FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 16:57:25

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

8 sekretet e joshjes

8 sekretet e joshjes

8 sekretet e joshjesTë joshësh është art më vete. Një detyrë të tillë kishin geishat, të cilat nuk duhet të kalonin kurrë cakun. Hynin në zemrën e dikujt dhe dilnin pa u ndier. Ky është realisht arti i vërtetë i joshjes dhe lojës me shikime.

Por asnjëherë nuk duhet ta teproni. Duke qenë një ndjekës i mërzitshëm dhe flet shumë rreth personalitetit tuaj, harrojeni që të mund të fitoni zemrën e dikujt. Kjo tregon se jeni të pasigurt. Mos harroni, herën e parë duhet të jeni tërheqës.

Nëse ju do të jeni në një klub, atëherë ju mund të shikoni tek të gjithë se spikasin veshjet dhe aksesorët, prandaj së pari duhet të shikoni pamjen tuaj të jashtme, në mënyrë që të bini në sy menjëherë.

Ndonjëherë vetë veshja mund të bëjë një ndryshim mjaft të madh.

Në fakt, ka disa teknika sekrete të cilat do t’ju bëjnë të papërmbajtshëm për gratë, pavarësisht nga pamja. Një nga teknikat më efektive është quajtur “Funny”, apo ngacmime me anë të batutave. Ne po ju shpjegojmë disa nga fazat të cilat duhet të “shkelni” për të joshur dikë deri në momentin final.

Në fillim zgjidh
Në çdo situatë, gjëja e parë për t’u bërë është që të shikosh rrotull vetes për të zgjedhur mes kandidatëve të mundshëm të cilët mund t’ju tërheqin më shumë. Pas kësaj, në përgjithësi duhet të gjejmë një mënyrë për të vendosur një kontakt me shikim, në mënyrë që ky i fundit të duket fare i rastësishëm. Të shikosh me ngulm njerëzit që nuk i njeh, mund të duket si një sjellje “kërcënuese” dhe pa takt, prandaj është e rëndësishme që të natyralizohet sa më shumë kjo sjellje derisa të afroheni me të.

Komuniko me të:
A mund t’i tregojmë dikujt interesimin tonë vetëm nëpërmjet një buzëqeshje ose thjesht me një shikim? Të shikosh në sy një person, është një rregull që vlen edhe në shumë situata të tjera. Prandaj edhe gjatë bashkëbisedimeve ne shikojmë në sy këdo; nëse refuzon të na shikojë në sy, tregon se është shumë i turpshëm, ose refuzon tërësisht bashkëbisedimin me ty. Ky moment do të vlejë për ju gjatë, prandaj duhet të krijoni një simbiozë me atë që synoni derisa gjithçka të duket një njohje sa më natyrale.

Njihuni:
Në rast se buzëqeshja ose shikimi na kthehen mbrapsht, duhet të bëjmë një tjetër hap, që është përpjekja për ta njohur. Në këtë fazë, bashkëbisedimi shkon pak më shumë se prezantimet e rastit. Nëse bëni pjesë në grupin e miqve që tashmë njihen, zakonisht zgjidhet të bëhet diçka së bashku, për shembull i afrohet për të pirë ose zgjidhet muzika që do të dëgjohet. Nëse ky ushtrim i parë tregon se partneri është i papërshtatshëm, hiqni dorë në një mënyrë shumë të sjellshme, pa ofenduar sjelljet e tjetrit.

Shikoje në sy:
Kur vendoset që do të shkoni më tej, bashkëbisedimi kalohet duke u shikuar gjatë gjithë kohës në sy. Kënaqësia e kontaktit viziv është një karakteristike e pagabueshme e joshjes. Nëse sytë e partnerit tregojnë bebe të zeza dhe shumë të zmadhuara, kjo do të thotë që kemi ngjallur një reagim pozitiv ndaj tij. Por, mos harroni që në raste të tilla duhet të jeni ju, ai që luani me shikimet, në të kundërt nuk do të arrini atë që kërkoni. Femrat janë joshëse dhe nuk u pëlqen që të jenë pjesë e lojërave të kota.

Jep një shenjë:
Një shenjë tjetër që tregon pranim është leja për t’u prekur nga njëri-tjetri. Fillimisht vendoset një kontakt pa ndonjë kuptim të përcaktuar: rregullohet shalli rreth qafës së partnerit, largohen flokët që mund t’i kenë rënë paksa në fytyrë, i kapet dora me justifikimin për t’u ndihmuar pak. Por edhe një e shtrënguar dore paksa më e gjatë se zakonisht gjatë prezantimit mund të ketë shpesh të njëjtën domethënie. Kontakti i parë fizik mes dy personave që tërhiqen nga njëri-tjetri shpesh merr një intensitet të madh, kjo edhe pse mund të zgjasë vetëm pak çaste.

Përqafohuni:
Hapi i mëpasshëm është krahu rreth qafës, i cili ndiqet nga një tjetër rreth belit, këto veprime tregojnë një intimitet më të madh, shfaqin një interes më të madh rreth saj dhe tregojnë se ju jeni personi i duhur që jeni joshur. Pjesa tjetër ka të bëjë pikërisht me afrimitetin, saktësisht me atë fizik, nëse vërtet do të tregoheni i gatshëm për ta përqafuar vazhdimisht, kjo është një shenjë besnikërie dhe guximi që ju bën më në fund padron. Ajo është e bindur përfundimisht se ju jeni i gatshëm për njohjen.

Putheni:
Ngadalë, vjen pas momentit të përqafimit ai i puthjes, e cila fillimisht mund të jetë në faqe dhe në zonat përreth, e më pas duke përfunduar me atë të vërtetën, në buzë. Duhet të keni kujdes, pasi në këto raste femrat janë të kujdesshme. Nuk japin menjëherë puthjen e parë, derisa të binden se kjo do të mbarojë pasi ju të jeni ndarë. Kjo lojë tipike femërore ka lidhje me armën më të fortë të grave, pikërisht ruajtjen e sensit të masës, kjo do të vendosë përfundimisht të ardhmen e lidhjes suaj.

Finalizojeni:
Përkëdheljet në qafë dhe në fytyrë tregojnë një fazë më të avancuar. Këto kontakte që duken pak të rëndësishme, tregojnë një intimitet të thellë mes partnerëve, sepse koka është një pjesë shumë delikate e trupit të njeriut. Kështu, përpara se t’i lejohet partnerit një liri e plotë për t’u përkëdhelur, duhet të jetë vendosur më parë një besim shumë i madh tek tjetri. Prekjet në zonat më të ndjeshme shpesh janë edhe pragu që finalizon njohjen tuaj.
Tani gjithçka do të rrjedhë në mënyrë të natyrshme! /BLUETOOTH/

Offline

 

03.01.2010 16:57:25

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting