FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 29.11.2009 09:39:34

Kaltrina
ohhh bejbiiii
From: Prishtina
Registered: 20.01.2008
Posts: 426
Website

Korabi ia mësyn Hollywood’it!

Duket së gjërat janë duke ecur mirë për këngëtarin e ri, djalin e Ilir Shaqirit, Korab Shaqiri.

Ai pritet të zgjidhet si kompozitor i një kolone zanore për një film që do të prodhohet në Hollywood, edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare në lidhje më këtë projekt, për të cilin Korabi thotë se është angazhuar.

“Se a do ta bëj unë kolonën zanore apo jo, kjo mbetet të shihet të shtunën edhe të dielën kur producentët do të më japin përgjigjen përfundimtare”, ka thënë Shaqiri i kontaktuar nga Rozë.

Këngëtari i cili deri më tani ka të realizuar edhe disa këngë, njihet edhe si njëri prej këngëtarëve që ka diplomuar në një moshë të re, në atë 21 vjeçare, kurse gradualisht është duke u ngjitur në maje të karrierës së tij.

Për projektin në fjalë për të cilin flet Shaqiri, gazetari i Express Rozë ka gjurmuar edhe nëpër ueb-faqe, por ende nuk kanë arritur që të gjejnë ndonjë lajm për ofertën që i është bërë djalit të këngëtarit të famshëm të folklorit, Ilir Shaqiri.

Eh... nëse flasim për jetën sentimentale të Korabit, atëherë shumë pak dihet, edhe pse deri me tani ka pasur thashetheme se ai ka qenë në një lidhje me të cilën nuk është më.
Së fundmi këngëtari realizoi këngën e quajtur “Flet ky qytet”, një këngë që po ashtu u mirëprit nga dëgjuesi kosovar.

Offline

 

29.11.2009 09:39:34

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting