FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 15:59:20

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Gonorrhea: Cilat janë shenjat e sëmundjes?

Eshtë sëmundje seksualisht e transmetueshme mjaft e shpeshtë dhe nëse zbulohet dhe kurohet ne kohë eshtë sëmundje e kurueshme. Ne rast të kundërt shoqërohet me komplikacione.

Tek meshkujt periudha e inkubacionit 3-15 ditë.
- Rrjedhje sekrecionesh të qëlbëzuara nga organi seksual;
- Dhembje
- Djegie gjatë urinimit;
- Ënjtje dhe skuqje të kanalit të jashtëm të urinimit.
Ne ¼ e ratsteve simptomat jane minimale.

Tek femrat periudha e inkubacionit 10 ditë

• Sekrecione , rrjedhje vaginale jo të zakonshme me ngjyrë të verdhë në të gjelbërt dhe shpesh herë me erë të keqë.
• Dhembje dhe djegie gjatë urinimit;
• Dhembje ne fund të barkut;
• Hemorragji mbas kontaktit seksual;
Nese personi bën kontakt seksual oral personi mund të ketë infeksion të grykës me temperature të lartë dhe zmadhim gjëndrash limfatike.

Cilat janë pasojat e ketij infeksioni?

• Infeksione të tubave;
• Qëlbezime pelvike;
• Menstruacione jo të rregullta;
• Sterilitet;
• Barrë jashtë mitre;

Infeksioni gonorroik transmetohet edhe tek i porsalinduri duke dhënë konjuktivit të syve.
Tek meshkujt
• Infeksione të testiseve;
• Temperaturë;
• Dhembje të organeve seksuale;
• Ngushtim të kanalit të urines;
• Sterilitet.

Çfarë masash duhet të merrni në keto raste?

Nese ju ose partneri juaj vë re shenja të tilla duhet t’i drejtoheni sa më parë Mjekut Familjar dhe t’i nenshtroheni provave laboratorike.
Kura e rekomanduar nga mjeku duhet të behet e plotë dhe nga të dy partnerët njëkohësisht.Prezervativet jane mjetët mbrojtëse kryesor për parandalimin e çdo lloj infeksioni seksualisht të transmetueshem.

Offline

 

03.01.2010 15:59:20

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting