FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 09.01.2010 08:52:41

Marigona
PASION PËR SEKSIN
From: St. Gallen - Switzerland
Registered: 17.10.2008
Posts: 179

Twitter dhe Facebook ndalohen në NBA!

Fenomenet e momentit Twitter dhe Facebook ndalohen rreptesisht ne kampionatin amerikan te basketbollit, NBA.

Duke filluar qe nga sezoni i ri qe starton ne fund te ketij muaji, lojtaret nuk do lejohen me qe te kontaktojne me fansat e tyre permes rrjeteve sociale. Vendimi eshte marre nga komisioneri i liges, David Stern. Sipas ketij rregulli, lojtaret nuk mund te hyjne ne keto rrjete deri ne 45 minuta para takimit, ndersa “rubineti” do hapet pas perfundimit te intervistave me mediat.

Ne kete rregullore nuk parashikohen denimet ndaj lojtareve qe thyejne rregullat sepse nje gje te tille duhet ta bejne vete klubet. Kjo mase vjen pas aplikimit te nje rregulloreje te ngjashme ne kampionatin NFL ku nuk lejohet perdorimi i Twitter dhe Facebook 90 minuta para dhe pas takimit. Prej disa kohesh, Twitter eshte bere “ditari” i lojtareve te NBA-se. Shembulli me i fundit eshte Allen Iverson qe u ka rrefyer cdo detaj fansave te tij per kalimin tek skuadra e Memphis.

Por rasti me alarmant eshte ai i Charlie Villanueva qe u rrefente miqve ne mesin e ndeshjes fjalet e trajnerit. Ron Artest, qendra e Lakers ka publikuar numrin e tij te celularit, ndersa TJ Ford i Indiana-s u ka kerkuar numrat fansave dhe i ka telefonuar te gjithe. Mesazhin me shokues e ka shkruar lojtari i Miami Heats, Michael Beasley, i cili u shtrua ne spital per shkak te depresionit.

Gjate momentit qe ndodhej ne klinike ai shkroi: “Me duket sikur jeta nuk ka asnje kuptim per mua. Jam ne lufte me gjithe boten”. Ky rrefim ishte shoqeruar nga nje foto ku mbrojtesi tymoste marijuane.

Offline

 

09.01.2010 08:52:41

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting