FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 13.10.2009 18:43:48

Kaltrina
ohhh bejbiiii
From: Prishtina
Registered: 20.01.2008
Posts: 426
Website

Jeta Faqolli, ne lidhje me Benin e “Kafazit”

Bota është vërtetë e vogël. Në edicionin e fundit të “Kafazit të Artë”, Jeta Faqolli ishte një nga këngëtaret e ftuara në shtëpinë e kafazierëve. Por, askush nuk do ta besonte se ajo kishte një simpati të kahershme për një nga personazhet e dala nga ky reality show. Bëhet fjalë për Arben Kasëmin, djaloshin nga Puka që krijoi aq shumë situata debati me Alban Rexhën. E pra, Beni dhe Jeta Faqolli janë në një lidhje dashurie, që ka nisur gjatë muajve të verës dhe që vazhdon aktualisht. Ata njihen prej kohësh, por ndjenja ka lindur më vonë. Benin e kemi parë edhe mes miqve të këngëtares gjatë ditëlindjes që ajo festoi një vit më parë, një foto prej së cilës edhe po ua servirim, ku shfaqen të dy së bashku me këngëtaren Ingrid Gjoni. Edhe pse miqtë e tyre e komentojnë si një marrëdhënie me shumë zënka, ata gjithsesi vazhdojnë së bashku të shijojnë këtë raport dashurie.

Offline

 

13.10.2009 18:43:48

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting