FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 17:32:21

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Bjondet? Shkak të geneve do të jenë të rralla!

Bjondet? Shkak të geneve do të jenë të rralla!



Ngjyra e flokëve

Ngjyra më e përhapur është gëshenja ose e zeza (përcaktohet nga pigmenti i eumelaninës)

Për ngjyrën e kuqe, është përgjegjëse ( pigmenti i feomelaninës)

Bjondët kanë një sasi shumë të ulët pigmenti, biondët e vërtetë përbëjnë rreth 2- 4% të popullsisë së botës.

Përgjithësisht gjenden në Evropë, mbi paralelin e 50°, por gjenden dhe në disa zona të Australisë. Zakonisht flokët biondë janë më të brishtë dhe të hollë krahasuar me ato të zinj dhe nuk i durojnë dot rrezet ultraviolet

Sipas studimeve mendohet se njerëzit e parë biondë janë shfaqur në tokë 10 mijë vjet më parë, nuk është e qartë se si janë riprodhuar me kaq sukses për të arritur tek numri aktual i bjondëve.

Ekziston një mister mes përthyerjeve të geneve, i cili mbetet iluziv pavarsisht kalimit të viteve. "Po shkojmë drejt zhdukjes së bjondeve?" këtë ka pyetur gazeta franceze "Le Monde", disa ditë më parë duke ripërsëritur një alarm të hedhur për herë të parë në vitin 2002. "Jo më vonë se vitet 2200, në Finlandë do të lindë njeriu i fundit bjond i planetit" shkruan e përditshmja franceze. Kjo për faktin se shkëndija e fundit e flokëve të artë i është besuar një gruaje, por kjo është në të vërtetë një zgjedhje arbitrare dhe finlandezi i funditme kokën e bardhë, me probabilitet të njëjtë mund të jetë mashkull.

Thelbi i problemit del nga një studim i bërë nga Organizata Botëroree Shëndetit (OMS) në shtator të vitit 2002, kur për herë të parë u hodh alarmi. Lajmi i zhdukjes së bjondeve në harkun e disa shekujve rimerret nga radio, televizioni dhe gazetat e të gjithë botës. Kjo ccështje u bë aq e nxehtë sa OMS u detyrua të përgënjeshtronte lajmin "Nuk kemi bërë kurrë kërkime mbi këtë argument. Dhe duhet të theksojmë që nuk kemi opinione të veccanta mbi fatin e bjondeve." Por, gjithsesi shqetësimi për zhdukjen e flokëve bjondë dhe syve bojëqielli nuk u kalua lehtë. Dhe përgënjeshtrimi që bëri OMS nuk mjaftoi për ta futur në sirtar këtë problem. Geni, ( ose genet, pasi nuk dihet se sa janë, u gjetën me të vërtetë) që bën flokët pa pigment të errët është reccesiv.

Që një fëmijë të lindë me flokë bjondë duhet të trashëgojë dy kopje të genit bjond, një nga secili prind. Për të pasur flokët e errët mjafton që të trashëgojë vetëm njërin nga genet e zeza , ose nga nëna ose nga babai. "Por, në 2050,popullsia botërore do të arrijë 9 miliardët . 3miliardët e të lindurve të rinj do të jenë nga Afrika, Azia dhe amerika e Jugut". Pra të gjithë do të kenë flokë të errët dhe statistikisht do të ulin mundësinë që një fëmijë të marrë genin "bjond" si nga babai dhe nga nëna. Fakti që geni bjond është reccesiv nuk do të thotë që ai zhduket nga ADN- ja jonë. Dhe pse nuk do të shfaqet, do të vazhdojë të trasmetohet nga një brez në tjetrin.

Ekziston një rregull i gjenetikës sipas të cilit frekuenca e geneve në një popullsi të caktuar të mbetet gjithmonë kostante, nëse martesat bëhen të rastësishme dhe jo mes njerzve me gjak të përbashkët. Në të vërtetë, prapa zgjedhjeve tona riprodhuese ndikojnë shumë faktorë kulturorë, socialë, deri dhe tek ata religjozë.Ecuria e popullsisë evropiane veriore – sy dhe flokë të ccelëta – në historinë e njerëzimit nuk i ka ndjekur kurrë rregullat e gjenetikës. Origjina e evoluimit të bjondëve dhe bjondeve është një mister tjetër, që si përhapja e tyre, lë pa përgjigje shkencëtarët. Nëse në ADN karakteri i flokëve të artë është shfaqur rreth 10 mijë vjet më parë, është e vështirë të shpjegosh sesi në një kohë kaq të shkurtër një gen reccesiv të jetë shfaqurnë 2-4% të popullsisë së botës. Sipas ligjeve të statistikës së aplikuar në fushën natyrore për të pasur një numër të tillë popullsie do të ishin dashur 850 mijë vjet dhe jo 10 mijë.

Ikonat antike dhe moderne

Venera
Prototipi i bjondeve, ajo e rilindjes së Boticcelit, përfaqson bukuri dhe pastërti

Marlene
Është bjondja inteligjente dhe seksi, thuajse unike

Marilyn
Ajo e ankthit të përhershëm "Burrat preferojnë bjondet"

Paris Hilton
Moderne dhe dinake, kukull

Offline

 

03.01.2010 17:32:21

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting