FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 15:34:40

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Martesa nëpërmjet internetit

Jurisprudenca, gjatë shekujve, me degë dhe sisteme të ndryshme, i përcaktonin kontratat dhe të drejtat financiare në mënyra të ndryshme. Ndryshimet preknin kryesisht mënyrat dhe format e kontraktimit, kushtet, dispozitat dhe pasojat që rridhnin prej marrëveshjeve. Disa legjislacione arritën dora-dorës të kushtëzonin deri edhe formalitetin që lipsej ndjekur gjatë kontraktimit, aq sa një kontratë e kryer jo sipas formës dhe mënyrës së caktuar konsiderohej e pavlefshme. Me kalimin e kohës, ajo arriti në pikën kur kushti i vetëm ishte pajtimi i ndërsjellët mes palëve.

Sheriati, si sistem legjislativ hyjnor, duke ndjekur me përpikëri porosinë e ajetit: “O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni rënë në ujdi me njëri-tjetrin...” (En Nisa, 29), e konsideron pëlqimin dhe miratimin e ndërsjellë si shtyllë e të gjitha kontratave, pa dallim forme. I dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, thotë: "Shitblerja kryhet nëse ka pëlqim të ndërsjellë".

Kontraktimi me anë të internetit, në thelb ka të bëjë me dy palë që i bashkon një kohë, por që janë të ndarë nga aspekti vendor. Sipas një studimi të kohëve të fundit, kontraktimi me anë të internetit, me format e tij (ëebsite, E-mail, messenger) është një prej mënyrave më të përhapura dhe me të shumta në numër. Pajtimi i ndërsjellë është kusht në gjitha këto forma dhe lloje të kontratave. Sipas mendimit të Dr. Abdullah b. Ibrahim en-Nasir, metodologjia islame, duke e vendosur theksin te miratimi i ndërsjellë në gjitha kontratat, është mrekulli e vërtetë e Sheriatit, i cili vërteton faktin se bëhet fjalë për një legjislacion që vlen dhe është i aplikueshëm në çdo kohë dhe vend, në çdo shoqëri dhe mjedis. Zhvillimi i stuhishëm i mjeteve të ndryshme të komunikimit në përgjithësi dhe teknologjisë elektronike në veçanti, ka bërë të mundur gjatë viteve të fundit pushtimin e të gjitha domeneve të jetës, përfshirë këtu edhe domenin e tregtisë. Kështu që, herët a vonë dolën në skenë shitblerjet në rrugë automatike, tregtia e internetit, tregtia elektronike... Rrjeti i internetit është shndërruar sot në një mjet efektiv dhe shfrytëzohet në aspekte të ndryshme të jetës njerëzore. Shumë nga marrëveshjet kontraktohen duke përdorur internetin si medium që ndërlidhi botën dhe fshiu kufijtë gjeografike. Shumë kompani botërore dhe lokale hapën faqe të veçanta në rrjetin e internetit. Edhe pse kaq i rëndësishëm, interneti nuk u bë temë e studimeve të mjaftueshme nga pikëpamja e juristprudencës islame. Akoma më të paktë janë hulumtimet që ofrojnë alternativë në rastet kur përdorimi i internetit nuk përkon me dispozitat e Sheriatit Islam.

Punimi shkencor i paraqitur në konferencën e Gjyqësisë Islame me titull Kontratat e verifikimet me anë të mjeteve bashkëkohore të komunikimit, i Dr. Hail Abdul Hafidh, shef i katedrës për Fikh dhe jurisprudencë Islame pranë universitetit shtetëror në Jordani, pohon se kontraktimi me anë të mjeteve bashkëkohore të komunikimit është i ligjshëm me gjitha llojet e kontratave dhe pasojave ligjore. Këtë gjykim e mbështet në faktin se të gjithë kontraktuesit e dëgjojnë dhe e shohin njëri-tjetrin dhe se një kontratë e tillë nuk dallon nga ato që bëhen në kushte normale, por problemi lind kur çështja ka të bëjë kontratën e kurorëzimit.(KثTO DYJA JANث NJث BOX) Martesa, si institucion i rëndësishëm, i cilësuar nga disa si i shenjtë, i cili ka pasoja të rëndësishme, me të drejtë kërkon një kujdes të veçantë gjatë gjykimit. Pas paraqitjes së qeverive elektronike, koordinimit elektronik, dukuria që tërheq vëmendjen është paraqitja e ofiqarëve elektronikë. Në hapësirat e këtij rrjeti gjejmë adresa të ofiqarëve, oferta për këshillim martesor, dhe oferta të dokumenteve përkatëse që vërtetojnë kontratën e kurorëzimit. Në ato faqe ofrohet edhe hapësira për dëshmitarët e aktit martesor!?

Disa vende, mes të cilave edhe Rusia, i kanë zyrtarizuar këto sajte dhe i kanë shpallur të vlefshme aktet e kurorëzimit të realizuara sipas kësaj forme procedurale. I vetmi kusht është që faqja elektronike të lidhet me zyrën e verifikimit të kurorëzimeve elektronike të shtetit rus. Zbatimi i këtij projekti do të testohet brenda vitit të ardhshëm në tërë territorin e shtetit rus. Nga ana tjetër, në Egjipt, një gjë e tillë vazhdon pa sistematizim dhe rregullim ligjor, bile edhe pa mbikëqyrje të këtyre faqeve. Pyetja që parashtrohet është, kurorëzimet që kryhen me anë të këtyre ueb faqeve a janë të vlefshme nga aspekti fetar dhe ligjor?

Numrat e disa hulumtimeve flasin se faqet e këtij lloji në gjuhën arabe arrijnë dyqind. Numri i vizituesve arrin tetë milionë të rinj, që hulumtojnë për partnerin e jetës. Në shumicën e rasteve shërbimet e këtyre faqeve janë me pagesë dhe nuk është kusht që klienti të jetë në moshë rinore. Për të përfituar nga shërbimet e disa faqeve, paraqitja e të dhënave personale për klientin e mundshëm është kusht që duhet plotësuar. Një gjë e tillë nuk kërkohet nga ueb faqe të tjera. Statistikat botërore mbi përmasat e tregut të këtij lloji, shërbimi i martesës me anë të internetit, kanë arritur shifra marramendëse. Përqindja e madhe e të pamartuarve, në veçanti e femrave në moshë të shtyrë, është shkaku më i madh i popullaritetit të këtyre faqeve. ثshtë rritur dukshëm numri i personave mbi tridhjetë e pesë vjet që nuk janë martuar.

Një përvojë e re, si martesa me anë të internetit, me siguri s’ka shpëtuar nga mundësia për mashtrim dhe gënjeshtra. Shumica mban qëndrimin se një akt i tillë nuk ka peshë ligjore, për shkak të mungesës së dëshmitarëve në praninë e ofiqarit/zyrtarit të autorizuar. Me mos-prezencën e dëshmitarëve nuk plotësohet kushti i dëshmimit të kurorëzimit. Një problem tjetër është mos-prezenca e djalit dhe vajzës që dëshirojnë të lidhin kurorë martesore. Shndërrimi i ritualit martesor në një formalitet të mbushjes së formularëve të shfaqura në monitorin e kompjuterit, është diçka që arsyeja e shëndoshë nuk mund ta pranojë dhe është në kundërshtim me shtyllat e martesës së saktë. Ideja e ofiqarit elektronik në këtë mënyrë, sipas mendimit të dr. Abdun-Nasir Ebul Basal, lë hapësirë pjellore për lajka, mëkëmbje të të drejtave dhe mos verifikim të kontratave. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shkurorëzimin me anë të SMS, porosisë të dërguar me anë të celularit ose me anë të telefonatës. Këshilli për fetva ishte i vendosur në ndalimin e një gjëje të tillë. Dr. Muhammed El Mesir, profesor i akidës dhe filozofisë pranë universitetit Al Az’har, pohon se plotësimi i kontratës martesore, nuk arrihet në rast se mungon ballafaqimi dhe takimi mes gjitha palëve. Nëse nuk ndodh takimi atëherë si do të dëshmojë dëshmitari, kur nuk i sheh të dy palët, si do të plotësohet ixhabi (shqiptimi i fjalëve të martova me bijën time filanen) dhe kabulli (shqiptimi i fjalës pranova) në formë të qartë dhe transparente? Nuk mund të mjaftohemi me zërin e mikrofonit, sepse kështu do të futemi në rrëmujë të vërtetë. Në vazhdim të shtjellimit të tij ai këshilloi të mos jepemi me tërësinë tonë pas modës teknologjike, me dëshirë të flakët për kopjimin e perëndimit. Nuk ka nevojë që një vendim aq i rëndësishëm jetësor të kryhet me anë të procedurës së dyshimtë (tech-ëay).

Katastrofë e vërtetë është fakti se gjëra të këtilla kryhen me anë të ueb faqeve personale, larg kornizës së mbikëqyrjes shoqërore, fetare dhe pa rregullim ligjor. Kjo formë mundëson kryerjen e martesës pa plotësimin e kushteve, pa fejesë, pa njoftim të vërtetë dhe serioz, pa tubim për kurorëzim, pa e parë djali vajzën me të cilën do të lidhë kurorë martesore... Kjo formë procedurale është tejet e dyshimtë dhe e rrezikshme, pasi ofron mundësi që vajza myslimane të martohet pa lejen e kujdestarit të saj, të nënshkruhen kontrata kurorëzimi të pavlefshme, që nuk mbështeten në themele dhe rregulla fetare, bile ka mundësi të shkruhet në një formë që bie ndesh me mësimet e fesë Islame. Qëndrimi i dr. Hail Abdul Hafidh është plotësisht i kundërt. Në intervistën e kryer me të, ai pohon se nuk ka rrezik nga kurorëzimi elektronik. I pyetur për nevojën e verifikimit të kurorëzimit pranë gjyqit përkatës, ai u përgjigj se nevojitet zbulimi i mënyrës për kryerjen e verifikimit, që qëndron si parakusht për parandalimin e padrejtësive dhe shkeljen e të drejtave individuale. Ai propozon kryerjen e kurorëzimit nën mbikëqyrjen e ndonjë institucionit zyrtar ose fetar. Ai gjithashtu shton se: kurorëzimi mund të kryhet pa praninë e ofiqarit ose pa e kryer në zyrat e gjyqit përkatës; mjafton dërgimi i dokumenteve të nevojshme (letërnjoftimet, dëshmia e dëshmitarëve etj) të skanuara në adresën elektronike të gjyqit përkatës, të cilat pastaj do t’u nënshtrohen kontrollit të imët për saktësinë e të dhënave, e gjithë kjo nën mbikëqyrjen e institucionit përkatës ligjor/fetar. Një gjë e këtillë nuk duhet t’u lihet në duar ueb faqeve jozyrtare. Kjo çështje kërkon hulumtim më të gjerë me përfshirje të ekspertëve të teknologjisë informative si dhe të dijetarëve të fesë, për të vendosur përkufizimet dhe rregulloren e nevojshme.

Dekani i fakultetit të Sheriatit pranë universitetit të Sharikasë, në Emiratet e Bashkuara Arabe, Abdun Nasir Ebul Basal, thotë se, parimisht, nuk është kundër përdorimit të mjeteve bashkëkohore të komunikimit gjatë kontraktimit, por çështjen e martesës Sheriati e ka rrethuar me kushte, procedura dhe formalitete si dëshmimi, lajmërimi që nuk mund të plotësohen me anë të internetit. Ai shton: sa i përket gjyqit elektronik, mendoj se një propozim i tillë duhet t’i paraqitet Asamblesë Botërore të Fikhut, të sqarohen të gjitha detajet dhe imtësitë, duke theksuar nevojën e garantimit të sigurisë gjatë procedurës, mbrojtjen e familjes dhe zgjedhjes së shëndoshë, sepse flasim për një nga gjërat më të shenjta në jetën tonë.

Offline

 

03.01.2010 15:34:40

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting