FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 17:30:45

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Femrat zbulojnë sekretet brenda dy ditësh

Femrat zbulojnë sekretet brenda dy ditësh



A keni menduar ndonjëherë se sa gjatë femra mund ta mbajë një sekret? Studimet e fundit kanë zbuluar se ato shpërndajnë fjalët brenda më pak se dy ditësh. Hulumtimi, ku janë përfshirë 3 mijë femra të moshës nga 18 deri në atë 65 vjeçare, po ashtu ka nxjerrë se katër në dhjetë femra nuk arrijnë të mbajnë sekretet, pavarësisht se sa personal ose konfidencial ka qenë lajmi. Më shumë se gjysma e tyre kanë thënë se alkooli e ka humbur kontrollin e gojës së tyre.

Të dashurit, burrat, shoqet më të mira dhe nënat, ishin më të prirë të jeni pranues të parë të informatës, sipas sondazhit britanik. Sipas hulumtuesve, femrat zakonisht i përcjellin fjalët te dikush tjetër brenda 47 orë e 15 minutash. Studimi po ashtu ka gjetur se femrat mesatarisht dëgjojnë tre thashetheme çdo javë dhe e përcjellin atë së paku te një person tjetër. Megjithatë një e treta e vajzave ndjehen fajtore pasi e kanë zbuluar lajmin e besueshëm.

Offline

 

03.01.2010 17:30:45

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting