke kërkuar votat për AAK në këtë komunë.

Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka shpjeguar para qytetarëve të mbledhur pse duhet votuar AAK-ja. “Nga Xhamia e Llapit deri në Merdar, asnjë investim nuk është bërë nga qeveria Thaçi”, ka thënë ai.

Me fitoren e AAK-së, sipas Haradinajt, do të ndryshojë qasja për Podujevën.

Për kryetar të kësaj komune nga AAK kandidohet Ismet Abdullahu. Ky i fundit kërkoi votën e llapjanëve për të – siç u shpreh ai – luftuar korrupsionin në qeverisjen lokale.

“Me fitoren tonë, do t’ia kthejmë dinjitetin llapjanëve. Do të jemi shpresë për ata që e kanë humbur atë”, tha Abdullahu.

Para simpatizantëve të AAK-së u prezantuan kandidatët e kësaj partie për kuvendin komunal të Podujevës.

Offline

 

#13 16.10.2009 17:24:35

mexes
i/e regjistruar
Registered: 26.09.2009
Posts: 43

Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë [--- 2009 ---]

vazhdojm..... e ju tjert shkoni ne gugj te karit,edhe aj tipi qe po han kar e qe po hek berllog.

Offline

 

#14 17.10.2009 10:10:36

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë [--- 2009 ---]

Prej prishtinalive, për Prishtinën
Në katër javët e ardhshme duhet të kërkojmë përgjigje të sakta nga kandidatët se çka kanë ndër mend të bëjnë me këtë qytet.

Nga Petrit Selimi më 16.10.2009 në ora 12:15
"Paramendojeni qytetin dhe bulevardin kryesor. Një projekt kapital implementohet shpejt e shpejt dhe puna ka filluar për rishtresimin e rrugës, mbjelljen e gjelbërimit dhe instalimin e dritave dhe pushimoreve të reja. Pas dy viteve, vizioni doli të jetë dështim i plotë - drunjtë e përzgjedhur nuk u rritën në masë të shpejtë për ta bërë qendrën e bukur, duken në të vërtetë si drunj të sëmurë dhe të shartuar keq ".

Ky është paragrafi i parë i kapitullit të parë të librit "Trees in Urban Landscape". Libri mund të blihet në faqen Amazon për 50 euro dhe për dy javë arrin në Kosovë prej magazinave në Londër.

Më qëllim po filloj më drunjtë. Duken aq banalë dhe të parëndësishëm. Me siguri, një numër i lexuesve as që ka vazhduar paragrafin e dytë të kësaj kolumne me të parë se për çka po flitet. Pyesin autorin, a nuk është luksoze të kapet syri për drurin afër teje, kur horizonti është përplot probleme të mëdha politike e ekonomike?

Rrëfimi i cituar më lartë nuk e përshkruan bulevardin Nëna Terezë. Ngjarja ndodh në një qytet amerikan, i cili e ka zgjidhur problemin e drunjve të kalbur në rrugën kryesore duke analizuar përmbajtjen e dheut dhe duke e përshtatur drurin me dhé që ka pasur më pak aciditet.

Dje, tërë bulevardi që mban emrin e të Lumnuemes Nënës Terezë, e cila ka kaluar jetën në mëhallët kundërmuese të fukarave të Indisë, po ashtu kundërmonte në kanalizim.

Kush kalon andej e di: era e keqe që tash e disa muaj vjen anash Ministrisë së Kulturës, para zyrave të Sindikatave të Bashkuara, është përhapur përgjatë tërë qendrës.

Diku diku biznismenët kanë mbyllur kapakët e kanalizimit me sellotejp për ta bllokuar erën. Shtyllat e dritave janë të papërfunduara, me tela të rrezikshëm të armaturës që dalin nga dheu. Pllakat duken si cornflakes, të dëmtuara përtej mundësisë të riparohen, as tri vite të plota pas "inaugurimit".

Në kontekst të tërë të dështimit, me i përmendë drunjtë e tharë dhe estetikisht të pakënaqshëm bulevardin e Prishtinës duket bagatellë.

Mund të më pyetni se pse po e përmendi bulevardin Nëna Terezë? A nuk ishte mu Isa Mustafa ai që ndërpreu implementimin e kontratës, porositi analiza dhe ballafaqoi kompaninë për kualitetin e punës?

Përgjigja është dykuptimëshe.

Fillimisht, është e vërtetë që kryetari Mustafa bëri zhurmë për turpin e quajtur bulevard, por sot e kësaj dite problemi nuk u zgjidh, bile edhe u harrua dhe u ashpërsua. Qendra e qytetit nuk është e bukur, as e mirë, as e pastër, as e përshtatshme.

E dyta, kryetari Mustafa është 100 për qind përgjegjës për një shembull tjetër të keqmenaxhimit dhe planifikimit urban. Rruga Rexhep Luci, e cila kryqëzon bulevardin Nëna Terezë, ishte objekt i riparimit total, nisur e përfunduar në muajt e verës.

Puna fillestare mori reagime pozitive të banorëve dhe bashkëqytetarëve që kalojnë kah ajo rrugë. Trotuaret e reja me kubëza dhe asfalti i shtrirë në mënyrë korrekte bëri efektin që do të duhej të ishte synim i çdo kryetari - satisfaksion me përmirësim të kualitetit të jetës dhe lehtësim të problemeve.

Gjatë ditëve kur trotuaret ishin të thata, fëmijët dolën për herë të parë me topa, mace e qenë. Beatifikimi i qytetit pati sukses.

Një javë më vonë, kjo rrugë u shndërrua në një nga rrethet e ferrit të Dantes, gjendje e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite. Shtyllat që ishin të vendosura n bulevardin e Prishtinës trotuar me paratë e tatimpaguesve nga ana e kryetarit të kaluar të komunës (ata kunxha mbetën kontributi i tij i vetëm për qytetin) u hoqën dhe shoferët filluan t’i parkojnë kerret në tre shirita të tërë - të parët në trotuar, të dytët gjysmë në trotuar gjysmë në rrugë, të tretët midis rrugës dhe aty tani sharja e nënave është bërë normë e komunikimit midis shoferëve, këmbësorëve dhe banorëve.

Shumë sharje i drejtohen edhe komunarëve, për këtë të jenë të bindur, ndërsa ne mund ta përdorim rrugën si ilustrim të menaxhimit ad hoc dhe pa plan të kryetarit Mustafa.

Paramendoj ca prej lexuesve të pyesin - a nuk është e tërë Kosova një platformë e projekteve gjysmë të përfunduara, të bëra pa plan dhe të menaxhuara keq?

Kjo mund të qëndrojë, por për mua si votues për kryetarin e komunës së Prishtinës është temë e cila as që më intereson.

Ç'është e vërteta, krahasimi i kryeqytetit me Qeverinë duket të jetë taktika e Isa Mustafës. Duke marrë parasysh pakënaqësinë e madhe të votuesve potencialë të Mustafës me Qeverinë, kjo nuk është taktikë e menduar keq. Po e propelon Mustafën në rang të figurave kombëtare politike.

Kryetari Sejdiu, po get, do të arrijë ta bëjë atë që Kryetari Rugova nuk arriti: të le pas vetes një pasardhës të denjë për ta udhëhequr partinë në shekullin XXI.

Mustafa, i cili nuk shquhet si politikan karizmatik, po duket më superior se shumë anëtarë tjerë të kryesisë së LDK’së. Ai ndoshta edhe do ta shpëtojë LDK’në.

Megjithatë, shpëtimi i LDK’së nuk më duket prioritet në kryeqytet.

Drunjtë e sipërpërmendur janë më të rëndësishëm.

Mund të shtrohet edhe një pyetje legjitime: a janë Astrit Salihu, Besnik Tahiri dhe Vegim Gashi opsione adekuate që do ta përmirësonin kualitetin e jetës në masë të vërejtshme?
Janë katër javë para nesh që të shohim se ku qëndrojnë kandidatët. Mendjen e kemi të hapur t'i dëgjojmë prezantimet e të gjithëve.

Mustafa dhe Salihu do të mundohen ta bëjnë garën midis tyre. Tahirit dhe Gashit u mbetet të luftojnë për çdo sekondë në TV dhe për çdo shtrëngim dore në rrugë.

Në fund, i propozoj Isa Mustafës dhe Astrit Salihut të na ndihmojnë bashkërisht me një hap konkret në ditët në vijim. Është fjala për dy poteza që mund t’i implementojnë të dy: Kryetari Mustafa të zhbllokojë rrugën përgjatë shtëpisë së ish-Kryetarit Rugova, në Velani. Nuk ka asnjë arsye që ca roje, kapadai të pakulturuar, ta ruajnë një "pashallëk" duke prishur lëvizjen e lirë të qytetarëve pa asnjë arsye, ngase rruga nuk është e familjes Rugova.

Njëkohësisht, edhe Salihu le t’i thotë partisë së tij që ta lirojë rrugicën prapa selisë së saj, në qendër të Prishtinës. Prej kësaj vere, do roje tjera të tyre, po ashtu pa kulturë, kanë bllokuar rrugicën që ka qenë e hapur në kohëra shumë më të rrezikshme e më të liga dhe do të ishte fer që Salihu ta përdorë ndikimin e tij që të çelet rruga, sepse nuk është e tyre.
Ndoshta edhe do të më pyetni se pse po shkruaj përsëri për problemet e qytetit. Do t'ju them se gjatë katër javëve të ardhshme nuk do të shkruaj për asgjë tjetër.

Mendoj që është e rëndësishme që ne, prishtinalitë, që i bartim pasojat e vendimeve të udhëheqësve tanë, t’i bëjmë pyetjet, të kritikojmë dhe t’i formulojmë çështjet e të kemi përgjigje të sakta nga kandidatët, ashtu që përfundimisht ta marrim një vendim të kualifikuar se kush e ka të drejtën solemne të na udhëheqë neve, prishtinalive.

Offline

 

#15 17.10.2009 10:11:13

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë [--- 2009 ---]

“Nëse fiton AKR, 40 shtete investojnë në Mitrovicë“

Nga Express  më 16.10.2009 në ora 20:01
Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli dhe ai i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Nexhat Daci, ftuan të premten mitrovicasit që të dalin në zgjedhje, me vlerësimin se kësaj radhe Mitrovica ka për kë të votojë.

Në një tubim që u mbajt në palestrën e sporteve “Minatori”, këto dy parti premtuan bashkimin e Mitrovicës dhe investime në fusha të ndryshme. “Besoni se ne tani do të jemi më të fortë. Mitrovica është pjesë e halleve, e jetës time. Jam shumë i bindur se kësaj radhe do të zgjidhni atë që do t'i dalë krah Mitrovicës, besoj se kësaj here nuk do të mashtroheni”, tha kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, duke u bërë thirrje elektoratit që të votojnë për kandidatin e tyre, Nexhmedin Spahiun.

Pacolli premtoi se me fitoren e AKR-së, çdo fshat i Mitrovicës do të ketë së paku rrugën e vet dhe çdo lagje e qytetit do ta ketë të zgjedhur problemin e ujit.

“Nuk do të ketë ndarje të Mitrovicës në të ardhmen. Ne u kemi borxh juve dhe besoj se kandidati ynë do ta implementojë programin tonë që është punuar ekstra për Mitrovicën”, ka thënë Pacolli, transmeton KosovaLive.

Kurse kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, është shprehur i kënaqur që pas disa viteve e sheh Mitrovicën të gëzuar, duke konsideruar se qytetarët kanë arsye për t'u gëzuar me praninë e tij dhe të Pacollit.

“Nexhi ka dije, kurajo dhe guxim ta dëgjojë Pacollin po edhe Dacin. Prandaj ju thërras që të dilni në zgjedhje, se kësaj radhe keni për këtë të votoni”, u shpreh Daci, duke u tërhequr vërejtjen mitrovicasve që të mos e përsërisin “gabimin” e bërë në zgjedhjet e fundit.

Vetë Spahiu, në fjalimin e tij, tha se fukarallëkun që e ka kapluar këtë komunë “do ta heqim qafe përmes investimeve nga diaspora e madhe, që e përkrah fuqishëm akademikun Nexhat Daci, po janë edhe miqtë e partnerët afaristë të njërit prej biznesmenëve më të mëdhenj në botë, miliarderit Behgjet Pacolli”.

Ai madje nuk ngurroi “të shpalosë” se gjatë takimeve që ka pasur, 40 ambasadorë të shteteve të ndryshme i paskan thënë se do të investojnë në Mitrovicë, në rast se fiton AKR-ja.

“Premtoj se në çdo fshat të Mitrovicës do të ketë një subjekt ekonomik, në fshatrat e Shalës do të hapet fabrika për përpunimin e metaleve”, vazhdoi premtimet Spahiu.

Premtim tjetër i madh i Spahiut ishte hapja e një universiteti në gjuhën angleze, ku sipas tij, do të vijnë studentë nga gjithë Ballkani dhe hapja e dy gjimnazeve në gjuhën angleze, ku sipas tij, do të shkollohen nxënësit më të mirë nga gjithë Kosova.

Ai gjithashtu është i bindur se do të përfitojë fonde nga Bashkimi Evropian për një zonë të lirë ekonomike në rajonin e Mitrovicës.

Offline

 

#16 17.10.2009 10:11:53

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë [--- 2009 ---]

Mustafa: Për Prishtinën Metropol

Nga Express  më 16.10.2009 në ora 19:28
Kandidati i LDK’së për Kryetar të Kryeqytetit, Isa Mustafa ka premtuar se, nëse i besohet edhe një mandat, do ta shndërrojë Prishtinën në Metropol.

“E kam ditur se ky qytet mund të ri-ngritet, sepse unë besoj në Prishtinën, sepse unë e dua Prishtinën, sepse ne e duam Prishtinën. Këto dy vite, kam punuar që të vendos themelet e kësaj ri-ngritjeje. Kam shtruar rrugë, kam ndërtuar shkolla, kam ndërtuar qendra mjekësore, kam hapur parqe, kam ndërtuar sisteme te kanalizimit, kam larguar rrezikun për jetën dhe shëndetin ne shume zona te qytetit”, tha Mustafa, në një tubim me simpatizantët e tij në Pallatin e Rinisë.

Ai tha se në vitet e ardhshme do të ndodhë edhe digjitalizimi i administratës.

“Ju siguroj që me investimet e planifikuara në digjitalizimin e shërbimeve administrative ju nuk do të keni nevojë më të vini në komunë. Nga shtëpia, përmes kompjuterit do të mund të aplikoni online dhe certifikata e lindjes do t’ju vij në shtëpi, me postë”, ka thënë Mustafa.

Offline

 

#17 15.11.2009 13:45:38

mexes
i/e regjistruar
Registered: 26.09.2009
Posts: 43

Re: Zgjedhjet lokale në Kosovë [--- 2009 ---]

ISA MUSTAFA

Offline

 

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting