FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 28.11.2009 08:16:23

Psikologu
Administrator
From: Prishtinë
Registered: 02.11.2006
Posts: 439
Website

Seksi shet, por për çfarë kosto?

Seksi sot duket se është gjithandej. Sigurisht
është shumë më prezent së më parë. Por a paraqet
problem kjo gjë?

Seksi sot duket se është
gjithandej. Sigurisht është shumë më prezent së
më parë. Por a paraqet problem kjo gjë? Kur unë
isha fëmijë, shumë vite më parë, shumë njerëz
besonin se seksi duhej mbajtur i fshehtë, pasi mund
të ndikonte për keq në mendjen e fëmijëve dhe ti
drejtonte ata drejt sjelljeve të këqija.

John Stossel ka bërë një studim për kulturën Amerikane
dhe lidhjen e njerëzve me seksin. Kur Lucille Ball,
stari i televizioneve në atë kohë doli me programin
“I love Lucy” me barkun shtatzënë u dënua nga i
gjithë opinioni publik, pasi fjala “shtatzënë”
në atë kohë nuk zihej as në gojë.

Kur unë isha fëmijë, edhe filmi “pillow Talk”
konsiderohej i turpshëm pasi fliste për dhomën e
gjumit. Kritikët e konsideruar filmin si “cicëritje
për seksin” dhe ishte në kufijtë e gjërave të
ndaluara.

Televizionet sot kanë udhëtuar
shumë larg nga “I love Lucy”. Tani në çdo
program televiziv, seksi është një histori që
shoqëron gjithmonë. “Qëllimi është rritja e
dëshirës seksuale, dhe unë nuk mendoj se kjo është
e dobishme për shoqërinë tonë”- tha Peter Sprigg,
zv/president në Family Research Council.


Shqetësuese është fakti se çfarë shohin
fëmijët në TV. “Ata janë të ekspozuar ndaj
seksit, në një moshë që as nuk arrijnë të
mendojnë të bëjnë seks”.

Sprigg shton se: “Televizonet po shkojnë tatëpjetë dhe programet
shpeshherë duken sikur konkurrojnë njëri tjetrin se
kush jep më shumë skena sensuale”.


Këshilli i Shoqatës së Familjes, dhe grupe
të tjera të ngjashëm, e shikojnë si një kosto
shumë të frikshme për shoqërinë, median e cila
ekspozon seksin në mënyrë të hapur. “”Shohim
rritje të sëmundjeve të trasmetueshme” – tha
Sprigg. “Shikojmë rritje të mëdha të shtatzënive
jashtë martese. Shohim shumë familje vetëm me një
prind. Të gjitha këto kanë pasoja shumë të këqija
në shoqëri dhe ekonominë e një vendi”.


“Ka grupe njerëzish që kërkojnë të heqin
seksualitetin nga televizionet duke mbajtur pultin në
dorë e ndërruar kanalet” – tha Marty Klein
sociolog dhe terapist seksi, autor i librit “Lufta e
Amerikës për Seks”. Klein tha se “Ka dhe të
tjerë njerëz që kur shohin skena seksi në televizor
ndihen mirë”.

Statistikat tregojnë se gjatë dhjetë viteve të fundit ka rënë numri i
përdhunimeve por janë rritur lindjet nga adoleshentet.


Dhe kjo ndodh, jo vetëm nga media,
por pasi e gjithë bota rreth nesh është bërë më
vulgare. Në të gjitha dyqanet ka të reklamuara të
brendshme seksi nëpër manikina. Dhe në të gjithë
kompjuterët e fëmijëve ka skena seksuale.


Prandaj Sprigg kërkon që të ketë rregulla
më të forta për pornografinë, dhe ne duhet ti
mbrojmë fëmijët nga imazhet seksuale.

Por Marty Klein thotë se kjo gjë nuk është aq e lehtë
të realizohet. “E vërteta është se fëmijët
mendojnë për seksin duam apo nuk duam ne. Fëmijët
nuk duan ndihmën tonë të mendojnë për seksin”
– tha Klein. Pamjet e seksit të ekspozuara nuk janë
të rrezikshme – ato mund të mos jenë të
këndshme, por jo të rrezikshme”.

E.Dushaj Shekulli

Offline

 

28.11.2009 08:16:23

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting