FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 28.11.2009 17:44:34

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Ç'fare eshte interseksi?

Sot, termi “intersex”, përdoret më shpesh në media, nga sa përdoret termi “hermaphrodite”. Zakonisht, njerëzit lindin me gjenitale, që qartësisht identifikojnë ata si mashkull ose si femër. “Është djalë” ose “Është vajzë”! thonë njerëzit kur u lind një fëmijë… Por, njerëzit e lindur me interseks, ose hermafroditë, kanë lindur me organe riprodhuese dhe organe gjenitale që nuk mund të identifikohen me lehtësi se të cilës gjini janë. Ata mund të keni shkallë dhe nivele të ndryshme zhvillimi.
Për ta kuptuar bëni këtë analogji. Mendojeni seksin biologjik si një spektrum ngjyrash, ku ngjyra e njërit skaj prezanton “femrën” dhe ngjyra e skajit tjetër prezanton “mashkullin”. “Intersexualët”, do të jenë ata që janë në një nga pozicionet e ngjyrave të ndërmjetme, pra diku midis dy ekstremeve. Duke patur parasysh këtë, tani ju kuptoni se sa I madh është numri I variacioneve që mund të ekzistojnë.
Zhvillimi i fetusit në mitrën e nënës është një proces i komplikuar në të cilin përfshihen kromozomet, genet, gonadet (ovaret dhe testikujt), hormonet dhe receptorët hormonalë. Në të gjithë këta elementë mund të shfaqen variacione dhe kjo shkakton që një fëmijë të lindë me variacione në gjenitalet, ose në organet riprodhuese të brendshme të tij ose të saj. Variacionet e jashtme, përgjithësisht, dallohen që në lindje, ndërsa variacionet në organet e brendshme, nuk dallohen dot deri sa djali ose vajza të arrijnë në adoleshence...

Offline

 

28.11.2009 17:44:34

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting