FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 16:01:02

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Marrëdhëniet në çift pas lindjes se një fëmije

Pas lindjes së një fëmijë normalisht lindin ndryshimet, sidomos te nëna e re, të cilat pengojnë fillimin e raportit dhe rrugët për të përjetuar në mënyrë të qetë marrëdhënien seksuale.

Të gjithë e dinë se lindja e një fëmije modifikon jetën e një çifti dhe kjo është e paevitueshme. Për shumë muaj pas lindjes, i vogli, me nevojat dhe progresin e tij, tërheq gjithë vëmendjen dhe të mbush gjithë kohën, kënaqësitë dhe entuziazmin.

Por intimiteti i krijuar nga dëshira dhe momente në të cilat harrohet bota, zhduket duke mos i kushtuar shumë kohë njëri-tjetrit, duke bërë që shpesh raporti të mos ekzistojë.

Dhe jo vetëm se nuk ka më shumë kohë për të qenë bashkë, por edhe sepse impulsi për të bërë dashuri nuk lajmërohet më si më parë.

Po pse ndodh kjo? Disa ndryshime, fizike dhe psikologjike, janë edhe pengesa e parë nga ku nis dhe raporti. Hormonet stimulues Nuk ke dëshirë të bësh dashuri? Pas lindjes, rënia e dëshirës mund të realizojë rritjen e nivelit të prolatinës, një hormon i prodhuar nga gjëndra e hipofizës, për të stimuluar prodhimin e qumështit nga gjëndrat e nënës.

Është hedhur hipoteza se pjesa më e madhe e prezencës së prolatinës influencon shumë në sferën emotive, nga njëra anë rrit edhe më shumë dashurinë e nënës dhe instinktin për të mbajtur fëmijën dhe nga ana tjetër tkurr dëshirën seksuale. Frika dhe shmangia Te shumë femra pas lindje së fëmijës iu shfaqet “episiotomia”, ndjenja e frikës, dhe mund të ndodhë që të evitojnë raportin seksual për shkak të frikës që provohet nga dhimbja. Kjo frikë reagon si një nxitës i dëshirës.

Për t‘u ndjerë shumë më e qetë, kjo nënë e re duhet t‘i nënshtrohet një vizite gjinekologjike, në mënyrë për të qenë më e sigurt për shërimin më të mirë të plagës dhe për të evituar mundësitë e ndonjë infeksioni të mundshëm, që gjithsesi mund të bëhet i bezdisshëm. Kështu këshillat e mjekut mund të bëhen një ndihmës i mirë, për vazhdimin e jetës së rregullt dhe normale në çift.

Të ndjerit nënë Femrat pas lindjes, sidomos të fëmijës së parë, ndihen shumë të impenjuara në rolin e tyre të ri si nënë, aq sa nuk e ndjejnë dhe nevojën për kënaqësitë e jetës seksuale. Në fakt, një intimitet i mrekullueshëm që krijohet mes nënës dhe fëmijës, ndoshta mund të bëjë që të harrohet se ekziston një tjetër intimitet, të cilit ia vlen që t‘i krijosh hapësirë.

Por duhet treguar kujdes që edhe pas kujdesit të veçantë që duhet treguar për të voglin, të mos lihet mbas dore jeta në çift. Sa të dëshiruar e ndjen veten pas lindjes Është më se normale që pas lindjes së fëmijës t’iu ketë mbetur pak bark dhe disa kile më shumë. Mjafton ky fakt që të ndiheni të shëmtuara dhe të padëshiruara dhe kjo ju ka bindur që nuk jeni më aq të dëshiruara sa më parë dhe ju mban larg nga një raport i kënaqshëm seksual.

Ndonjëherë rënia e dëshirës për të bërë seks interpretohet si një mekanizëm i mbrojtjes psikologjike, i cili eliminon dëshirën për të bërë dashuri dhe shmang rrezikun e një refuzimi të dhimbshëm nga ana e partnerit. Kujdesi i baballarëve për fëmijët Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në tri gra kujdeset më shumë se sa burri për fëmijët.

Një numër gjithnjë e më i madh baballarësh, për shkak të nevojave apo dëshirës, vendos që të qëndrojë në shtëpi për t‘u kujdesur për fëmijët. Në vendet evropiane gjërat po ndryshojnë edhe për meshkujt. Kërkimi i një leje prindërore për të qëndruar me fëmijët nuk është më kaq “skandaloze” si në të shkuarën.

Offline

 

03.01.2010 16:01:02

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting