FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 03.10.2009 08:12:06

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Kujdes për seksin

Dieta ushqimore e shëndetshme dhe ushtrimi fizik i rregullt, janë dy kushte të rëndësishme për funksionimin e mirë të trupit. Duhet të evitohen nga dieta ushqimet me shumë yndyra dhe kolesterol.

Ushqimi që i bën mirë zemrës, trurit, veshkave dhe në përgjithësi gjithë organizmit, ndihmon edhe për një jetë seksuale më të mirë. Mos harroni: Çdo ushqim që ndihmon të mbyllen tubat e jetës (arteriet), mbyll edhe tubat e dashurisë. Kur qarkullimi i gjakut dëmtohet nga depozitimi i yndyrave në enët e gjakut, organet gjenitale nuk marrin sasi të e mjaftueshme gjaku. Gjaku, siç dihet, u duhet burrave për të arritur ereksionin dhe u duhet burrave dhe grave për të siguruar ndjeshmërinë seksuale. Si pasojë e mungesës së gjakut, loja seksuale do të jetë e keqe. Kjo vlen, po njësoj, për burrat dhe për gratë.


Shijojeni kafenë

Për kafenë është folur dhe vazhdon të flitet shumë. Kohë më parë, janë bërë një numër i madh studimesh që kërkonin të gjenin lidhjen midis kafeinës, seksit dhe riprodhimit. Këto studime treguan se kafeina shkakton defekte të lindjes dhe rrit rrezikun e kancerit të gjirit.

Më vonë janë bërë shumë studime të tjera, pjesa më e madhe e të cilave kanë treguar se filxhani me kafenë që avullon, ndihmon prodhimin dhe lëvizshmërinë e spermatozoideve tek burrat. Por, mos harroni, kafeja i ka këto veprime të mira, vetëm tek ata burra që pinë një ose dy filxhanë kafe në ditë.

Është provuar se kafeina rrit shpejtësinë e lëvizjes së spermatozoideve, por mos mendoni se duke pirë kafe pa fund, çiftet që nuk kanë fëmijë do të ndihmojnë fertilizimin. Në shumë studime, u provua se sasitë e mëdha të kafeinës, kur veprojnë direkt mbi spermatozoidet që lëvizin në një pjatë (petri) në laborator, e ndihmojnë vërtet lëvizshmërinë e spermatozoideve. Por, vlera praktike e këtij studimi, është se ai na tregon si të mund të përmirësojmë shanset e ngjizjes (fertilizimit) in vitro, por jo për ngjizjen me rrugë natyrale.

Kujdes me alkoolin

Alkooli ka ndikim në aktivitetin seksual. Ai shkakton ngjitje dhe zbritje të këtij aktiviteti. Mbani mend: alkooli më shumë shkakton rënie të aktivitetit seksual. Pasi keni pirë një gotë me verë, ju mund të jeni të aftë të bëni seks më të mirë. Por pasi të keni pirë dy ose tre gota verë, kurba e shkathtësisë suaj seksuale fillon të bjerë menjëherë.

Mos harroni këtë rregull të përgjithshëm: sasia e alkoolit që prish aftësinë për të drejtuar makinën (për një burrë me përmasa mesatare, dy gota brenda një ore), prish edhe aftësinë seksuale të burrit.

Ju të gjithë, pa dyshim, e keni provuar se një gotë shampanjë, në një ambient me qirinj aromatikë, nën tingujt e lehtë të një pianoje në sfond, i kanë mbushur sytë e saj plot me pasion dhe u kanë drejtuar tek shtrati në dhomën e gjumit. Bulëzat e vogla të shampanjës kanë veprim magjik. Por mbani mend, kur bëni seks, nuk duhet të jeni kurrë nën anestezi.

Pakësoni ushqimin

Ushqimi i tepërt e prish jetën seksuale. Ai prish më shumë punë nga alkooli. Të gjithë e kemi provuar se pas një ushqimi të tepërt jemi ndjerë të përgjumur. Triptofani është një aminoacid që sjell përgjumjen dhe ai gjendet me shumicë në mishin e ngrohtë, veçanërisht tek mishi i ngrohtë i gjelit. Pasi keni ngrënë një ushqim të bollshëm me mish të ngrohtë dhe keni pirë një gotë verë, ju nuk do të jeni të zotët të kaloni një natë që e keni planifikuar për pasion, por do të keni dëshirë të flini.

Kini parasysh këto këshilla të thjeshta: për të nxitur proceset metabolike të trupit dhe për të evituar shëndoshjen, këshillohet të hani disa herë në ditë (5-6 herë), me sasi të vogla dhe kurrë mos evitoni ngrënien e mëngjesit. Hani darkën, më së paku, katër orë para se të shkoni për fjetur.

Ka edhe disa telashe të tjera të mëdha ngrënia e tepërt. Ka një vepër klasike seksi në Afrikën e Veriut. Ajo quhet: "The Perfumed Garden". Në këtë libër shkruhet se marrëdhënia seksuale pas një ushqimi të rëndë, bën që të çahet zorra. Besoj se askush nuk dëshiron t'i ndodhë kjo. Edhe sikur t'u duket se nuk ka bazë shkencore për këtë paralajmërim afrikan, është mirë ta zbatoni këtë porosi.


Kujdes me hundën

Pse njerëzit ndalojnë këmbët kur kalojnë para një punishteje ëmbëlsirash dhe diçka blejnë atje, kur shkojnë në një mbrëmje dashurie? Hunda e jonë punon në mënyrë të çuditshme dhe misterioze, kur është fjala për seksin. Nuk janë asgjë aromat e parfumeve më të shtrenjta, përpara nuhatjes së thjeshtë e të vjetër të drurit të kanellës, që përdornin njerëzit e lashtë.

Neurologët e Çikagos, para disa kohësh, u morën me kërkimet lidhur me shijen dhe nuhatjen. Tek studentët e mjekësisë, ata përcaktuan sasinë e gjakut që shkon në penis të djemve dhe konkluduan se flagranca e kanellës është eksituese për burrat. Por, mbani mend, mos hani biskota me kanellë pa masë, veçanërisht kur janë akoma të nxehta. Po vepruat kështu, ju do të zhytni kokën në jastëk. Gjaku i trupit do të shpejtojë të shkojë në stomak, për të tretur gjithë ato biskota që hëngrët. Era e kanellës është e shijshme dhe sensuale, kur ju do të hani vetëm një ose një gjysmë biskotë, ndryshe, gjaku do të shkojë në stomak dhe jo në penis.

Ndaloni duhanin

Tymosja e duhanit, siç e dini, shpejton formimin dhe bllokimin e arterieve të zemrës dhe bën të njëjtën gjë edhe në vazat që shpien gjak në penis. Tymosja e duhanit, tani konsiderohet një faktor i rëndësishëm për disfunksionin erektil. Shenjat e para të dëmtimit duken që në moshën 40 vjeç. Nikotina e duhanit, përveç që çon në formimin e pllakave në murin e arterieve, ajo është dhe një lëndë që ngushton vazat e gjakut. Kjo do të thotë që çdo thithje e cigares, e bën më të vështirë mbushjen e penisit me gjak, kur ky stimulohet. Kjo i pengon burrat të ngrihen dhe qëndrojnë kokulur e të turpëruar.

Kujdes për gjumin

Ju nuk dëshironi të mbyteni përpara se të bëheni gati për lundrim. Dihet që lodhja është një pengesë e madhe për seksin e mirë. Kush është i lodhur e i përgjumur, nuk do seks. Ai kërkon çlodhje dhe gjumë. Shkoni në takim kur të jeni të sigurt se keni fjetur aq sa duhet. Pushimi i mirë, dieta e mirë dhe ushtrimi trupor fizik, ndihmojnë trupin dhe veglat tuaja fine seksuale, që të funksionojnë mirë në kulmin e punës së tyre.

Evitoni rutinën seksuale, që të bëni seks përpara se të flini natën. Për shumicën e njerëzve kjo është koha më e keqe. Në fund të një ditë pune të lodhshme, juve u kanë mbetur pak, shpesh, aspak energji për të bërë dashuri. Po qe se për seksin mendoni vërtet si për të gjitha prioritetet e jetës suaj, atëherë pse e lini të fundit në radhën e punëve ditore dashurinë? Përpiquni ta ndryshoni radhën e punëve ditore. Fillojeni ditën me dashurinë, në vend që ta mbyllni me të. Ditën e shtunë në mëngjes, është koha më e përshtatshme. Qëndroni më gjatë në shtrat dhe të dilni prej andej kur t'i keni bërë të gjitha. Kush ka fëmijë bën mirë t'i rregullojë ata që të premten. /gazetashekulli/

Offline

 

03.10.2009 08:12:06

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting