FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 08.01.2010 13:50:07

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Obama paralajmëron të rinjtë për rreziqet e Facebook

Presidenti Barack Obama paralajmëroi të rinjtë amerikanë të martën për rreziqet e vendosjes së informacionit personal të tepërt në faqet e rrjeteve shoqërore të internetit, duke thënë se do t’u kthehej pas për t’i ndjekur në jetën e mëvonshme.

Fjalët këshillë presidenciale ndjekin studimet e fundit që sugjerojnë se punëmarrësit amerikanë në rritje po u kthehen faqeve si Facebook dhe MySpace për të hulumtuar mbi të shkuarën e kandidatëve për punë.

Duke marrë pjesë në një sesion pyetje-dhe-përgjigje me një grup 14-15 vjeçarësh nxënësish shkolle, Obama u pyet nga një nxënës për disa këshilla se si të bëhesh president i SHBA-së.

“Epo, më lejoni t’ju japë disa këshilla shumë praktike. Pikë së pari, dua që çdokush këtu të jetë i kujdesshëm në atë çfarë poston në Facebook, sepse në epokën e YouTube, çfarëdo që bëni, do të dalë në shesh diku në të ardhmen tuaj”, tha Obama.

“Dhe kur jeni të rinj, ju bëni gabime dhe disa budallallëqe. Dhe kam dëgjuar shumë rreth të rinjve, që – e dini, postojnë gjëra në Facebook, dhe pastaj papritur shkojnë dhe kërkojnë punë dhe dikush ka bërë një kërkim.”

Obama iu referua shumë herë “gabimeve” që ai kishte bërë kur ishte në shkollë, por nuk ofroi detaje. Ai ka pranuar më parë përdorimin e drogës kur ishte i ri.

Një anketim në Qershor nga careerbuilder.com gjeti se 45 përqind e punëdhënësve kishin përdorur faqet shoqërore të internetit për të hulumtuar mbi kandidatët për punë dhe Facebook-u, i cili thotë se ka 250 milionë përdorues në mbarë botën, ishte faqja e tyre e preferuar.

35 përqindshi i punëdhënësve të anketuar thanë se kishin gjetur përmbajtje në faqet që kishin influencuar te ta për të refuzuar një kandidat. Shembujt e përfshirë ishin fotografi të papërshtatshme, informacione rreth të pirit apo përdorimit të drogës nga kandidati, ose të folurit keq për ish punëdhënësit, kolegët apo klientët.

Shtëpia e Bardhë e Obamës rregullisht përdor Facebook, Twitter dhe faqet e tjera të rrjeteve shoqërore për të anashkaluar median dhe për të komunikuar direkt me amerikanët

Offline

 

08.01.2010 13:50:07

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting