FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 04.11.2006 13:23:38

Psikologu
Administrator
From: Prishtinë
Registered: 02.11.2006
Posts: 439
Website

Burrat, arsyet për të tradhëtuar bashkëshortet

Raporti ka të bëjë me krizën e çiftetve mbi 40 vjet. Shpesh në këtë moshë, dëshira seksuale femërore bie ose shuhet fare, ndërsa në rreth 40% të grave të moshës mbi 45 vjeç nuk kryehet fare raporti seksual. Por kjo nuk ndodh për ata, meshkujt.

Tradhëtia

Mes moshës nga 35-40 vjeç e më tej ka një shtim të tradhëtisë dhe paralelisht dhe e mungesës së përdorimit të kondomëve. Shkak për këtë është dhe shtimi i sëmundjeve seksualisht të transmetuara tek ato gra ku raporti seksual ka qenë i qëndrueshëm, pra të pastra për sa i përket faktorëve të huaj. Këtë e shpjegon Alessandra Graziotti, drejtore e qendrës gjinekologjike dhe seksologjike mjekësore në spitalin “San Raffaele” Resnati në Milano, gjatë prezantimit të sondazhit mbi seksin dhe kontraceptivët ku u përfshinë mbi 7.600 femra.

Sondazhi

Sipas sondazhit, ka disa arsye që ndodhin këto fenomene shoqërore. Tek gratë mes 40 dhe 50 vjeç, varësia nga menopauza është impakti kryesor që i largon ato nga marrëdhënia seksuale, sipas ekspertes. Nga ky studim informacionet janë të ngjashme jo vetëm në Evropë, por edhe në linjë ndërkombëtare, një krizë, që shkakton dhe një sërë sëmundjesh të rrezikshme. Në çiftet e qëndrueshme, në fakt ashtu siç pohon dhe Graziotti – “ka një mungesë përdorimi të profilaktikëve. Një mungesë kulture kjo ndaj vetëmbrojtjes që ne gjinekologët e ndeshim me dorë. Na mbërrijnë në klinikë shumë gra të prekura nga Hpv, duke thënë se nuk përdorin kondom sepse ato përdoren më shumë te të rinjtë, ndërsa tek më të rritur ka siguri të qëndrueshme në raportin seksual.

Virusi

Në fakt virusi përfshin çfarëdolloj moshe. Dhe nuk bëhet fjalë këtu për raporte të konsoliduara për të qenë të sigurt në vetëmbrojtje. Dhe për 50-vjeçaret, që ndihen të reja në zemër, bëhet e nevojshme vendosja e profilaktikëve edhe një herë të vetme. Tek gabimet e këtyre moshave, siç duket, është ai i të besuarit verbërisht tek partneri, duke deleguar siguri të plotë gjatë aktit të dashurisë. Nga kjo pikëpamje, si mjekë gjinekologë duhet të tërheqim vëmendje më shumë tek gratë, për t u dhënë atyre shembullin më të mirë, duke i treguar se seksi, edhe pse në moshë të madhe, është i nevojshëm, por duhet të jetë dhe i sigurt.

Offline

 

04.11.2006 13:23:38

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting