FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 11.10.2009 22:02:43

Kaltrina
ohhh bejbiiii
From: Prishtina
Registered: 20.01.2008
Posts: 426
Website

Jim Belushi merr pasaportën shqiptare

Gjatë një ceremonie të organizuar në Hotel Sheraton në Tiranë, në një mbrëmje Gala, kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi i dorëzoi aktorit me famë botërore, Jim Belushit dekretin e shtetësisë dhe pasaportën e Republikës së Shqipërisë.

“Një njeri kaq i madh sa Jim Belushi kurrë nuk mund të kërkojë vlerësim apo vetëvlerësim. Kështu që e vlerësuam ne. E vlerësoi i gjithë populli, miqtë e tij artistë dhe natyrisht që e nderojnë të gjithë spektatorët botërorë. Por për ne ishte një vlerësim tepër i veçantë, sepse gjithmonë kishim parë te Jim Belushi atë lloj emocioni kur thoshte: “Unë jam shqiptar”. “Prandaj ne krenohemi me të, edhe sot pas një viti, ju jeni krenaria e kombit tonë”, u shpreh në këtë ceremoni presidenti Topi.

Ndërsa Belushi, në fjalën e tij përshëndetëse dhe falënderuese tha se është shumë i lumtur që ndodhet në Tiranë. "Gjithmonë e them që unë jam shqiptar, por sot jam me të vërtetë shqiptar! Jam shumë i lumtur për këtë gjë! Sa herë që takohem me Presidentin e Republikës, ai gjithmonë më nderon me ndonjë dhuratë shumë të bukur nga ky vend i mrekullueshëm", u shpreh me plotë emocione në këtë ceremoni të veçantë, aktori i madh Jim Belushi, i cili përveç pasaportës amerikane tashmë ka dhe pasaportën e shqiptare. (RTK)

Offline

 

11.10.2009 22:02:43

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting