FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 17:27:44

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Si të ripërjetoni emocionet e fillimit i lidhjes...

Si të ripërjetoni emocionet e fillimit i lidhjes...



Kur jeni njohur fillimisht, s'keni mundur së ndaluri duke qëndruar me njëri-tjetrin, ndërsa e ardhmja juaj e përbashkët është dukur parajsë. I keni lodhur të gjithë me tregimet për partnerin të cilat kanë qenë kaq entuziaste. Mirëpo me kalimin e kohës, pas disa vitesh bashkë, martesës, obligimeve dhe problemeve të përditshme, shuhet dashuria që e keni pasur në fillim. Nëse mund t'i afroheni njëri-tjetrit së paku njëherë në javë jeni të kënaqur. Mos e humbni besimin sepse për ringjalljen e jetës së lumtur, nganjëherë nuk duhet shumë. Si shenjë e riafrimit mund të jetë një pjesë e kohës të cilën e kaloni vetëm ju dy, një mesazh në letër se e doni, një bisedë për një udhëtim të përbashkët apo blerja e ndonjë dhurate pa ndonjë arsye të veçantë. Ja disa sugjerime të cilat i propozojnë këshilluesit e bashkëshortëve:

Flisni për të ardhmen

Çifteve u pëlqen të ëndërrojnë dhe të planifikojnë të ardhmen, u pëlqen të flasin për vendet të cilat do t'i vizitojnë, për një shtëpi të bukur dhe për gjëra tjera të përbashkëta. Mirëpo me kalimin e viteve ky ëndërrim zhduket. Mos lejoni që t'u ndodhë juve kjo. Duhet të besoni se vitet që vijnë do të jenë kulmi i jetës suaj të përbashkët. Kështu që vazhdimisht planifikoni çka do të bëni dhe ku do të shkoni.

Dhuratë pa ndonjë arsye

Nuk janë vetëm përvjetorët dhe festat ditë kur duhet ta përkujtoni personin që dashuroni. Blerja e ndonjë dhurate kur s'e pret, do ta gëzojë së tepërmi partnerin tuaj, prandaj mos e pritni ditëlindjen për t'i blerë diçka. Shenjat e vogla të kujdesit ju lidhin më tepër dhe risin ndjenjën se i takon dikujt.

Fotografohuni bashkë

Nëse jeni nga ato çifte të cilat nuk mbajnë mend kur janë fotografuar herën e fundit është koha që ta ndryshoni atë. Zgjidhni ndonjë moment të bukur dhe bëjeni të përhershëm me anë të aparatit, ndërsa fotografinë vendoseni në një vend ku duket, me qëllim që t'ju përkujtojë se përveç punës dhe fëmijëve, ende ekzistoni ju të dy dhe lidhja e juaj.

Çdo ditë gëzojeni njëri-tjetrin me ndonjë gjest të bukur

Në momentet kur nuk mund ta arrini gjithë punën, obligimet shtëpiake dhe fëmijët, duhet të mendoni edhe për nevojat e partnerit tuaj duke bërë ndonjë gjë të vogël e cila do ta gëzojë. Dërgoni ndonjë mesazh të bukur, priteni me një kafe të gatshme, dërgoni një e-mail për t'i treguar se mendoni për të, etj. Kjo nuk është e vështirë, ndërsa partnerit tuaj do t'ia zbukurojë ditën.

Gjatë bisedës shmangni temat e zakonshme

Kur të keni arritur të vidhni një pjesë të kohës vetëm për ju dy, flisni për shpresat tuaja, për dëshirat dhe për temat personale të cilat do të kenë veprim shumë pozitiv në lidhjen tuaj. Nëse do të mund të kuptoheni atëherë do ta vlerësoni më shumë njëri-tjetrin.

Përjetoni ndonjë ritual nga fillimi i lidhjes suaj

Nëse në fillim të lidhjes suaj keni pasur një lokal të preferuar është koha që ta vizitoni. Nëse ju ka pëlqyer ndonjë këngë e veçantë, përjetoni përsëri ato ndjesi duke e dëgjuar përsëri. Gjithçka ju kujton fillimin e lidhjes suaj do t'ju kujtojë se sa është thelluar dashuria juaj dhe sa jeni afruar prej asaj kohe.

Caktoni një takim dhe rregullohuni

Partneri u sheh më së shpeshti me veshje të zakonshme sesa të rregulluar. Një dalje e përbashkët, ku do të jeni të veshur mirë, do t'u bëjë të ndjeheni mirë dhe të lumtur me veten tuaj.

Mbahuni për dore dhe përkëdheluni

Diçka e cila ka qenë e zakonshme në fillim tani ndodhë shumë rrallë. Rinovoni këto rituale të vogla intime. Mbahuni për dore kur të dilni për kafe. Afërsinë do ta ruani edhe nëse para gjumit dhuroni përkëdhelje.

Kur fiksimi mendohet si dashuri

Të dashurosh tepër nuk do të thotë të dashurosh shumë burra, ose të biesh në dashuri shumë shpesh, ose të dashurosh dikë me një ndjenjë tejet të thellë dhe të fortë. Në të vërtetë do të thotë të lidhesh me një burrë me një fiksim dhe të mëtosh që këtë fiksim ta quash dashuri, i cili arrin deri në zotërimin e të gjitha ndjenjave e veprimeve dhe ndonëse e kupton që kjo është duke ndikuar për keq në shëndetin dhe mirëqenien tënde,të mos mundesh të çlirohesh prej tij. Do të thitë të matësh lartësinë e dashurisë tënde nga thellësia e sfilitjeve dhe torturave të tua. Joshemi nga dikush që është në një situatë që ka nevojë, ndjejmë dhembshuri, bëhemi bashkëvuajtës me të dhe përpiqemi ta lehtësojmë për të zbutur edhe vetë vuajtjen tonë. Burrat më tërheqës janë ata që duken se kanë më shumë nevojë për ndihmë, kjo po të mbahet parasysh se në bazën e aftësisë së tyre për të joshur, ndodhet dëshira e femrave për të qenë të dashuruara dhe të ndihmuara.

Mungesa e dashurisë ndaj vetes

Pothuajse gjithnjë në themel të dashurisë së tepruar femërore ndodhet një tronditje e fëmijërisë. Kur një fëmijë është braktisur, apo shpërfillur nga i ati, kur rritet shtyhet të gjejë një mashkull që do ta shpërfillte ose do ta braktiste. Sepse po qe se një fëmijë ka pësuar një dhunë do të bëjë çmos që ajo të shfaqet dhe të rishfaqet në lojërat e saj derisa të ketë krijuar, deri në një farë mase përshtypjen se më në fund ka shpëtuar prej saj. Çfarë sinjalesh ndizen midis një gruaje, e cila synon drejt dikujt që ia ndien nevojën, dhe jo vetëm kaq, por që të marrë përsipër edhe përgjegjësitë për të, dhe një burri që është duke kërkuar dikë. Ajo që tek një grua krijon frikën se mos nuk do të dashurohet nga ndokush është mungesa e dashurisë ndaj vetes, mungesa e besimit ndaj vlerave të veta, ndaj aftësive të veta, frikë kjo që, për t'u ndjerë e sigurt, e bën të pranojë gjithçka tek burri që ka zgjedhur.

Fjalët e ngrohta dhe mbështetja

Është thelbësore t'i thoni partnerit gjëra të bukura, pasi fjalët e ngrohta të kurajës dhe mbështetjes krijojnë besim dhe respekt. Për ta bërë të ndihet edhe më mirë njeriun e zemrës shtoni numrin e komplimenteve. Të njëjtën gjë duhet të merrni edhe nga partneri juaj. Por këtë duhet ta fitoni. Nëse nuk doni veten tuaj është e vështirë të besohet se mund t'u dashurojë dikush tjetër. Respekti ndaj vetes është shumë i rëndësishëm në një lidhje të fortë. Nëse e pëlqeni vërtet veten tuaj, veç defekteve dhe dobësive që keni, do të ndiheni të sigurt. Kur ndiheni i sigurt dhe me besim në vete, do të pëlqeni të rrini me partnerin për gëzimin që sjell në jetë tuaj dhe jo sepse keni nevojë për ta që të mbijetoni. Nëse keni pasur një eksperiencë negative në të shkuarën është e nevojshme të bisedoni për këtë me partnerin. Ai do t'u qëndrojë pranë dhe do t'u bëjë të harroni atë periudhë të vetes suaj, por gjithsesi mos harroni që edhe në këtë rast të vlerësoni veten tuaj.

Offline

 

03.01.2010 17:27:44

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting