FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 22.01.2008 02:48:35

Kaltrina
ohhh bejbiiii
From: Prishtina
Registered: 20.01.2008
Posts: 426
Website

Letra dashurije...

Letargjia e rradhes nis me dilemen e ekzistences tende, i panjohuri im i shtrenjte. Flene te qeta enderrat e brishta, mbuluar me gezofin e bute te qetesise… flene te patrazuara nga demonet gjumeprishes… prehesh dhe ti.
Me shoqerojne besnikerisht syte e kureshtareve kalimtare. Nje i huaj shet perla fallso me cmime te ekzagjeruara, ne cepin perballe… Edhe nje vere pa ty. Ne dantellat e pemeve vjeshta qendis gjurmet e ngrohtesise se fundit… kerkoj pa pushim fytyren e njohur mes kalimtaresh te huaj. Vdesin me dhimbje dhe klithma kercitjesh te mekura gjethet nen shkelje… vdesin te ngrira perpelitjet e mia vjeshtore per te te gjetur, i panjohuri im fisnik. Kalitur ne enderrime ngjethese, ti ekziston gjithekund, pervec se ketu me mua.
Iluzion apo fantazi…?
Ndoshta thjeshte mosekzistence…
Lapidar i nje shpirti te bardhe…
Ti fli i paprekur ne cerdhet e nje ndjenje qe ste largon dot, se endrrat do te ti ruaj une… ti dileme e ideales.
Syte e kureshtareve mbeten te vetmit shoqerues ne rruget e vjeshtes. Nje i huaj shet pikturat e kopjuara te nje artisti, dhe mbi te bie bore… Mbeta vetem edhe kete dimerâ

Last edited by Kaltrina (22.01.2008 02:49:08)

Offline

 

22.01.2008 02:48:35

AdBot
Advertisements

#2 22.01.2008 02:48:47

Kaltrina
ohhh bejbiiii
From: Prishtina
Registered: 20.01.2008
Posts: 426
Website

Re: Letra dashurije...

__Ti u trete ngadale ne mugetiren e horizontit qe nuk dallohej me. C’loje ishte kjo zemer? Ti e di sa me tremb erresira. I shpejtova hapat qe nuk e dinin se ku shkelnin, andej ku frikshem u trete ti. Por nuk te gjej me. Ngritja instiktive e dores u shoqerua me trishtimin qe lane pas gjurmet e tua. Ndoshta ti me shikoje, mendova e trembur, ndaj e ngrita doren akoma dhe me larte qe dridhshem kerkonte doren tende te bute e te forte, doren e shpetimit… por ti nuk po vije. Po ku ike valle ti engjell tani qe kisha nevoje per driten tende?
__Nje qetesi mbytese nderej si robe e lagur, e rende mbi ate erresire te frikshme, dhe une kisha ftohte, tmerresisht ftohte. Perreth dalloheshin vetem hijet e crregullta e pa forme te frikes. Ne ate moment te kobshem u versul drejt meje egersisht nje dallge e ardhur s’di nga ku. Rrembyer nga rryma e fuqishme, kerkoja serisht doren tende, ate dore qe me mbante prane teje gjithmone…por tani kishte mbetur vec nje imazh i heroizuar nga imagjinata ime e trembur, e cila kerkonte deshperueshem nje vend ku te mbahej. Nje mpirje therrese me mbertheu nga pas… ndjeva copat e ngurta te relievit te shkembit ku u perplasa, qe futeshin thelle ne lekuren e bute te trupit tim, duke sfiduar keshtu qelizat qe vetesakrifikoheshin per te ruajtur ate force mistike e cila edhe pse e brishte, nuk mposhtej dot… Ne bregun e panjohur ku tani kisha perfunduar, ndjeva kraharorin qe gelonte fuqishem ndersa une merrja serisht fryme…per ty.
__Ti shfaqesh atje tej. Ishte ajo ndjesia e trendafilte e shpetimit qe te c’mpin nga kapitja. Dhe une rend vrullshem per tek ti zemra ime. Vec syte e tu i shkrepetiu merzitja dhe goja jote formoi ca fjale “ Perse u largove pa mua?”
__Fjalet mi burgosi faji jetim. Por ne qelite e ketij burgu te padrejte, gjeta keto fjale, i mbeshtolla fort pas meje, i fsheha nga ty, dhe ja ku i lash te defrehen me njera tjetren, ne nje leter te palexuar…hymni i erresires… me shpresen e zbehte se neser do mund ta kapesh doren time qe dridhet ne ajer, e nga dallget do gjej shpetim…

Offline

 

#3 22.01.2008 02:49:18

Kaltrina
ohhh bejbiiii
From: Prishtina
Registered: 20.01.2008
Posts: 426
Website

Re: Letra dashurije...

Ti ma pushtove zemren qysh per her te par kur te pash dhe qe nga ai moment ke len gjurm te pa shlyshme ne jeten time????
Kur fillova te dashurohem ne ty mu duk se hyra ne rrug te jetes mu duk se e gjeta fatin e vertet dhe sa her te takoj me dridhet zemra nuk ngopem duke te shikura vertet me mahnit me bukurin qe e ke dhe vdes nga deshira qe flokt dhe fytyren ti perkdhelja nje her por kam frik se mos po te lendoj sepse ju ngjan engjejve te parajses dhe ngado qe te shikon shendrrit nga bukurija si yjet e bukur qe gjenden ne qiell dhe ather kur e shikojm njeri tjetrin ne sy me duket se ata sy po me flasin apo me mir te them se me ata syt e tu te bukur shkruan se me Do edhe ti po aq sa te Dua dhe un ty por nuk e kuptoj perse nguron kaq shum !

Kur prezenca jote qendron afer meje sikur po me mbush me jet dhe plot energji dhe gjithnje e me shum me jep shpres se nje dit do te kem ne krahet e mi.

Qkur te kam njohur ty ndihem krejtsisht ndryshe madje nga nje her nuk e njoh as veten sepse vemendjen e kam vetem tek ty ku do qe te ndodhem dhe cfardo qe te bej ty gjithmon te kam para sysh sikur nje hije qe te ndjek pas dhe shum her i them vetes '' PO TE KISHE QEN EDHE TI PRAN MEJE NE KET CAST DO TE ISHA NJERIU ME I LUMTUR NE KET BOT''

Nuk e kuptoj perse nguron kaq shum kur me do edhe ti mua a po e ben me qellim vetem pse po te dua kaq shum por besom se as une nuk e kam te leht me keto dhimbje qe po mi shkakton ti.

Ti po luan me mua vetem se e ke kuptuar se une vdes per ty dhe te kam shpreur dashurin si askush tjeter .

Kuptoje se te dua me zemer me gjith fuqin e shpirtit dhe ter qenjen time njerzore .

Une jetoj vetem per ty ,ti per mua je e vetmja ne ket bot ,ti je shpresa e vetme qe me mban gjall ne ket Bot dhe asgje me shum nuk dua vetem ti t`me duash dhe un te dua .

Por nje gje nuk e kuptoj perse je kaq e pa shpirt pse nuk ndalesh dhe ti mendosh gjerat mir por po me lendon mua gjith ashtu edhe veten jam kureshtar ta dij ku e gjen ter kete fuqi dhe perse e ben kete sikur ti te jesh vetem nje her ne vendin tim ateher e kupton se sa je gabim.

Por ti nuk po kupton te verteten e jetes, se dashuris spo mendon se po ma lendon zemren ,zemren time qe te dashuron pa mas .

Shpesh her mendoj se pa ty jam i humbur ne ket bot dhe perpiqem te ngushlloj vete por gjithcka eshte e kot ,nga nje her vetem per te larguar nga mendja mendoj gjera negative per ty dhe i them vetes se nuk te dua ti nuk e meriton qe te dua une ty ti nuk vlen asgje ti nuk ke shpirt ,por prap kthehem dhe them vall pse po genjej veten kur e dua edhe e meriton ta dua dhe vlen shum sepse per vec bukuris qe e ke je e ndershme e moralshme por e ke pak mendjen e madhe .

Nuk e kuptoj perse nuk po me beson te kam then shum her se te dua por ti prap nuk me beson e kjo me ben shum nervoz sa qe me dit te tera nuk mund te ha ushqim madje as gjumin si gjum nuk e bej si duhet sepse ti nuk me beson se te dua kam provuar ti behem armik i vetes por as vet ZOTI nuk deshiron te me ndaj nga ti.

Kisha ber cmos qe te me besosh por kur te them un dicka ti nuk me beson dhe te duket e vertet vetem ajo qe thua ti por nje dit do ta kuptosh se sa te dua dhe do te bindesh sepse nuk e meritoj aspak ket qe po me ben ti ,nje dit do te bindesh por shpresoj qe te mos jet von.

Dashurija ime per ty egziston mbi c`do gje qe ka egzistuar ,egziston dhe do te egzistoj ne ket bot te mallkuar dhe gjithe genjeshtra.

Ndoshta per ty jam ber pak sa i merzitshem por kesaj radhe nuk isha un ai qe shkruajta por ishin dhimbjet e zemres dhe simtom i gjith kesaj dhimbje je ti Zemra ime por nje gje duhet ta kesh te qart qe emrin tend ..... e kam shkruar me gjakun e zemres time dhe kurr nuk do te shlyej nga jeta ime ,dhe sa her te kendoj i merzitur emri yt do te jet ne vargjet e para dhe sa her te agoj mengjesi ti gjithmon vjen sikur nje hije dhe me zerin tende te embel me zgjon nga gjumi.

Per ate qe e ndjej per ty kam shum per te shkruar sikur qjelli te ishte leter dhe yjet te ishin shkronja dhe nuk do t'me mjaftonin por ja qe edhe stilolapsi u ndal se bashku me zemren time se nuk kam fuqi ti perballojn dhimbjeve qe po mi shkakton Ti............

Offline

 

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting