FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 29.11.2009 09:34:46

Kaltrina
ohhh bejbiiii
From: Prishtina
Registered: 20.01.2008
Posts: 426
Website

Të rrosh apo të mos rrosh… Kjo është çështje?!

Vetëvrasja është bërë pjesë e së përditshmes duke mos kursyer asnjë grupmoshë pasi të gjithë kanë humbur pikën e referimit apo koordinatat e përditshme të jetës së gjallë, të momentit real, të jetuar nga vetë të gjallët



RUDINA MUÇA

Pas viteve 90-të në Shqipëri ndodhën një sërë ndryshimesh duke mos lënë pa u prekur në mënyre radikale asnjë sferë e jetës. Pluralizmi, një dritë jeshile për popullin shqiptarë pasi prej tij priteshin të mira materiale dhe shpirtërore. Tashmë njeriu mund të merrte frymë lirisht, duke mos ja dedikuar jetën dhe kohën  “NËNËS PARTI”, por vetes dhe familjes së tij. Situata e re që u krijua i ofronte individit mundësi të pakufizuara zgjedhjeje të ndërtuar sipas perceptimit apo formatit të tij. Realisht ky ndryshim rrënjësor solli shumë anë pozitive: integrimin e individëve në shoqëri, duke theksuar këtu elementin femër. Por,  nga ana tjetër këto ndryshime  elementare ndodhën  me një shpejtësi të pa përballueshme. Situata e reja që u krijuan ai nuk pati një orientim dhe drejtim me metodat e reja të jetesës. Por e gjetën atë pa mjete për të mbijetuar dhe adaptuar. Këto metoda me një vrull të madh sollën atë që quhet diferencimi ekonomik dhe social. Ky orientim solli dukuri sociale-patologjike, të cilat e futën njeriun përsëri  në guaskën e frikës dhe humbjes së identitetit në raportet sociale, duke e çuar atë në depresion, i cili shpesh herë çon në vetëvrasje.

Ky fenomen po ndeshet gjithnjë e më shumë në shoqërinë shqiptare. Vetëvrasja është bërë pjesë e së përditshmes duke mos kursyer asnjë grupmoshë pasi të gjithë kanë humbur pikën e referimit apo koordinatat e përditshme të jetës së gjallë, të momentit real, të jetuar nga vetë të gjallët. Shkaqet që çojnë në këtë veprim fatal janë nga më të ndryshmet.

Pas viteve 90 –të, numri i divorceve filloi  të rritej në shifra marramendëse. Fëmijët filluan të emigronin përtej kufijve duke lënë të vetëm prindërit e tyre., përdorimi i alkoolit dhe drogave nga adaloshentët dhe të tjerët sollën “modifikime” në perceptimin e realitetit duke realizuar stabilizimin e psikikes, humbjen e vendit të punës, dhuna në familje u rrit tepër. Të gjitha këto janë faktorë tepër të suksesshme për ta çuar qenien njerëzore shqiptare në vetëvrasje. Sipas mjekeve rastet e kësaj kategorie rriten nga viti në vit dhe askush nuk po mundohet që ta paralizoje këtë fenomen. Ata shprehen se një pjesë e konsiderueshme e viktimave (30-40 për qind) kanë bërë tentativa edhe herë të tjera,. Herën e parë kanë shpëtuar, por të dytën herë kanë mundur ta finalizojnë me sukses aktin e tyre. Më shumë se kushdo këtë veprim e parandalon veprimi i psikoterapisë, por për të shkuar tek mjeku mendor, kjo tabu nuk është thyer ende në Shqipëri, sepse i prekur nga depresioni frenohet ndaj opinionit publik. Format e vetëvrasjes janë nga më të ndryshmet e më spektakolare, sipas mjeteve që përdorin. Meshkuj zgjedhin metodat e vetëvrasjes me arme zjarri, akt ky që kryhet në ndonjë ambient të vetmuar, ose hedhje nga lartësitë e mëdha. Ndërsa format vetëvrasëse përdorin helmin, si mjet për tu ndarë nga kjo botë. Shpëtimtari më i mirë i mbytjes së këtij fenomeni tashmë të bërë zot në të gjitha  moshat është shoqëria që duhet ti krijojë këtyre personave një ambient të ngrohtë dhe ti inkurajojë në mënyrë të tillë që të ndihen të aftë përballë sfidave që përjetojnë të djeshmen dhe atë që do të përjetojnë te pasnesërmen. Tunelin e depresionit duhet ta mbyllim duke hedhur të gjithë një grusht dhe pak nga pak do e mbyllim këtë vrimë të zezë fatale e më pas këtë truall ta shfrytëzojmë për jetesë, sepse mbijetesa tashmë nuk shërben apo bën efekt në këtë shoqëri. Pasi ky njeri i shoqërisë sonë po jeton vetëm për të mbushur shtëpinë me para, trupin me epsh dhe shpirtin me vese, ai nuk po mundohet të kënaqet me atë që ka dhe ta shfrytëzojë atë, dhe kështu ngelet i pakënaqur duke e shumëzuar atë që ka me zero. Por kjo rrugë të çon gjithnjë aty ku fillon,  ku çdo gjë e vjetër kthehet në një të re dhe çdo gjë e re në një të vjetër, madje më shumë e vjetër se vetë e vjetruara . Kjo sjellje e shoqërisë sonë vjen se ata janë të etur për të imituar vendet perëndimore. Edhe pse janë imitues të këqij, ende vazhdon të imitojnë dhe të keqinterpretojnë. Të rrosh, apo të mos rrosh... Kjo është çështjë...?!

Offline

 

29.11.2009 09:34:46

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting