FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 13.12.2007 17:04:36

Psikologu
Administrator
From: Prishtinë
Registered: 02.11.2006
Posts: 439
Website

MBI SEKSIN RASTËSOR - PYETJE: Nr 1

Doktor,

Më ka takuar që të bëj seks me partnerë që nuk i njoh. Unë e di që kjo është e rrezikshme, por ka ndodhur dhe nuk them dot se nuk do të ndodhë përsëri.

Të lutem më trego çfarë duhet të bëj që të jem më e sigurtë?.

Falemnderit.

PËRGJIGJE:

Kondomet!, kondomet!, kondomet!

Në çdo marrëdhënie seksuale të rastësishme është e domosdoshme përdorimi i kondomit!. Këtë mos e harroni kurrë. Pse? Sepse ju nuk e njihni personin dhe ai nuk u njeh juve. Asnjëri nga ju nuk di historinë seksuale të tjetrit. Edhe pse kondomet nuk janë 100% efektive kundër çdo sëmundje që transmetohet seksualisht, ato janë mjaft më të sigurta nga çdo formë tjetër e mbrojtjes. Mos harroni, hapjet dhe format e tjera të kontrollit të lindjes qëti përdor nuk janë efektive kundër sëmundjeve infektive seksuale. Si çdo grua edhe ti duhet të praktikohesh që ta vendosësh kondomin tek partneri. Mos e konsideroni këtë detyrë vetëm të burrave. Për ta mësuar dhe për t'u shkathtësuar në vendosjen e kondomit përdor për provë një banane. (burrat kanë "bananen" e tyre ku të stërviten). Bë çdo përpjekje që të ndjehesh mjaft komfort me procesin dhe të jesh e sigurtë se e vendos atë në momentin e duhur

Tani që të tregova dhe të trondita me përdorimin e kondomit, duhet të them edhe për disa gjëra të tjera që janë me rëndësi. Është e qartë që ti duhet të marrësh masat serioze të sigurisë. Tregoi dikujt që i beson se ku po shkon. Në çdo rast dikush duhet të dijë ku je. Përpiqu të mësosh sa më shumë gjëra për personin me kë do të shkosh, së paku të jesh e sigurtë se nuk po shkon në shtëpinë e një keqbërësi, një përdhunuesi, apo një vrasësi.

Si vajzë apo grua që je ti duhet të bësh kujdes për tualetin tënd, por më shumë kujdesu për higjenën tënde dhe të partnerit, është mirë të bëni një dush para se të bëni seks.

Më në fund gratë dhe burrat që bëjnë seks me partnerë të panjohur provojnë disa fantazi që i bëjnë të shqetësohen. Më shumë shqetësohen dhe kanë ankthin se si do të performojnë gjatë lojës seksuale. Merr masat e tua të zakonshme dhe ndihmo veten që të jesh në lartësinë e momentit. Elimino shqetësimet e performancës dhe të dukjes tënde, relaksohu dhe gëzo momentin.

Kondomet!, kondomet!, kondomet!. Nuk do t'i përsëris të gjitha që të thashë, por do të rikujtoj: Nuk ia vlen të rrezikosh jetën tënde, prandaj sigurohu t'i kesh gjithmonë me vete dhe t'i përdorësh vazhdimisht ato.

Doktori.

Offline

 

13.12.2007 17:04:36

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting

Announcement