FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 00:04:37

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Fejesa e Dhurata Lipovicës

Njëra prej modeleve që zakonisht nuk del në media, në vitin 2009 lajmëroi fejesën e saj.

Modelja Dhurata Lipovica, e cila ishte zgjedhur për të përfaqësuar Kosovën në Ford SuperModel Of the World” në SHBA, ka rezervuar njërën prej befasive më interesante për vitin 2009.

Ajo më datën 20 dhjetor është fejuar me aktorin kosovar Fisnik Ademi, i cili është i njohur për rolin e tij në serialin televiziv Tre Gjermanët e Trashë.
Pas kësaj befasie, Dhurata bëri edhe një befasitë tjetër. Ajo iu rikthye përsëri spektakleve, ndërkaq triumfoi në spektaklin e bukurisë i cili u mbajt në Sofje të Bullgarisë, “Best Model of the World”.

Në këtë eveniment ajo u zgjodh përcjellësja e parë e këtij evenimenti, duke shënuar kështu një rritje edhe më të madhe në karrierën e saj.
Ndryshe, Dhurata është njëra prej modeleve e cila ka studiuar në Kosovë për ekonomi në Universitetin Amerikan.
Ajo ka udhëhequr në Kosovë edhe një firmë, e cila ka pasur të bëj me menaxhimin e modeleve kosovare.

Offline

 

03.01.2010 00:04:37

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting