FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 11.10.2009 22:03:07

Kaltrina
ohhh bejbiiii
From: Prishtina
Registered: 20.01.2008
Posts: 426
Website

Obama fitues i çmimit Nobel për paqe

Obama fitues i çmimit Nobel për paqe

Nga Express  më 09.10.2009 në ora 11:51
(Updated) Presidenti amerikan, Barack Obama, u shpërblye sot me çmimin Nobel për paqe, për shkak të përpjekjeve të tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes popujve, deklaroi Komiteti Norvegjez i Nobelit, duke përmendur me këtë rast hapjen e tij ndaj botës myslimane dhe përpjekjeve për të frenuar zgjerimin e armëve bërthamore.

Ky vendim i papritur bëri që Obama të jetë presidenti i tretë amerikan në funksion, i cili fitoi çmimin Nobel për paqe, duke “shokuar” me këtë rast vëzhguesit, ngase Obana ende nuk ka mbushur një vit në funksionin e presidentit amerikan dhe për faktin se ai u propozua për këtë çmim vetëm dy javë para skadimit të afatit për propozimin e kandidatëve, më 1 shkurt të këtij viti.

“Rrallë ekzistojnë persona, të cilët joshin në atë masë vëmendjen e opinionit botëror, siç e ka joshur Obama dhe të cilët i ofrojnë njerëzve një shpresë aq të madhe për një ardhmëri më të mirë. Diplomacia e tij mbështetet në konceptin se ata, të cilët e kryesojnë botën, duhet ta bëjnë këtë duke u bazuar në vlera dhe sjellje, të cilat mbështetën nga pjesa më e madhe e popullatës së botës”, u theksua në kumtesën e Komitetit.

Komiteti theksoi se një rëndësi të veçantë i ka kushtuar vizionit dhe punës së Obamës për një botë pa armë bërthamore.

“Obama, si president, ka krijuar një klimë të re të politikës ndërkombëtare. Diplomacia multilaterale ka marrë një pozitë qendrore, me ç’rast është nënvizuar roli të cilin mund ta luajnë OKB-ja dhe institucionet tjera ndërkombëtare”, u theksua në kumtesën e Komitetit.

Presidentët tjerë amerikanë, të cilët e fituan çmimin Nobel për paqe, ishin Theodore Roosevelti në vitin 1906 dhe Woodroë Wilsoni në vitin 1919. Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, e fitoi këtë çmim në vitin 2002, ndërsa zëvendëspresidenti amerikan, Al Gor, me këtë çmim prestigjioz u nderua në vitin 2007.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, theksoi se Obama lajmin e ka kuptuar rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk e komentoi fillimisht këtë vendim të Komitetit të Nobelit, ngase ishte kapur në befasi nga ky vendim.

Këtë vit, për çmimin Nobel për paqe ishte propozuar numri rekord prej 205 kandidatëve.
Në testamentin e tij në vitin 1895, Alfred Nobel kishte theksuar se ky çmim duhet t’i ndahet personave, të cilët kanë bërë punën më të madhe për pajtimin mes popujve apo për përhapjen e paqes.

Për dallim nga çmimet tjera Nobel, të cilat ndahen nga institucionet suedeze, Nobel kishte theksuar se çmimi për paqe duhet të ndahet nga Komiteti i përbërë nga pesë anëtarë, të cilët duhet të përcaktohen nga parlamenti i Norvegjisë. Në kohën kur vdiq Nobeli, Suedia dhe Norvegjia ishin të bashkuara nën të njëjtën kurorë.

Ish-presidenti i Polonisë dhe fituesi i çmimit Nobel për paqe në vitin 1983, Lech Walesa, theksoi se Obama është nderuar më herët se sa duhet. “Është shumë herët. Ai deri me tani nuk ka ende asnjë kontribut. Ai ende është në fazat fillestare. Ai sa po ka filluar të veprojë. Por ky me gjasë është një trimërim për të që të veprojë. Le t’i japim kohë për të vepruar”, tha Walesa.

Peshkopi Desmond Tutu nga Afrika e Jugut, i cili me këtë çmim u shpërblye në vitin 1984, theksoi se çmimi për Obamën dëshmon për atë se nga ai gjatë viteve në vijim priten gjëra të mëdha.

Kryenegociatori palestinez në negociatat paqësore me Izraelin, Saeb Erekat, mirëpriti vendimin për nderimin e Obamës me këtë çmim.

“Shpresojmë se ai do t’ia arrijë qëllimit për të vendosur paqën në Lindjen e Mesme dhe që të bindë Izraelin që të tërhiqet në kufijtë ekzistues para vitit 1967, me qëllim të krijimit të shtetit në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin si kryeqytet”, theksoi Erekat.
Sidoqoftë, në Gazë, udhëheqësi i grupit Jihadi Islamik, Khaled Al Batsh, dënoi këtë vendim të Komitetit të Nobelit.

“Nderimi i Obamës dëshmon se ky çmim është politik, e jo i drejtuar nga parimet e besueshmërisë, vlerave dhe të moralit. Pse Obama të nderohet me çmimin Nobel për paqe, kur vendi i tij posedon arsenalin më të madh bërthamor në botë dhe në momentin kur ushtarët e tij po vazhdojnë të derdhin gjakun e njerëzve të pafajshëm në Afganistan dhe në Irak?”, tha Batsh.

Paraprakisht, Obama nuk është konsideruar si favorit për të fituar këtë çmim, ndërsa si favoritë kryesor janë konsideruar aktivistët për të drejta të njeriut në Kinë dhe Afganistan, si dhe disa figura politike nga Afrika.

Komiteti theksoi se me këtë vendim synon të mbështetë dhe forcoi edhe më tutje përpjekjet diplomatike të Obamës.

Obama u nderua me këtë çmim, në momentin kur administrata e tij po përballet me kriza të ndryshme globale, duke filluar nga Lindja e Mesme deri në Iran, e gjithashtu edhe me atë në Azinë jugperëndimore. Forcat amerikane janë ende të stacionuara në numër të madh në Irak, ndërsa administrata amerikane ndërkohë është duke e shqyrtuar mundësinë për shtimin e numrit të ushtarëve të vet edhe në Afganistan.

Thorbjorn Jagland, kryetari i Komitetit Norvegjez të Nobelit dhe ish-kryeministër i Norvegjisë, deklaroi para gazetarëve se Obama, i cili për president u inaugurua në janar të këtij viti, tashmë i ka kontribuar mjaft diplomacisë botërore dhe se ai e ka merituar këtë çmim.

I pyetur se a i është dhënë Obamës çmimi më herët se sa duhej, Jagland tha:”Ne nuk e ndajmë çmimin për atë që mund të ndodhë në të ardhmen, por ja kemi ndarë për atë që ka arritur gjatë vitit të kaluar. Shpresojmë se ky vendim i joni do të forcojë edhe më shumë përpjekjet e tij”.

Ai më tutje theksoi se konflikti në Afganistan i brengosë të gjithë. Jagland me këtë rast u pyet se a është shpërblimi i Obamës një përpjekje, për të ushtruar ndikim në debatin që po zhvillohet në kuadër të administratës amerikane, për shtimin e mundshëm të numrit të ushtarëve në Afganistan.

“Një prej gjërave që para që bëri Obama ishte vizita e tij në Kajro, në kuadër të përpjekjeve për t’u hapur ndaj botës myslimane, më pas angazhimi për rifillimin e negociatave për Lindjen e Mesme, e më pas ai u hap edhe ndaj pjesës tjetër të botës, nëpërmjet institucioneve ndërkombëtare”, tha Jagland, duke përmendur me këtë rast takimin e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kushtuar çarmatosjes bërthamore.
Vitin e kaluar, me çmimin Nobel për paqe u nderua ish-presidenti i Finlandës, Marti Ahtisaari, për shkak të angazhimit dhe punës së tij për të zgjidhur konfliktet në Namibi dhe Kosovë.

Në vitin 2007, me këtë çmim u nderua ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Al Gor, për shkak të angazhimit të tij në luftën për mbrojtjen e ambientit dhe kundër ngrohjes globale.

(Reuters)

Offline

 

11.10.2009 22:03:07

AdBot
Advertisements

#2 11.10.2009 22:14:13

hidraulik
i/e regjistruar
Registered: 11.10.2009
Posts: 41

Re: Obama fitues i çmimit Nobel për paqe

Edit the post and submit changes

Last edited by hidraulik (15.10.2009 23:02:40)

Offline

 

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting