FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.10.2009 08:00:59

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Martesat në moshë të shtyrë

“Nuk është zgjidhje martesa pa krijimin e kushteve të tjera. Po jetojmë në një kohë të vështirë ku gjendja ekonomike në përgjithësi është mjaft e rëndë. Është e pamundur të mbash familje me një pagë mesatare prej 200 eurove”, është shprehur studentja Saranda Hasani

Përderisa në të kaluarën mosha mesatare e martesave ka qenë shumë e re rreth të 18-ve, në ditët e sotme po ndodh e kundërta. Arsyet e shtyrjes së moshës së martesës sidomos nga vajzat në këtë kohë janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga emancipimi i femrës, shkollimi, krijimi i kushteve më të mira për jetë. Në të kaluarën ka pasur raste kur të rinjtë nuk janë pyetur fare për t’u martuar dhe për ta kanë vendosur prindërit. Kjo mënyrë e martesës natyrisht që i ka pasur edhe pasojat e veta, pasi që femra ka qenë e shtypur nga burri dhe është dashur t’i durojë edhe maltretimet jo vetëm të burrit, por edhe të anëtarëve të tjerë të familjes, të jetë e nënçmuar dhe e diskriminuar. Detyra e gruas në të kaluarën kur nuk ka qenë e emancipuar ka qenë të kujdeset për familjen dhe punët e tjera të shtëpisë, e asgjë më shumë. Por në kohën e sotme po ndodh e kundërta, ata të cilët vendosin për t’u martuar nuk janë më prindërit, por vetë të rinjtë. Kurse sa i përket shtyrjes së moshës së martesës një gjë të tillë sociologët e shohin si shumë të arsyeshme, pasi që sipas tyre me emancipimin dhe shkollimin e femrës si dhe me kalimin e shoqërisë sonë nga patriarkalizmi në një shkallë të modernizimit, edhe mënyra e të jetuarit ka ndryshuar.

Pa imponime
“Është vetë përcaktimi i çifteve që vendosin se kur do të ndodhë një martesë në kohët e sotme dhe askush nuk mund t’ia imponojë tjetrit një vendim për t’u përcaktuar për partnerin, apo ta detyrojë që të martohet. Në martesat më të vonshme në moshë në krahasim me vitet e mëhershme kur ka ndodhur e kundërta, kanë ndikuar shumë faktorë, si shkollimi i femrës, krijimi kushteve më të mira për jetesë, punësimi i saj, jeta më e pavarur e shumë gjëra të tjera”, ka theksuar sociologu Ilir Rexha. Ai konsideron që martesat e sotme janë më të suksesshme dhe më të mira, pasi që në moshë më të shtyrë çiftet mendojnë më mirë për njëri-tjetrin si dhe i analizojnë gjërat shtruar, e jo sikurse në moshë të re që nuk mendojnë shumë për jetën pas martesës, por vetëm marrin vendime të ngutshme pa i analizuar pasojat.

Pjekuria si përparësi
Po ashtu edhe të rinjtë e konsiderojnë mjaft të arsyeshëm një ndryshim të tillë, pra që të martohen në moshë më të pjekur, pasi që sipas tyre prioritet është krijimi i kushteve për martesë, përfundimi i shkollimit dhe punësimi. “Unë nuk e shoh të arsyeshme martesën pa i përfunduar studimet, pa u punësuar dhe pa i siguruar disa gjëra të tjera”, është shprehur Saranda Hasani, studente në Universitetin e Prishtinës. Ajo ka sqaruar se prioritet për të janë studimet dhe punësimi, e më pas martesa dhe krijimi i familjes. “Nuk është zgjidhje vetëm martesa pa krijimin e kushteve të tjera. Po jetojmë në një kohë të vështirë ku gjendja ekonomike në përgjithësi është mjaft e rëndë. Është e pamundur të mbash familje me një pagë mesatare prej 200 eurove. Kjo është edhe arsyeja që pa punësim nuk mund të krijosh familje, pasi që si pasojë e kushteve të vështira ekonomike krijohen edhe problemet në familje”, është shprehur Saranda.

Me prindër të shkolluar, fëmijë më të zgjuar
Në anën tjetër, Besim dhe Afërdita Ibrahimi, të cilët sapo i kanë përfunduar studimet themelore, edhe pse njihen pothuajse qe dy vjet, nuk planifikojnë në të ardhmen e afërt të martohen. Për ta prioritet është punësimi dhe krijimi i kushteve të tjera, e më pas martesa. “Ne sapo i kemi përfunduar studimet themelore, mendojmë që t’i përfundojmë edhe studimet master, të punësohemi e më pas të martohemi. Nuk është zgjedhje e duhur vetëm të martohemi, duhet të mendojmë që me krijimin e familjes edhe shpenzimet janë më të mëdha, andaj pa u punësuar dhe pa i përfunduar edhe studimet master as që mendojmë të martohemi”, është shprehur Besimi. Sipas tij, pse mos të punojë edhe femra kur ajo shkollohet dhe është e zonja të mbajë familjen. Edhe fëmijët e prindërve të shkolluar janë më të zgjuar dhe më të edukuar.

Një mendim më ndryshe
Ndryshe nga dy çiftet e lartpërmendura, çifti tjetër i cili është martuar para 5 vjetëve thonë se nuk është e domosdoshme që të jenë të punësuar edhe burri edhe gruaja, pasi që burri duhet vetë t’i krijojë kushtet për t’u martuar. “ Për mua nuk ka qenë e rëndësishme që gruaja domosdo të jetë e punësuar. Ne kur jemi martuar as që kam menduar për një gjë të tillë . Jemi martuar në moshën 27 vjeçare, atëherë nuk kemi punuar të dytë, por pas 3 vjetëve më është punësuar edhe gruaja, dhe natyrisht që tash po e kam më lehtë në mbulim të shpenzimeve”, është shprehur Kujtim Jetullahu. Ai thotë se punon menaxher në firmë private, kurse gruaja i punon në arsim./cdodite/

Offline

 

03.10.2009 08:00:59

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting