FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.01.2010 17:33:24

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Pse ai nuk më do seksi

Pse ai nuk më do seksi



Takat e holla e zhartierat nuk i bëjnë përshtypje? Nuk do të thotë që nuk të do. Psikologët tregojnë arsyet se përse disa meshkuj  nuk joshen nga dantellat. Le të flasim hapur rreth situatave që i njeh më mirë se ato të treguarat. Ti je impenjuar, dhe dukesh e vendosur për ta bërë të lumtur, ke shkuar në dyqanin më të shtrenjtë të të brendshmeve dhe ke blerë gjithçka, deri te zhartiera. Ke sajuar madje dhe një atmosferë romantike. Vetëm se kur të ka parë të veshur ashtu, ai ka mbetur indiferent. Çfarë zhgënjimi! Apo nuk është kështu? Dhe ty pastaj të duket se ai nuk të pëlqen më.

Kjo është shumë e trishtë kur ti mendon se ke dhënë më të mirën. Por qetësohu: kjo nuk do të thotë se ai nuk të do më. “Problemi, -bien në një mendje psikologët, -është se zakonisht mbështetemi në të njëjtën skemë: ajo që trumbeton se seksualiteti mashkullor ka nevojë për stimuj pamorë shumë të fortë. Por ja që meshkujt nuk janë të gjithë njëlloj”. Në rast se ai nuk i ka qejf të brendshmet e ndërlikuara nga rripat e dantellat, çfarë do të thotë? “Nuk do të thotë aspak se është një mashkull i tërhequr, që trembet nga agresiviteti femëror. Përkundrazi, mund të jetë një shenjë që tregon se ai e jeton erotizmin në formë më të thjeshtë, që synon më pak në planin e dukjes, e më shumë në atë emocional”.

Pra është mashkull më sentimental? “Le të themi që mund të jetë një partner që kënaqet më lehtë, që shkon përtej pamjes së jashtme, që nuk bëhet keq po të shtojmë ndonjë kile: shkurt nuk kërkon një kukull perfekte”. Duket se peshorja po rëndon në anën tënde tashmë. Ato tylet transparentë dihet që nuk peshojnë aq, por deri në këtë pikë nuk e kishim menduar. Mos vallë në këtë pikë duhet ndërruar totalisht strategji? Duhet të mos guxosh më e mos ta vrasësh më mendjen për të brendshme seksi? Nuk përkthehet kështu pikë për pikë. “Në fakt nëse keni dëshirë për lojëra, nuk ka pse të tërhiqeni. Ka meshkuj që zgjedhin partnere ujë e sapun, por femrat provokuese i tërheqin. Më mirë të jesh ti një nga ato ndonjëherë”. Të ngelet në dorë të studiosh mirë situatën pra, që hapi i hedhur mbi takat e holla të mos jetë fals.

Offline

 

03.01.2010 17:33:24

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting