FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 02.11.2006 17:34:10

Psikologu
Administrator
From: Prishtinë
Registered: 02.11.2006
Posts: 439
Website

SA E NJOHIN TE RINJTE SEKSUALITETIN E TYRE

SA E NJOHIN TE RINJTE SEKSUALITETIN E TYRE

Intervistë me Dr. Astrit Bimbashi, gjinekolog.

Sipas opinionit tuaj, sa e njohin seksualitetin e tyre të rinjtë dhe a e konsiderojnë atë të rëndësishëm?

Koncepti i seksualitetit është tepër kompleks. Prek aspektin kulturor, tradicional, zakonor, ndërsa edukata seksuale është më shumë një problem teknik dhe bazohet te politikat shëndetësore dhe sociale të zhvillimit të një shteti. Por zhvillimi i një edukate seksuale të përshtatshme nuk është pronë vetëm e teknicienëve, mjekëve, por edhe komunitetit mësimdhënës. Është e kotë të vazhdojmë të përsërisim se Shqipëria vazhdon të konsiderohet vend në tranzicion, dhe siç ekziston polarizimi në çdo fushë të jetës të shqiptarëve, ashtu ekziston edhe në sferën e seksualitetit. Në mes këtyre polarizimeve qëndron media, pornografia dhe seksualiteti që shprehet aty. Dikur, duke bërë shaka, thuhej se të parën gjë që sollën nga jashtë shtetit shqiptarët ishin videot porno. Vitet ‘80 konsiderohen si vitet më të errëta edhe për sa i takon njohjes së seksualitetit. Por realiteti i sotëm shfaqet krejt ndryshe, ndaj është e vështirë të përballesh me të në çfarëdo pozicioni që të jemi.

Si pasojë e mosnjohjes të metodave mbrojtëse, shpesh kemi edhe shtatzëni të padëshiruara, disa përfundojnë edhe në mëmësi të parakohshme. Ç'mendim keni për këtë?

Unë kam përshtypjen se numri i vajzave që përfundojnë një shtatzëni të padëshiruar është i vogël. Kjo për dy motive: aborti është i lirë dhe ky popull nuk është aq fetar, feja nuk luan rol; e dyta, ekziston edhe një liri në bërjen e aborteve në moshë të madhe.

Pa arritur tek kjo pasojë, e cila është tragjike ndonjëherë, çfarë duhet bërë?

Unë nuk bëj pjesë tek moralistët e shoqërisë, sepse këtu kemi edhe konflikt interesash. Por në të gjitha sistemet e zhvillimit të shoqërisë thelbi mbetet morali, që është i vështirë për t'u diskutuar, aq më tepër që nuk është profesioni i teknicienëve të shëndetësisë.

Ç'mund të na thoni mbi numrin e të rinjve që drejtohen tek dyert e maternitetit? Tregon për mungesë informacioni rritja e këtij numri?

Ne nuk kemi shifra të sakta. Kjo sepse një pjesë nuk drejtohet fare tek ne, por shkon tek sistemi privat, ku ruhet privatësia. Por edhe në spital ka një rritje të numrit të vajzave që vijnë të bëjnë aborte. Megjithëse ka vite që metodat kontraceptive kanë hyrë gjerësisht në treg dhe sipas informacionit tonë numri i atyre që përdorin metodat kontraceptive sigurisht është rritur. Kjo shikohet pozitivisht. Logjika e mjekësisë moderne është kjo: unë nuk mund të luftoj faktin, unë duhet të parandaloj problemin. Unë nuk mund të ndaloj zhvillimin seksual, politikat shëndetësore mendojnë të reduktojnë problemet shëndetësore. P.sh. ne sugjerojmë përdorimin e prezervativëve nëse partnerët nuk njihen ose duan të parandalojnë shtatzëninë, kjo edhe për të shmangur sëmundjet seksualisht të transmetueshme, sidomos AIDS. Rinia duhet të mësojë të informohet mbi atë që ka në dispozicion. Neve na mungon informacioni, i cili duhet të jetë falas dhe të kanalizohet aty ku duhet.

Offline

 

02.11.2006 17:34:10

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting