FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 09.11.2009 16:59:35

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

MARIZA IKONOMI - Single

Prej kohësh është futur në studion e regjistrimit për të realizuar këngën e saj të re. Edhe ne e kemi takuar në një moment pune, ku së bashku me grupin e saj ajo po përgatit këngën me të cilën do të marrë pjesë në Festivalin në Radio Televizion. Mariza Ikonomi tregon për “Bluetooth” motivin përse do të rikthehet në këtë skenë e ndërkaq një rrëfim personal për jetën e saj si beqare, apo edhe për shqetësimin që ndjen ajo për fëmijët... Dëshirën për të organizuar një koncert bamirësie...

Për më tepër vetë Mariza tregon se...

Mariza kemi kohë që nuk u kemi parë. Çfarë jeni duke bërë aktualisht?
Jam duke u përgatitur për fesitvalin e madh në TVSH dhe jemi në punë e sipër për disa këngë dhe shpresojmë të dalim me sukses dhe është e rëndësishme të vlerësohet. Aktualisht jemi duke bërë prova. Unë ndihem me fat që kam një grup mjaft simpatik dhe janë djem shumë të talentuar, si Redi Dashi, Heldi Kraja etj. Ky është një vend që përveç se provoj dhe ushtrohem, ndihem shumë mirë në të njëjtën kohë.

Vlerësimi është për ju pikësynimi i festivalit të madh?
Nuk ka rëndësi të vlerësohet nga juria. Unë këtë këngë e kam bërë për qejfin tim, është një këngë që e kam ndier, që e kam ndier në një moment dhe thashë: pse jo, mund ta lançoj në festival? Sigurisht, vlerësimi i jurisë është gjë tjetër. Vlerësimi më i mirë që mund të jetë për një këngë, është koha dhe koha do ta tregojë nëse kjo këngë është vlerësuar për mirë. Por, unë mendoj se do të jetë pozitive.

Do të na zbulosh diçka nga kënga?
Tani nuk mundem pasi në festival duhet të dalin këngë të pa lançuar më parë. Do të kisha dëshirë vetëm pak, por nuk mundem.

Ndërkohë i bini dhe kitarës, kjo është arsyeja që nuk i mbani thonjtë e gjatë?
Kjo është një nga arsyet, pasi unë i bie dhe pianos. Kitarës nuk i bie si Santana apo Eric Clapton, por edhe unë kam mënyrën time.

Kemi kohë që ju shohim në shoqërinë e miqve, është zgjedhja juaj të jeni single?
Nuk mund të them se është zgjedhja ime, di të them se nuk më pëlqen të kem një raport, sepse ndihem vetëm dhe të lidhem me dikë. Më pëlqen të lidhem me dikë kur e ndiej, kjo është zgjedhja ime derisa të gjej personin e duhur, të më bëjë të ndihem mirë dhe të më mbushë shpirtërisht ashtu si kërkoj. Në këtë mënyrë është më mirë të rri vetëm, sesa të rri me persona që edhe pse do i kem pranë, do më bëjnë të ndihem vetë.

Je ndier ndonjëherë e lënduar apo ke lënduar dikë?
Sigurisht që ne lëndojmë dhe lëndohemi, kjo është pjesë e jetës. Madje, në shpesh lëndojmë edhe njerëzit që duam më tepër. Ajo që është më e rëndësishme për mua është falja. Ne edhe pse lëndohemi duhet të falim. Është vështirë të falësh, por është akomë më e vështirë të mos falësh...!

Je natyrë tolerante?
Po, jam natyrë tolerante dhe fal shumë.

Çfarë është ajo që e ka ngacmuar më shumë së fundmi Marizën?
Mua në fakt më ngacmojnë shumë çështje, për shembull dhuna. Sa herë hap televizorin shoh lajme të trishtuara apo padrejtësitë që bëhen apo luftrat. Por më tepër më kanë ngacmuar njerëzt në nevojë. Për më tepër fëmijët dhe të them të drejtën kjo më ngacmon shpesh dhe nëse do të kisha më shumë para do ti dhurojë për bamirësi për ta. Jam mundur që në aktivitetet që zhvillohen për bamirësi të jem e pranishme, siç ka qenë në Bathorte apo në disa koncerte që kanë organizuar disa fondacione. Edhe pse ndihma ime nuk ka qenë shumë e madhe, jam ndier mirë që ata fëmijë qoftë edhe për pak çaste janë ndier të lumtur, pasi kanë nevojë të ndihen fëmijë. Po mendoja, pse jo të bëja një koncert për fëmijët në nevojë, së bashku me artistët e tjerë. Të mendojmë për këta fëmijë, ashtu si ata e meritojnë. Pse jo të ketë edhe këngë për ta, që të ndihem sa më të lumtur dhe të qetë.

Marrë nga Bluetooth

Offline

 

09.11.2009 16:59:35

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting