FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 12.10.2009 14:27:55

DeMnOs
i/e regjistruar
From: Tirana
Registered: 25.09.2009
Posts: 25

Bie xhiro e seksit ne Tirane

Bie xhiro e seksit ne Tirane

E Merkure, 11 Mars 2009


VEZHGIM/ Ne zonen me te pasur te kryeqytetit, ish-Bllokun. Me vajzat qe kurrsesi nuk pranojne te quhen prostituta dhe "argumentet" e tyre, pse s'jane te tilla, edhe pse shesin trupin. Si ka rene "pazari" ditet e fundit, pas skandalit Pango qe thone se ka trembur mjaft, klientet e tyre, me se shumti politikane, biznesmene dhe emigrante

Skandali seksual qe pershiu nje nder zyrtaret me te larte te shtetit, ka sjelle frike dhe pasiguri ne tregun e seksit ne Tirane. Nje vezhgim i redaksise se "Koha Jone", sjell per lexuesit fakte reale te diteve te fundit, ne ate qe mund te quhet biznes i mishit te bardhe ne zemer te kryeqytetit dhe pikerisht ne pjesen e saj me te pasur, ish-Bllokun dhe zonat perreth tij.

M., eshte nje vajze 23 vjece qe jeton prej vitesh ne Tirane. Po aq kohe ajo ka qe eshte futur ne skemen e dypunesimit. Tregon se punon ne nje lokal lojerash fati ne zonen e ish-Bllokut, por kjo eshte vetem nje koperture sepse puna e vertete, eshte ajo qe fiton dhe "pjesen e luanit".

"Klientet i gjej me telefon", thote vajza nga Shqiperia e Mesme, nje femer e hijshme, elegante dhe goxha terheqese. "Eshte vertet e thjeshte, - vijon ajo, - mjafton te kesh nisur punen me nje klient, sidomos kur ai eshte paralli dhe kjo eshte reklama me e mire per te siguruar pune te vazhdueshme".

Vajza 23-vjecare qe pohon se fiton qindra euro ne jave me punen e saj te nates, tregon se si ajo, ka shume te tjera qe gelojne ne tregun e seksit kryeqytetas.

Ndersa pranon te jape detaje mbi skemen si funksionon tregtia e seksit, duke theksuar se i pelqen shume puna qe ben, jo thjeshte se fiton goxha para: "Do ta kuptosh dhe vete. Nuk behet fjale thjesht per pak minuta seks. Une nuk jam nje prostitute qe shetit rrugeve per seks, jo, absolutisht jo". Ketu, 23-vjecarja te tregon si "procedohet": "Pasi mbyllim takimin me telefon, leme te takohemi ne nje kafe tek Blloku, tek ... Atje, personi qe ka hyre si ndermjetes, na le te vazhdojme te qete dhe ajo qe vazhdon me tutje, eshte nje darke ne nje restorant te mire, disa ore ne pab dhe vetem pastaj, oret e mbetura ne hotel".

Vajza tregon se kjo skeme eshte karrem i mire per te fituar para por edhe per t'i bere "partneret" qe te ndjehen mire, te lirshem dhe te mos i frikesohen dyshimit se te tjeret mund te mendojne se eshte me nje prostitute: "Ju permend nje rast. Me duhej te kaloja nje nate me nje klient qe eshte dhe njeri i njohur i politikes. Ishte si i ngrire kur hyra ne lokal por e shkriva te terin kur e perqafova duke i thene se me kishte marre malli qe kisha kaq dite pa e pare, packa se sapo e njihja. Keshtu arritem dhe t'ia kalonim mire por dhe une te fitoja 200 eurot e mija, pa llogaritur gjithe c'harxhoi ai me miqte e vet neper lokale".

Kur e pyet se cilet jane klientet me te spikatur, M., te tregon: "Klientet jane kryesisht njerez me para sepse dhe ajo qe duhet te paguajne, eshte ca si shume". Ndersa rendit emigrante qe vijne per te kaluar disa dite pushime dhe ca ore qejfi, rendit edhe biznesmene por edhe politikane, duke mos pranuar kurrsesi te permende emra, packa se "nuk fshihemi dhe aq kur takohemi dhe mbyllemi per ca ore ne hotele".

Pikerisht ketu, 23-vjecarja te tregon dhe hallin qe e ka zene ate dhe shume te tjera qe merren me kete "pune": "Ky muaj ka nisur ters per ne. Ajo qe i ndodhi atij ministri, i ka trembur shume njerezit qe i kishim si kliente te rregullt. I druhen shume pergjimit. Thone se ka plasur pergjimi gjithandej. Sidomos, i ka trembur paralajmerimi se pas Pangos e kane te tjere radhen dhe se kamerat po vazhdojne te punojne".

Vajza pranon se eshte e shqetesuar per ate qe po ndodh me skandalet seksuale, rastin Pango apo dhe te tjere te perfolur. "Une u jap te drejte qe po rrallohen, eshte bere e tmerrshme, me nje kamera qe e gjen fare kollaj per 200 mije leke (20 mije leke te rinj, shen.red), te bejne hatane se kane familje dhe jete private apo publike qofte", - te argumenton telashin me te fundit 23-vjecarja. Kur se kur e pyet per policine, te flet shkurt dhe thate: "Per ta, as qe e vrasim mendjen, s'kane pune me ne, nuk jemi vajza rrugesh".

E reja qe merret me kete "pune" prej kater vjetesh, e ka nje pishman: "Mendoja ta lija afer kete pune, se vertet nuk shtyhet gjate per me teper mosha ben te veten dhe keta i duan 18 apo 20 vjece gocat qe duan te shkojne se dhe 200 euro per pak ore nuk jane pak. Por une do te doja shume ta kisha nje gje timen ndaj po grumbulloja ca para. Pikerisht tani qe me hyri mendja mua, me duhet te pres te shkoje dhe ca kjo pune, sepse parate nuk mblidhen me si me pare".

Vajza pranon se ka disa dite qe nuk i afrohet me askush. "Mendo, celulari ka rene ne heshtje varri dhe perjashtuar ndonje barboni (njeri pa para, shenim i redaksise), qe as kam pse ia zgjas ne telefon, nuk te merr me njeri qe te prenotoje oren dhe te me sjelle taksine te vendi".

Offline

 

12.10.2009 14:27:55

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting