FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 15:58:49

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Katër klasifikimet sipas stadit të ciklit seksual

Cdo kujt mund t’i ketë ndodhur që në shtrat të ketë një mashkull, që nuk e merr i pari iniciativën për të bërë lojëra në seks. Dhe në rastet kur ajo e merr e para iniciativën, ai ofendohet.

Sipas psikologëve ky është një problem, i cili në të vërtetë do parë me shumë kujdes, pasi mund të bëhet fjalë për një sëmundje, impotenca. Për shumë meshkuj, problemi i ereksionit është vërtet i dukshëm.

Në këte rast duhet të përpiqeni që fillimisht ta bëni atë të ndihet rehat dhe të mos ndihet keq nga ky problem.

I thuaj që mund ta ndihmosh dhe të organizoni lojëra në krevat të cilat e ndihmojnë atë të arrijë atë që dëshiron.

Lëre që ai të tregojë fantazitë e tij seksuale që e ndihmojnë atë të ndihet komod në seks. Në rastet kur disa gjëra nuk ju pëlqejnë duhet të punoni me një strategji të kujdesshme për t’i treguar se kjo që ai kërkon mund të realizohet, por do shumë punë.Për rastet kur ai është vërtet impotent, gjëja e parë që duhet të bëni është t’i drejtoheni një  mjeku.


Shkaqet mund të jenë fizike, psikologjike ose të përbashkëta. Faktorët emocionalë përfshijnë probleme të të dy partnerëve si p.sh. disharmonia e partneritetit, mungesa e besimit tek partneri apo e komunikimit të hapur midis tyre; kurse faktorët psikikë përfshijnë ato brenda individit si depresioni, faji apo frika seksuale, traumat nga seksi etj.

Në shkaqet fizike përmenden edhe  drogat e ndryshme (narkotikët, stimulantët, alkoolin, nikotinën, antihistaminikët), çrregullimet të lidhura me dhimbjen e mesit, prostatën, traumat, çrregullimet endokrinë kryesisht tiroide, hipofize dhe gjëndrës mbiveshkore, si dhe sëmundjet e ndryshme. Një risk i shtuar ndodh tek diabetikët, njerëzit që abuzojnë me alkoolin e drogat e ndryshme dhe ata që kanë disharmoni kronike me partnerin apo mjedisin përreth.


Çrregullimet seksuale klasifikohen në katër sipas stadit të ciklit seksual: çrregullime të dëshirës seksuale (libidos), çrregullime të jetës seksuale (frigiditeti tek femrat dhe impotenca tek meshkujt), çrregullime të orgazmës dhe dhimbja gjatë koitusit, aktit seksual.

Çrregullimet seksuale janë më të shpeshta në moshat e reja të të rriturve, d.m.th. midis moshës 20-vjeçare dhe 30-vjeçare, grupmoshë kjo ku mbizotëron numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë mjekësore për probleme të tilla.

Shoqëria duhet të jetë tepër e hapur dhe të ketë një komunikim konstruktiv për problemet e lidhura me trupin dhe seksin. Po kështu imazhi i raporteve midis prindërve ka një rol predominant tek fëmijët dhe ardhmëria e jetës se tyre seksuale.

Është tepër i këshillueshëm komunikimi i hapur dhe harmonia me partnerin, gjë e cila mund të parandalojë përshpejtimin e një çrregullimi seksual; po kështu në rastet e ekzistencës se çrregullimeve seksuale ka rëndësi komunikimi i hapur midis partnereve për problemin dhe ndihma që ata duhet t’i japin njeri-tjetrit në zgjidhjen e tij

Offline

 

03.01.2010 15:58:49

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting