FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 22.11.2009 09:09:36

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Pse puthja nuk është vetëm çështje buzësh

Për femrat puthja është më e rëndësishme se seksi. Përveç të tjerash, puthja i bën mirë edhe shëndetit. Dy studime të reja dëshmojnë për këtë. “Asnjë fatkeqësi nuk mund të më ndodhë kur ajo më dhuron një puthje”, këndonte poeti trubador Colin Muset, më 1400-n.

Pa përfytyruar se shkenca, në një largësi shekullore, do t’i jepte të drejtë. Një studim i kryer nga Universiteti i Vjenës, në fakt, ka nxjerrë si përfundim se puthjet e rregullta i bëjnë mirë shëndetit, njësoj si një ilaç.

Një puthje e gjatë dhe gjithë pasion ul tensionin e gjakut dhe gjithashtu edhe nivelin e kolesterolit, duke parandaluar në këtë mënyrë rrezikun e infarktit.

Edhe mbrojtjet e imunitetit bëhen më të forta. Sepse gjatë çdo puthjeje çlirohet një sasi e madhe bakteresh, të cilat përçohen nga një partner te tjetri, duke nxitur prodhimin e antitrupave të rinj.
Domethënia e puthjes

Domethënia që ka puthja për femrat dhe meshkujt ka qenë temë e kërkimit të seksologes Ingelore Ebberfeld nga Bremeni. Sipas studimit gjerman, të kryer mbi 514 njerëz të moshave 16-91 vjeç, ndërkohë që meshkujt priren ta shohin puthjen më shumë si një zakon, për femrat ajo përfaqëson një përbërës shumë të rëndësishëm për intimitetin e çiftit, aq sa konsiderohet më e rëndësishme se seksi.

Ka edhe më: dy të tretat e femrave që iu përgjigjën pyetësorit të seksologes, thonë se një burrë që puth mirë, është edhe një i dashur i mirë. Në përgjithësi, ato që thoshin se puthnin me kënaqësi, ishin 56 për qind e femrave të pyetura, kundrejt 44 për qind të meshkujve. Vetëm kur bëjnë dashuri, sjellja e të dy gjinive duket se përputhet: 10.7 për qind e meshkujve dhe 9.7 për qind e femrave kanë deklaruar se nuk puthen gjatë raportit.
Efektet e puthjes

Rrahjet e zemrës arrijnë 180 të rrahura në minutë. Presioni i gjakut shkon 150 mm. Vihet re zgjerim i bebeve të syrit dhe thuajse bllokim i mushkërive. Fytyra merr një ngjyre të kuqe të ndezur, për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut. Trupi përshkohet nga të dridhura dhe të duket sikur gjithçka e jotja është në ajër.

Është ky efekti i quajtur “zemra në grykë”, i njëjtë si për gratë ashtu edhe për burrat, ose siç konsiderohet rëndom, ai emocioni i fortë që provon njeriu sa pothuajse i del vetja jashtë kontrollit. Kjo është pra “puthja e parë”. Por, sipas andrologëve, gjithnjë nëse ka vërtet një ndjenjë mes dy vetëve, sepse përndryshe reagimi i vetëm do të përkufizohej si ankth.
Efektet pamore

Pëlqimi “pamor” duhet të ketë përkimin e tij fizik, të prekshëm dhe të vërtetë dhe puthja është prova e parë e një serie të gjatë mes atij dhe asaj. Ndërkohë që buzët afrohen, futën në punë hundët të cilat thithin feromonet e partnerit. Këto të fundit janë pjesëza të padukshme, por shumë të rëndësishme, sepse përmbajnë erën, kështu që shërbejnë si bazë për pëlqimin fizik.

Nëse feromonet e partnerit nuk të tërheqin, puthja do të jetë një dështim dhe nuk do të çoje më tej. Por nëse partneri përdor një teknike të pëlqyeshme dhe eksituese, adrenalina dhe noradrenalina (substanca këto që prodhohen nga gjëndrat mbiveshkore) japin pëlqimin e tyre. Atëherë puthjet ndjekin njëra- tjetrën. Nëpërmjet puthjes dhe “furtunës” kimike që lidhet me të, kalohet në fazën e seksit dhe të ndjenjës. Sipas studiuesve faza e puthjes është vendimtare edhe për disa arsye të tjera.

Puthja fut në lojë jo vetëm gojën dhe gjuhën, por edhe sytë dhe duart, sepse përkëdheljet dhe lojërat me gishtat, në fakt, ndihmojnë për ta bërë më të efektshme dhe më domethënëse puthjen. Një “puthje e parë” e cila është pa dyshim e paharruar, përbën një bazë jashtëzakonisht të fortë për një marrëdhënie të qëndrueshme.

Offline

 

22.11.2009 09:09:36

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting