FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.10.2009 07:56:02

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Udhëtim me makinë gjatë pushimeve? Ja këshillat

Për pushimet je duke planifikuar edhe një udhëtim me makinë? Ja disa këshilla për t'u marrë në konsideratë para se të niseni. Udhëtimet më të mira me makinë, shpesh janë ata spontanët: gjysma e argëtimit qëndron tek aventura dhe në përballimin e gjërave që nuk i kishim pritur të ndodhnin. Por është mirë të njohim disa aspekte thelbësore para se të hipim në makinë për të udhëtuar. Ja 10 këshilla bazë për t'u marrë në konsideratë.


1) LLOJI - Përcakto llojin e udhëtimit. Është debat i këndshëm familjar. Do të bësh një udhëtim tamam ashtu siç e ke parë në një film? Do të shkosh të gjesh rrënjët e familjes apo të shkosh atje ku ke kujtimet e fëmijërisë? Apo do të mësosh më shumë për vendin tënd? Ja, këto lloj udhëtimesh mund të jenë shumë interesante, të bukura, plot me të papritura dhe aventura.


2) HARTA - Si në rastin kur rruga që do bëni është shumë e thjeshtë dhe destinacioni është i përcaktuar, po ashtu në rastet që shkon nga të të marrë rruga, ke nevojë për një hartë. Hartat janë shumë të mira, në çdo rast. E mira është të keni një hartë tradicionale (dmth të zakonshme), por edhe interneti apo celulari, bëjnë punë për ata që dinë ti përdorin mirë.


3) PRENOTIMI - Ne shqiptarët e bëjmë gjithmonë pavarësisht se e njohim me emra të tjerë. Dmth, përherë marrim dikë në telefon ose njoftojmë të afërmit që kemi në X vend. Gjithsesi, prenotimi herët, kurse para. Mos e lini për në kulmin e verës. Në verë çmimet kanë gjithnjë tendencën për t'u rritur.


4) DOKUMENTAT - Kujtohu për dokumentet, merr me vete patentën, siguracionin e makinës. Nëse shkon jashtë shtetit, të duhet siguracion ndërkombëtar, merr dhe certifikatën e pronësisë së makinës (apo një autorizim nga pronari) dhe sigurisht, mos harro pasaportën.


5) JASHTË SHQIPËRISË - Shumë vende kërkojnë që shoferi të ketë me vete në makinë disa objekte si: jelek fosforeshent, trekëndësh sinjali, një kuti të ndihmës së shpejtë, kështu që është mirë të informoheni mbi ligjet e vendit ku doni të shkoni.


6) MAKINA - Kontrollo presionin e gomave, sigurohu që të jenë në gjendje të mirë (dhe ajo rezervë). Sigurohu që të funksionojnë të gjitha dritat dhe kontrollo sidomos nivelin e vajit.


7) HA MIRË! Nëse ke ndërmend të ikësh larg shtëpisë për pak kohë, disa ushqime bazë si biskota, dhe kuti me drithëra, do të të shpëtojnë në rast emergjence. Përgatitu dhe për piknik, (rrugës mund të ketë vende të bukura) merr me vete gota dhe pjata plastike, shpesh gjenden vende shumë të bukura për të bërë piknik.


8) BËJ GATI MUZIKËN! Thuaju të gjithë shokëve, apo grupit të përgatisin një CD me këngët e tyre të preferuara. Mirë është që të dëgjoni dhe radion e zonës ku po shkoni, që të merrni ndonjë informacion më tepër për zonën.


9) NGARKESAT - Ngarkoje makinën me kujdes. Objektet e rënda duhet të sigurohen në bazën e bagazhit, mundohu të mbash sa më pak objekte nëpër sedilje.
10) FËMIJËT - Nëse keni fëmijë me vete, këshillat janë të tepërta sepse ju i njihni ata më mirë se kushdo. Do ti kursenit vetes shumë andralla dhe stres rrugës, nëse do kishit kolltuk fëmijësh që ti lidhni mirë dhe sigurtë nga pas si dhe mbani në një çantë të vogël (mos e vendosni me të tjerat në bagazh !) objekte dhe ushqime të cilat i dini që ata i preferojnë./shekulli/

Offline

 

03.10.2009 07:56:02

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting