FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 29.11.2009 10:16:35

Kaltrina
ohhh bejbiiii
From: Prishtina
Registered: 20.01.2008
Posts: 426
Website

E ndjej, ka ardhur momenti i madh - NADIR MURA

E ndjej, ka ardhur momenti i madh

INTERVISTA/ Flet nga Italia iluzionisti shqiptar Nadir Mura

Pas udhëtimit në Tibet, do t’i përgjigjem "pse-së" së madhe

Me një shikim të mprehtë që fsheh brenda me mijëra mistere, me pamjen që të bën të kuptosh disi diversitetin e tij, iluzionisti shqiptar Nadir Mura, shprehet se për të ka ardhur momenti i madh. Tek fsheh nën dorashka që mban gjithmonë me vete "thesarin" siç i quan ai duart nis të tregojë për projektet e tij. I intervistuar për gazetën “Tirana Observer”, ai shprehet se ka munguar në skenën shqiptare për të sjellë kësaj here kulmin e karrierës së tij. "Kam zbuluar një sekret, dhe jo vetëm. Unë do ti jap një kuptim ekzistencës sime në këtë botë." Projekti që po punon prej tetë vitesh "po merr jetë” tregon ai i qetë dhe i sigurt. Në Itali është jo pak i famshëm, ka arritur të luajë role të rëndësishme në shumë filma dhe sapo opera. Rolin më të fundit që i është besuar nga regjisori i famshëm Carlo Vandzina, do ta luajë përkrah aktorit Raul Bova. Në këtë interviste Mura, tregon të gjitha arsyet që e kanë larguar nga skena shqiptare dhe u përgjigjet përnjëherësh të gjitha "pse-ve" që vënë në dyshim talentin e tij.

Ne çfarë moshe e keni kuptuar dhuntinë që keni?
Në radhë të parë ju falënderoj për intervistën. Doja të thosha që keni ardhur në momentin e duhur, ndoshta më parë nuk kisha arritur në këtë pikë që jam sot. Forcat e natyrës kanë bërë që të piqej ajo që unë kisha menduar për të ekzekutuar dhe shpresoj qe te jetë në dimensionet që unë kam parashikuar. Për mua ky është momenti për ta realizuar, ky është momenti i madh. Kam qenë 9 vjeç kur pashë për herë të parë një iluzionist dhe aty ndjeva të zgjohej brenda meje dhuntia që kisha. Ne jemi dikush, ne lindim për të qenë ata që jemi. Jemi si një makinë e projektuar për të qenë e tillë. (50% ne lindim te tille, por 50 përqindëshin tjetër e formojmë nga eksperienca, nga jeta, nga puna për çdo projekt që ndërmarrim të realizojmë. Them "të shpejtë" sepse në qoftë se mendja e jetesës në botë është rreth 70 vjet...e tmerrshme...dhe unë apo çdokush nga ju i vjen shumë inat që nuk është as edhe një frymëmarrje në krahasim me ekzistencën në jetë të jetëve të universit ku jetojmë. Duket sikurse të mos kemi asnjë pikë interesi për jetesën tonë. Dhe pikërisht për këtë studimet, kërkimet, dhe mundi im i gjithë këtyre viteve ka nxjerrë në pah diçka shumë misterioze në shërbim të humanitetit. Dhe këtu dua të theksoje se "unë nuk jam shkencëtar, as filozof, as astronom por jam i bindur se filozofia që kam gjetur te "Faunten of youth", "La fonte della giovinezza" apo "Elisir" ose me mirë në shqip "Jetëzgjatja e ekzistencës të trupit human është e padiskutuar bomba e shekullit, ku jo vetëm që tani po diskutohet në ambientet e rezervuara të Italisë nga doktorua, fizikania, dietologë,e shkencëtarë, por ky argument do të ngelet në jetë të jetëve një diskutim i pazgjidhshëm nëse nuk do të veprohet në mënyrën që unë vetë do eksperimentoj live në tv.
Çfarë është ky projekt?
Mund të ta them edhe pse ty për momentin ju thashë shumë. Por të dish se kam më shumë se tetë vjet që po studioj për këtë dhe ka ardhur momenti. Kjo edhe pse kam pjesën dërrmuese të ekspertëve kundra.
Atëherë le të rikthehemi tek fillimi. Cili ka qenë numri i parë që keni realizuar?
Numri i parë (i rëndësishëm për atë kohë lë të themi)ka qenë këputja e kokës së pëllumbit dhe ngjitja sërish, ky ishte numri më i arritur që bëja në ato kohë. Gjatë asaj periudhe kisha arritur të bëja edhe gjëra të tjera por gjithsesi duhej kohë akoma që të arrija numra më të mëdhenj.
Nëna juaj e kishte kuptuar që ju ishit “ndryshe”?
Është paradoks sepse të gjithë e dinin që unë kisha diçka ndryshe. Deri në vitet 2000-2003 i kam pasur (pothuajse)të gjithë kundër meje. Duke qenë ndryshe nga të tjerët ata nuk arrinin të pranonin “diversitetin” tim. Familjarët, shokët, të njohurit më shikonin ndryshe, gjë që jo pak herë më ka venë në vështirësi. Mirëpo ata të vlerësojnë vetëm kur ti realizohesh, por nuk duhet të jete kështu. Unë dua t'ju them të gjithëve që "të veçantët" duhet të përkrahen, sepse janë pikërisht ata që kanë talent dhe "ata" kanë bërë, bëjnë, dhe do të çojnë me tej zhvillimin e shkencës.
Ju vetë a ndiheni ndryshe?
Ndihem shumë i ndryshëm, ndoshta edhe nga kjo kam vuajtur në zgjedhjet që kam bërë. E keni parasysh kur je i bindur për diçka dhe kërkon me çdo kusht që të të kuptojnë. Dhe sërish e ndjen që me atë që po flet nuk do të kuptoheni kurrë. Sepse ti e ndjen që je me mijëra kilometra përpara tij dhe është e kotë që të mundohesh ta bindësh. Kështu që shpeshherë anashkalon, apo thjesht nuk flet.
Ku qëndron forca e Nadirit?
Forca qëndron në trurin tonë. Ne e dimë shumë mirë që mund të arrijmë çdo gjë me anë të trurit, por sërish ne merremi me banalitete e materializëma. Unë me forcën time e kam përdorur (edhe pse me sakrifica të mëdha) për punën që bëj, duke e kaluar atë tek duart. Me anë të duarve ekzekutoj numrat e mi. Ka disa për shembull që e përdorin (dhe janë shumë të aftë) për të bërë shumë pasuri. Por ajo nuk do t'ju sjellë kurrë mirëqenie shpirtërore në radhë të parë, dhe mandej jetëzgjatje, sepse ato te ardhura financiare nuk do ta frenojnë vdekjen e tij.
Cila është filozofia që keni krijuar për jetën?
Unë kam folur disa herë për energjinë, ku trupi ynë nuk do të qëndronte në këmbë apo më mirë nuk do të kryente as edhe një lëvizje pa këtë energji. Nuk do të ekzistonte, pra zanafilla qëndron pikërisht këtu. Çfarë është energjia, si kemi lindur ne, ku qëndron thelbi i ekzistencës sonë, i gjithësisë? Duke studiuar në detaj me vite të tëra, duke provuar me eksperimente të ndryshme, duke folur me ekspertë të të gjitha fushave, (mjek, dietologë, shkencëtar, fizikant), jo vetëm në Itali por edhe në vende të tjera. Shkova deri në Tibet, në kërkim të enigmës më të madhe të të gjitha kohërave. Duke kërkuar në thelb "Energjia individuale" dhe "Energjia Universale" janë zanafilla për të kuptuar ekzistencën tonë. Më tej akoma është rruga për të hyrë në detaj të trupit tonë deri tek qelizat. Pse vdesin ato, kush është sekreti për jetëzgjatjen e tyre etj.
Mund ta thoni me pak fjalë për ata lexues që nuk e kanë kuptuar?
Po. Kam zbuluar një sekret, dhe jo vetëm. Unë do t’i jap një kuptim ekzistencës sime në këtë botë.
Keni besim se ëndrra juaj e madhe do të realizohet? Cila është ajo?
Nuk është vetëm një ëndërr, është një projekt. Jam i sigurt që do të realizohet. Kam punuar tetë vjet dhe tani mungon shumë pak për ta vënë në jetë. Si thashë edhe më lartë, kam shumë njerëz kundra meje. Por unë edhe pse e di që ata do të mundohen me çdo kusht të më pengojnë, këtë projekt unë do ta realizoj. Kushti im është që ta ekzekutoj në Amerikë, Australi, Paris apo dhe në Shqipëri pse jo...që mbarë bota ta dijë për çfarë bëhet fjalë.
Në këto dy vite mungesë në median shqiptare, çfarë ka bërë Nadiri?
I kam dedikuar më shumë kohë biznesit. Kam krijuar një aziendë familjare dhe i jam dedikuar asaj së bashku me vëllezërit e mi. Kjo ka bërë që të udhëtojë në shumë raste edhe tre herë në muaj për në Vlorë. Shqipëria në këtë moment është në kulmin e zhvillimit, ky është momenti për investime që në të ardhmen do të japin frutat e tyre.
Keni aktruar në disa filma dhe soap-opera italiane. Aktualisht vazhdoni të aktroni?
Kam luajtur në disa filma dhe soap-opera. Për herë të parë kam luajtur me Terens Hill, dhe thonë që kam talent, (qesh) kështu që më kanë besuar shumë role të tjera. Disa prej tyre janë: “Il capitano 2”, “La squadra”, "Carabinieri" con Manuela Arcuri, "Un posto al sole”, “100 vitrine”, “Ispettore Coliandro”,"Snuff killer" i regjisorit të famshëm Bruno Mattei, "Gli oçchi del diavolo". Në Svicer kam luajtur në: "Guardia di confine",etj. Aktualisht po luaj në një film me Carlo Vandzina ku do të aktroj një rol me Raul Bovën. Gjithashtu është dhe një film tjetër Gjermano-italian ku unë do të bëj aty disa efekte speciale.
Sa larg ndiheni shpirtërisht me vendin tuaj?
Unë nga Vlora ndihem gjithmonë larg. Kur shkoj aty ulem në një bar afër detit, shikoj lëvizjet e dallgëve të paktën për një orë. Ky është një rit që bëj sa herë jam në qytetin tim. Më mungon shumë Vlora, e ndjej brenda meje mungesën. Unë sa herë që shkoj bej vizitë dhe në shtëpitë e vjetra ne fshat, ne vendet ku kam shpërndarë kujtimet e mia. Gjithashtu vizitoj varret e miqve shokëve dhe të dashurve që na kanë lënë. Megjithatë Vlora është shumë e veçantë. Kam vizituara 64 vende të botës, por Vlora mbetet maja e piramidës.
Në axhendën e Nadirit a ka projekte që do të realizohen në Shqipëri?
Kam një projekt, dua të bëj një multisallë në Vlorë. Jo vetëm të bëjmë spektakle ne shqiptarët që jemi jashtë atdheut. Por dua që të hap edhe një akademi për t'ju dhënë mundësinë artistëve vlonjatë jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e tjera të botës.
Ekzekutimi i hedhjes nga 15-katëshi në Tiranë u komentua shumë nga mediat shqiptare si një truk. Si ndiheni?
Kam dëgjuar shumë thashetheme, ku përflasin emrin tim e përdorin kushërinj, apo te njohur kundra meje për të shitur gazetat apo për të bërë scoop. Mund të them që hedhja nga 15-katëshi ndoshta nuk ishte perfekte por u ekzekutua dhe këtë ma kanë konfirmuar shumë persona që ishin afër si spektatore. Unë nuk isha i përgatitur për më shumë se 10 mijë vetë, ata që ishin në fund të sheshit nuk shikonin asgjë dhe normalisht që do të thoshin diçka. GjithasHtu do doja të shtoja se vështirësitë janë shumë të mëdha. Mua nuk më intereson një spektakël banal tek pallati i Kongreseve i cili do të më kushtonte për dy ditë 10 mijë euro vetëm qiraja e sallës. 10 mijë të tjera për ndriçim dhe audio, e ndoshta 10 mijë për trupën. Ku çmimet e biletës janë shumë të ulëta në krahasim me vendet e tjera, pa llogaritur publicitetin, udhëtimin, hotelet etj. Gjithsej arrin rreth 40/50 mijë euro që në vendin tonë nuk mund ti rifitosh këto shpenzime. Për ata që mendojnë se "Nadir Mura nuk do bëjë më shou", ju them qe ta heqin nga mendja, sepse mund të bëj sa herë të dua, por thjesht nuk më intereson. Shqipëria është shumë e vogël, dhe nuk bën dot më shumë se një herë në 4 vjet. Megjithatë...të gjitha spektaklet që kam bërë kanë qenë për tu njohur nga publiku shqiptar.
Do ta ribënit sërish hedhjen nga pesëmbëdhjetë katërshi?
Sigurisht e kam menduar dhe do të vijë dita që do ta ribëj. Do t'ju tregoj të gjithëve se hedhja nuk ishte një truk.
Ka gjetur mbështetje Nadiri në spektaklet që ka bërë në Shqipëri?
Thonë se artistët kuptohen nga artistët dhe mua më ka ndodhur kështu. Unë jam ndihmuar shumë nga miku im më i mirë, Edi Rama. Rama ka ndihmuar jo vetëm mua por të gjithë. Ai ka punuar dhe ka ndryshuar Tiranën, duhet të jemi koshientë për këtë. Spektakli që bëmë tek 15-katëshi doli jashtëzakonisht i realizueshëm. Që nga ardhja ime me helikopter në një shesh me 150 mijë vetë gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Ndoshta ndriçimi nuk ishte i mirë (aty ku u krijua hedhja), por edhe koha nuk favorizoi, shirat gjatë natës dhe skelerinat e rëna nuk ndihmuan. Synimi dhe ndihma e Edi Ramës ishte jo vetëm për mua por edhe për t’i dhënë kryeqytetit diçka krejt ndryshe nga spektaklet e zakonshëm.
Çfarë mendoni për politikën Shqiptare, a ka ndryshuar diçka kohët e fundit?
Është momenti që Shqipëria duhet të ndryshojë. Ne jemi nacionalistë të vetvetes në radhë të parë, nëse ne bëjmë edhe për të tjerët atëherë diçka ndryshojmë. Në rastin e Edi Ramës edhe pse rreth tij ka shumë kundërshtarë, ai ka punuar dhe po punon pa i marrë parasysh. Ndoshta populli keqkupton mënyrën e prezantimit të tij, mendojnë se është arrogant. Nëse Edi Rama do të prezantohej ndryshe, ai do të ishte lideri perfekt. Të gjithë do të pohojnë se ai qe kritikon dhe t’i thotë gjërat në sy nuk pëlqehet nga asnjë, pak a shumë kjo ndodh dhe me Edin. Mua nuk më pëlqen politika por thjeshtë përkrah nacionalitetin, dhe jo materializmin personal, përkrah këmbënguljen dhe respektoj diversitetin. Gjithsesi nuk mund të mos vë në pah edhe kontributin që kanë dhënë në zhvillimin e vendit tonë shume figura të politikës shqiptare.

Offline

 

29.11.2009 10:16:35

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting