FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 02.01.2010 19:08:52

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Meshkujt pranë femrave të bukura humbin mendjen

Sipas një studimi, një mashkull në shoqërinë e vajze të bukur pëson një ulje të menjëhershme të kapacitetit intelektual

Tani shumë femra do të thonë: “Unë gjithmonë e kam ditur”. Që bukuria femërore është një armë e shkatërrimit në masë të gjithë e dinim, por që një mashkull në shoqërinë e një vajze të bukur të sillet si një fëmijë i vogël (këtu marrim sjelljen e Paridit me Helenën) askujt nuk do t’i shkonte në mendje. Dhe provën e kësaj sjelljeje e servir një studim i kryer nga një studio kërkuesish holandezë të “Radbound University”.

Mjaftojnë 7 minuta

Sipas eksperimenteve të kësaj studioje holandeze, rezultatet e së cilës janë publikuar në “Journal of Experimental and Social Psychology”, meshkujt që janë në shoqërinë e një vajze tërheqëse (qoftë edhe për shtatë minuta) pësojnë një ulje të performancës së tyre intelektuale. Pra me pak fjalë, ata “budallepsen”. Truri nuk funksionon më ashtu siç duhet, ai mbingarkohet. Në tentativë për të bërë figurë të mirë përballë seksit të dobët që ka pranë, shpjegojnë psikologët, mashkullit fillojnë dhe i “shterojnë” njohuritë.

Llogari në memorie

Grupi i ekspertëve që bënë këtë projekt, tregojnë se ideja e këtij lloj eksperimenti lindi pasi njëri prej tyre (shkencëtarëve) kishte pasur një eksperiencë të tillë personale. Teksa po fliste me një vajzë tërheqëse, ai kishte arritur deri aty sa nuk mbante mend adresën e shtëpisë së tij. Studioja që bëri këtë studim njoftoi se vullnetarët që pranuan të ishin objekt i këtij eksperimenti iu nënshtruan shumë testeve që vinin në provë memorien e tyre: para dhe pas një takimi (me një femër të bukur që nuk e kishin takuar asnjëherë më parë). Psikologët njoftojnë se rezultati ishte ai që pritej: meshkujve pas këtij takimi, për disa momente, iu ul së tepërmi kapaciteti njohës.

Gratë kanë imunitet

Psikologët shpjeguan së të njëjtin eksperiment e përdorën edhe tek femrat dhe rezultati qe krejt i ndryshëm. Pas takimit me një mashkull simpatik, femrat nuk treguan asnjë dobësi në sistemin mendor. Sipas kërkuesve, ky përfundim ka një kuptim. Meshkujt teksa hyjnë në kontakt me një femër mendojnë të shkojnë në shtrat me të. Kërkuesit hedhin edhe disa hipoteza të tjera, pra femrat reagojnë në këtë mënyrë pasi kanë një autokontroll më të lartë. Gjithsesi për sa i përket kësaj çështjeje, diskutimi mbetet i hapur.

Offline

 

02.01.2010 19:08:52

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting