FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 17.10.2009 10:01:44

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Dashuria, thembra ime e Akilit

Ardit Gjebrea rrëfen jetën jashtë ekranit: Dashuria, thembra ime e Akilit


Intervista/Ardit Gjebrea rrëfehet. Babai i një vajze 8 - muajshe e gjysmë, puna në televizion së bashku me bashkëshorten, Anila dhe largimi i Jonit me studime jashtë. Tregimi për një jetë të shkruar në pentagrame.

Ku fillon dilema e Ardit Gjebresë?


Ende pa filluar biseda, një e qarë fëmije dëgjohet në sfond... . Menjëherë e kuptuam se nuk ishte e qarë origjinale, por zilja e telefonit. Prej tetë muajsh e gjysmë, thirrjet në aparatin e tij të celularit vijnë nga ky zë bebeje, kjo jo rastësisht, por prej kaq kohësh Ardit Gjebrea është bërë baba për herë të dytë, po këtë radhë me vajzë.


Pasi kishin kaluar 17 vjet nga lindja e djalit, çifti Gjebrea nuk nguroi që të sillte në jetë një vajzë, Anna. Me ardhjen e saj, Arditi pohon se jo vetëm që i ka ndryshuar jetën por edhe karakterin. E ka bërë më të ndjeshëm, aq sa kur i përmend emrin i shkëlqejnë sytë. Ishte një bekim për t'ia bërë jetën më të bukur, një melodi që do ta zgjonte ndryshe çdo mëngjes.


Në këtë rrëfim për "SH2"-shin Arditi tregon jetën e tij pranë vajzës së vogël, djalit, bashkëshortes dhe nënës. Por, pas gjithë këtyre, për të një pjesë shumë e rëndësishme është edhe puna. Dita fillon duke takuar personat dhe ideatorët e programit të së "Dielës Shqiptare" për të diskutuar temat, të ftuarit, baletin, muzikën dhe gjithçka që përmban ky program.


Një spektakël me 7 orë transmetim direkt është super lodhje, që mbi të gjitha kërkon energji për ta përballuar. Por, ai nuk është vetëm, për çdo rubrikë në emision ka një shoqëruese; Sonila Meço, Balina Bodinaku dhe Blerina Bombaj.


Të trija vlerësohen për aftësi origjinale në fushën e tyre. Nuk janë vetëm këto, një person shumë i rëndësishëm që Arditi e quan "thembra e Akilit" është edhe Anila (bashkëshortja) prej dhjetë vejtsh ajo është krahu i djathtë i tij, duke e ndihmuar, mbështetur dhe këshilluar për çdo gjë.

Me çfarë melodie u zgjove sot në mëngjes?


Në mëngjes më zgjon Anna. Ajo nuk zgjohet duke qarë për fat të mirë, po zgjohet me guga. Janë ato gugat që bëjnë fëmijët që në mëngjes dhe është zgjimi më i bukur në botë që më bën.


Sa muaj ke që zgjohesh nga kjo melodi?


Tetë muaj e gjysmë, sa është Anna.


Ju kishte munguar më parë një zgjim i tillë?


Nuk e mbaja mend me Jonin, sepse kanë kaluar gati 18 vjet. Më vjen keq që kanë kaluar kaq vite dhe unë e kam humbur, sepse do të më pëlqente që të kisha të paktën katër zgjime të tilla, që do të thotë katër fëmijë .


Nuk është lodhur Arditi duke punuar të dielën? Keni realizuar Tele-Bingon ditën e diel dhe tani "Të dielën shqiptare".


Është e tmerrshme, sepse kur unë mbarova kontratën me Tele-Bingon pas tre vitesh, u betova dhe thashë; kurrë më, dhe e deklarova këtë gjë. Tashmë, mund të them me plot bindje që kurrë mos thuaj kurrë. Paske gjithmonë një nostalgji, një rikthim e cila erdhi fuqishëm tek unë.


Tek bëja "Tele-Bingon", humba të dielat e mia, humba fundjavat, udhëtimet, koncertet, humba albumin, saqë pas përfundimit të saj unë punova një vit të tërë për të realizuar albumin "Ja ku jam". Mirëpo më mungoi kontakti i përhershëm me televizionin.


Ndjeva që "Kënga magjike" nuk mund të ishte një kontakt televiziv që spektatorët të ndiejnë dëshirën time për të qenë pranë tyre. Kështu që, "E diela..." me një format, sigurisht, ndryshe me kishte munguar.


Tani jo vetëm që nuk jam i lodhur, por jam i lumtur dhe kam një sadisfaksion shumë të madh. Si erdhët deri te një format më orë të tëra në transmetim të drejtpërdrejtë? Duhet të jetë shumë i lodhshëm.


Është një format shumë i lodhshëm. Është i tillë sepse varet se si e pozicionon veten. Duke qenë jo vetëm prezantues, por në një farë mënyre edhe bashkautor i këtij programi.


Duke kuruar së bashku me regjisorin, Pali Kuke, dhe me skenaristin, Aldon Lipe, të gjitha detajet me formimin e këtij programi, tashmë që ka ardhur edhe Sonila, jemi bërë katër, me dietologen Blerina, dhe me Balinën, sërish prezantuese u bëmë gjashtë. Kështu që ekipi ka marrë një formë dhe marrëdhënie jo vetëm profesionale, por edhe dashurore, nuk ka sukses në se nuk e dashuron punën që bën. Kur ka lumturi në një familje, ajo reflektohet edhe jashtë.


Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Bandën Muzikore dhe me mjeshtrin Shpëtim Saraçi, ka një harmoni me grupin e baletit dhe me koreografin Albi Nako, eleganca unike vjen në imazhin kuruar nga Joni Peci, prapavija mbështetet fort nga Ivi ynë, ndërsa koordinimi bëhet me shumë kujdes nga Anila, kështu të gjithë bashkë nuk kursejmë asgjë dhe bëjmë gjithçka për të dhënë maksimumin, pastaj ky maksimum është relativ dhe i lihet publikut në dorë që ta vendosë.


Këtë sezon ju shohim mes tre femrave, të cilat kanë karaktere dhe formime të ndryshme profesionale, si ndihesh mes tyre?


Të them të vërtetën është përgjegjësi, gjëja më e vështirë është të mbash emrin dhe duhet të punosh përditë që ta mbash në nivele profesionale emrin, sepse kohë të ndryshme sjellin prurje të reja.


Audienca kërkon gjithmonë ndryshim dhe prurjet që vijnë në treg janë ndonjëherë dhe tepër pretencioze me realitetin dhe të vendosin me shpatulla pas murit. Kështu që, shpeshherë në krah të një prezantuesi, kur është titullar, vendosen valeta që shërbejnë thjesht për bukuri.


Jam i lumtur që në rastin konkret, përveç aftësive që kanë, këto janë tre femra të bukura dhe prapë mund të çlodhësh sytë...Në rastin konkret, Sonila është një super gazetare. Është një ndër figurat më të spikatura në botën femërore të gazetarisë shqiptare. Por, është edhe e bukur dhe shumë seksi...


Ky është një bonus që Zoti i ka dhënë Sonilës. Blerina është e paparë në fushën e saj. Dhe ajo që më ka befasuar sidomos në sezonin e dytë, është aftësia e komunikimit televiziv. Ka shumë njerëz të aftë, të cilët e kanë të vështirë të komunikojnë nga televizioni. Lirshmëria e saj më bën të ndihem sikur kam vite që prezantoj me të në krah.


Balina ishte një befasi e mbartur nga sezoni i kaluar. E ftuar një herë në rubrikën "pro dhe kundër" na bëri shumë përshtypje. Konstatova menjëherë se me të mund të formoja një çift shumë të mirë për show televiziv dhe që sezonin e kaluar u piketua. I gjithë stafi kishte të njëjtin mendim, për ta ftuar Balinën në këtë program. Balina është duke na befasuar çdo javë, pasi është e kompletuar në kërcim, këngë dhe prezantim.


Deri tani keni thënë vetëm fjalë të mira, për punën që bëni në grup, por dihet dhe është i pashmangshëm debati, ju bëni debat dhe për çfarë?


Oooo, çdo ditë bëjmë debat, për shumë elemente të se dielës: temën e "pro dhe kundër", mënyrën si do të hapet spektakli, mënyra si do të rritet tensioni gjatë orëve në vijim, lojërat e këngëtarëve e shumë e shumë të tjera.


Si arrin që të jeni çdo të diel në formë, pasi në mos jeni, duhet të dukeni mirë përpara publikut. Çfarë bën Arditi për të qenë kaq sportiv?


Punë, punë dhe vetëm punë.


E vetmja gjë që më mban në formë. Dikur bëja edhe pak palestër, por e diela më ka mbytur dhe nuk më jep kohë fare, por këtu ka edhe Blerina dietologia meritën e saj duke shtuar kujdesin e nënës sime dhe Anilës, që nuk ka mëshirë te pjatat me pak yndyrë .


Së bashku me ju, por prapa kuintave punon edhe bashkëshortja juaj, sa kohë u bënë që punoni bashkë? Sa e rëndësishme është ajo në punën tuaj?


Është "thembra e Akilit" në personazhin Ardit Gjebrea dhe po kështu është edhe tek Arditi - njeri. Kemi rreth 10 vite që punojmë bashkë dhe është ekuilibri im, qetësia ime, komoditeti im.


Nëse kam sukses, është e vërtetë thënia që pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë. Po zbuloj dhe një sekret: unë nuk bëj asgjë nëse Anila nuk e aprovon, të gjitha vendimet e rëndësishme i marrim bashkë.


Ajo ka vetinë të njohë më mirë njerëzit se unë, është më analitike dhe njëkohësisht më e butë, i zgjidh problemet me logjikë dhe drejtësi. Më mbulon gjithë ngutjet e mia në punë dhe komunikim me njerëzit dhe nëse ajo nuk është pranë meje... hmmm busulla çoroditet!


Nuk e keni parë ndonjëherë si "bela" bashkëshorten me vete, mbase do ishit më i lirshëm po të punonit vetëm...?


Bela? Jo! Ne jemi non stop bashkë dhe jemi mësuar kështu, i ndajmë konceptet punë dhe familje, për rrjedhim nuk ka asnjë bezdi nga të dy ne. Më mirë se një njeri që të dashuron, kush do të mund të më ndihmonte më shumë? Dashuria është bela, por për të mirë!


Po me Anilën bëni debate pune dhe cili është ai të cilin mund ta kujtoni në këto momente?


Shpesh bëjmë debate, më kujtohet një rast vitin e kaluar te "Kënga Magjike", kur ajo toleroi një këngëtar në dorëzimin e votimit të tij. Kjo bëri që në skenë në natën finale të Festivalit, të kisha 2 pozicione të gabuara në renditje, të cilat u detyrova t'i ndërroja në skenë. U vura shumë në siklet.


Dhe shpeshherë për të mos më shqetësuar, Anila mbulon dhe gabimet apo fajet e pjesëmarrësve në këto produksione. Është natyra e saj pacifiste, por që në fund ja del suksesit.


Sa kohë ndenjët zemëruar?


Mirësia e saj më ç'armatos, ndaj nuk zgjat më shumë se 1 ditë .


Para 8 muaj e gjysmë, ju jeni bërë baba për herë të dytë me vajzë, pas 17 vjetësh që kishit lindur djalin, emocione të forta dhe ndryshime në jetën tuaj, çfarë ju ka sjellë Anna në shtëpi?

Më ka ndryshuar karakterin, dikur kam qenë më rigoroz në parimet e mia profesionale, sot jam bërë më shumë i ndjeshëm. Për shembull: ajo rritet me shumë dashuri në shtëpi dhe gjithkush i fal veç buzëqeshje dhe përkëdhelje, ndaj mendoj me vete se kush do ta mërziste një ditë vajzën time?


Kush do guxonte të ngrinte zërin ndaj saj? Atëherë as unë nuk kam asnjë të drejtë të mërzis një bijë apo bir nëne, pasi edhe ata janë rritur me të njëjtën dashuri nga prindërit e tyre. Por, kur dikush nuk punon siç duhet, a kam të drejtë të ngre zërin??? Hmmm, këtu fillon dilema ime pas lindjes së Annës.


E ndjeni veten se do të jeni një baba xheloz me vajzën tuaj?


Jo, jo, fare! E vetmja gjë që ëndërroj është që ajo të rritet gjithmonë me njerëz që do ta duan dhe do ta respektojnë, atëherë do të isha babai me i lumtur në botë.


Ka filluar të thotë fjalët e para apo është ende herët..?


Po, thotë ba ba, por ende nuk kupton sepse jam i bindur që kur të jetë për herë të parë koshiente, do të thërrasë Anilën.


Gjatë kohës që ju jeni në punë, kush kujdeset për vajzën?


Nëna ime, jam i lumtur që do të rritet pranë saj, pasi është njeriu që më ka falur jo vetëm dashuri por edhe ëmbëlsi, më ka dhënë atë edukatë që njerëzit vlerësojnë sot tek unë.
Arditi e ndjen vetën të pasur?


Po, në ndjenja dhe dashuri, me Jonin dhe Annën dhe Anilën, nënën time që e dua shumë dhe gjithë ata që më rrethojnë, të afërm dhe të largët.


Si po e ndjeni ikjen e Jonit me studime jashtë?


Mos e prek këtë tast, çdo ditë që kalon e ndiej se po më shkëputet një pjesë zemre, madje një pjesë e rëndësishme, por kur realizoj që është për të ardhmen e tij, qetësohem disi. Jonin e kam jo vetëm djalë por edhe shok, tek ai shoh vijimin e jetës sime.


Paralelisht me "Të dielën" është edhe një program i ngjashëm në një televizion tjetër, e ndjeni konkurrencën?

Personalisht nuk bej konkurrencë dhe nuk ndiej konkurrencë, të gjithë ne jemi komplementarë në misionin që kemi marrë përsipër. Të jetosh e punosh sepse bën konkurrencë, do të thotë të jesh i dështuar.


Për çfarë je penduar më shumë në jetë?


E kush tha që jam penduar ndonjëherë aq shumë sa të më ketë mbetur kaq keq në mendje e ta them publikisht?


E ndjen vetën njeri me fat, apo je ti ai që i ka hapur rrugën fatit?


Fat kam sigurisht, por edhe kam punuar për gjithçka kam mbërritur deri sot.


Cila është shprehja që përdor më shumë gjatë ditës?


Zemër!


Si njeri publik je bërë pjesë e thashethemeve, të shqetësojnë ato?


Fare, thashethemet, për fat të keq shqetësojnë familjen time, por unë jam i qetë. Zakonisht thashethemet ndaj meje i bëjnë ata të cilët më kërkojnë favore profesionale dhe nuk mundem t'ua u bëj, thashethemet i bëjnë të paaftët, të cilët i kam refuzuar në bashkëpunime me mua, thashethemet i bëjnë njerëzit e vegjël të cilët kënaqen kur mendojnë se dëmtojnë dikë, i bëjnë ata të cilët nuk dinë se ç'është të jetosh me dashuri.


Kur do t'ju shohim me një këngë të re tuajën, pse jo edhe me një album, e keni ndërmend?


Në Festivalin e Dhjetorit do të kompozoj një këngë për Juliana Pashën, ky është krijimi për të cilin po punoj me shumë seriozitet. "E diela ....." është gjithmonë një angazhim krijues që më pengon disi krijimtarinë muzikore.


Flasim pak për "Këngën magjike". Ka shumë këngëtare të rinj këtë vit, i keni pranuar enkas apo...?


Nuk bëj asnjë plan, gjithkush vjen vetë në këtë Festival, ne pranojmë këngët dinjitoze dhe kur ato vijnë nga artistë të rinj, dera mbetet hapur për çdo vlerë, cilado qoftë ajo.


Mund të na zbuloni ndonjë surprizë në netët e spektaklit, të ftuar të veçantë, apo kush do të jetë ajo që do të jetë në krahun tuaj në prezantim?


Është ende shpejt, as unë vetë nuk kam vendosur asgjë, sigurisht "të mëdhatë" i di por nëse i zbuloj nuk do të jenë më surpriza.


Në qoftë se do t'i vishnit një melodi gjithë jetës suaj deri më tani, cila do të ishte ajo?


Nuk mund të ketë vetëm një, do të ishte një kolazh, ku çdo njëri që e do muzikën time do të zgjidhte vetë këngët që do, jeta ime është në çdo këngë timen!

Offline

 

17.10.2009 10:01:44

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting