FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 16:54:50

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Të pavërtetat për tabletat

Akoma përhapen të pavërteta për tabletat që kanë të bëjnë me atë se nga përdorimi i tyre shtohet pesha trupore, se prej tyre paraqiten akne ose shfaqen depresione.

Rezultatet më të reja që janë fituar nga studimet e tabletave kontraceptive bashkëkohore tërësisht i demantojnë këto të pavërteta.E pavërtetë që është një nga më të rëndat kudër tabletave kontraceptive.

Shkaku kryesor që një numër i madh i femrave e ndërpresin përdorimin e këtyre tabletave është frika nga shtimi i peshës trupore.

Te disa femra hormoni estrogjen, të cilin e përbëjnë tabletat, shpie deri në mbajtjen e lëngjeve në trup dhe me këtë shtohet pesha trupore për 2 – 3 kg. Mirëpo, është me rëndësi të ceket se ka edhe tableta të atilla të cilat veprojnë kundër mbajtjes së lëngjeve.

Gjinekologu juaj do t’ju këshillojë rreth të gjitha shqetësimeve dhe dyshimeve tuaja.Preparatet e ditëve të sotme janë shumë më të mira sesa tabletat e viteve të shtatëdhjeta, të cilat me të vërtetë i përkeqësonin problemet me lëkurën dhe aknet.

Ajo kohë tani më është e kaluar. Sot, ekzistojnë tableta të cilat jo vetëm që i zvogëlojnë problemet me lëkurën por edhe e zbukurojnë atë.Tabletat nuk i shkaktojnë depresionet. Ato në rastin më të keq, te ato femra të cilat vuajnë nga depresione të rënda mund t’i forcojnë simptomat. Por, gjithsesi se kjo ndodh shumë rrallë dhe ka të bëjë me një numër të vogël të femrave.

Përkatësisht te femrat që i përdorin tabletat dhe rregullisht e vizitojnë mjekun e tyre, ekziston mundësia e zbulimit të hershëm të simptomave të një depresioni të këtillë që do të shpie në mjekimin e mëtutjeshëm të suksesshëm.(Nëse në fillim të përdorimit të tabletave ndjeni se jeni në depresion, menjëherë konsultohuni me mjekun tuaj.)

Nëse nuk ekzistojnë arsye shëndetësore për një gjë të tillë, nuk duhet të bëni kurrfarë pauze me përdorimin e këtyre tabletave. Për këtë ekziston mendim unik midis të gjithë profesionistëve në botë. Ndërprerja e panevojshme e përdorimit të tabletave kontraceptive, për një ose më shumë muaj, shkakton vetëm probleme.

Shumë femra kanë mbetur shtatzënë duke i ndjekur komentet e tipit: “Medoemos duhet të bësh pauzë nga përdorimi i pilulave!Për hormonet artificiale që i përmbajnë tabletat një kohë të gjatë dominonte mendimi se janë përgjegjëse për shkaktimin e llojeve të caktuara të kancerit. Në ndërkohë, u konfirmua se femrat të cilat i përdorin tabletat më rrallë sëmuren nga kanceri në mitër ose në vezore.

Dikur femrat besonin se estrogjeni, të cilin e përmbajnë tabletat e kombinuara, e pengon zhvillimin e vajzave. Por, sot dihet se kjo gjë nuk është e vërtetë. Ka njerëz të cilët pohojnë se këto tableta shkaktojnë që femrat e reja të jenë mendjelehta meqë kinse më shpesh e ndërrojnë partnerin dhe kështu rrezikohen të infektohen nga sëmundje seksuale ngjitëse.

Përkundrazi, është e saktë vetëm ajo se femra e re që vendos të përdor kontraceptivë para aktit seksual është shumë më e përgjegjshme sesa ato që në moshë të re rrezikojnë të kenë shtatzëni të padëshiruar.Ndërmjet sterilitetit dhe përdorimit të tabletave nuk ka kurrfarë lidhje, pa dallim të asaj se sa vjet përdoren ato.

Tabletat nuk kanë kurrfarë ndikimesh negative mbi fertilitetin. Që të demantohet ky mendim, do ta përmendim vetëm atë se shumë femra mbeten shtatzënë fill pas ndërprerjes së përdorimit të tabletave.

Offline

 

03.01.2010 16:54:50

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting