FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 16.10.2009 13:06:03

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Di Karlo: Kosova duhet të veprojë e pavarur

Ambasadorja amerikane në OKB tha se SHBA-të do ta mbështesin hyrjen e Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në BE dhe rrugën e tyre drejt integrimeve euroatlantike.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Rozmari di Karlo, përshëndeti rolin e UNMIK-ut, por vlerësoi se në planin ndërkombëtar Kosova duhet të veprojë e pavarur.Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ambasadorja Di Karlo e theksoi rëndësinë e zgjedhjeve në Kosovë dhe shfaqi keqardhje për qëndrimin e shefit të diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, se Beogradi nuk do të mbështesë daljen e serbëve në zgjedhje.Zonja Di Karlo tha se Kosova ka bërë përparim të madh, duke përkujtuar njohjen nga 62 shtete dhe anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.

Ambasadorja amerikane në OKB tha se SHBA-të do ta mbështesin hyrjen e Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në BE dhe rrugën e tyre drejt integrimeve euroatlantike.

Ritmi i debateve

Këshilli i Sigurimit ka vazhduar “ritmin” e debateve për Kosovën. Kësaj radhe ambasadorët e vendeve të KS të OKB-së kanë debatuar për raportin e shefit të OKB-së Ban Ki Mun. Në këtë raport të shefit të OKB-së është përmendur fakti se ka zhvillimie pozitive në rajon, përkatësisht në Kosovë. Ai ka përmendur edhe faktin se kohëve të fundit me të madhe po kërkohet mbyllja e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, duke përmendur në veçanti protestat e Lëvizjes “Vetëvendosje” kundër misionit të OKB-së. Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, i cili mori pjesë në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurimit, ku u shqyrtua raporti i sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki Mun, e vlerësoi stabile gjendjen në Kosovë. Ai akuzoi Beogradin se po minon përpjekjet e Prishtinës për integrimin e serbëve të Kosovës. Shefi i diplomacisë së Kosovë tha se mirëqenia e komuniteteve pakicë dhe kthimi i të zhvendosurve janë ndër prioritetet e shoqërisë kosovare.“Ne presim një pjesëmarrje të konsiderueshme të komunitetit serb në zgjedhje, sepse jemi të bindur se kjo është në interesin më të mirë të popullatës serbe, pra të marrin pjesë në përcaktimin e fatit dhe interesit të tyre”, tha Hyseni. Duke folur për fushatë zgjedhore, ministri Hyseni tha se Qeveria e Republikёs sё Kosovёs tani ka kompetenca tё plota nё organizimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet e reja komunale nё Kosovё do tё mbahen me 15 nёntor. Kёto janё zgjedhjet e para pas deklaratёs sё pavarёsisё sё Kosovёs. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovёs i mban tё gjitha kompetencat dhe pёrgjegjёsitё nё organizimin e kёtyre zgjedhjeve. Janё bёrё tё gjitha pёrgatitjet e duhura pёr t’u siguruar se kёto zgjedhje komunale do tё jenё tё suksesshme dhe do t’i pёrmbahen plotёsisht standardeve tё caktuara. Me mbi 70 entitete politike tё cilat me kohё janё certifikuar pёr tё marrё pjesё nё zgjedhje, ne jemi tё bindur se kёto zgjedhje do tё jenё pёrsёri zgjedhje demokratike, tё lira dhe tё drejta nё Republikёn e Kosovёs. Institucionet dhe Qeveria kanё punuar me zell pёr t’i krijuar tё gjitha kushtet pёr zgjedhje tё suksesshme elektorale edhe nё komunat e sapoformuara me shumicё serbe. Ne presim njё pjesёmarrje tё mirёfilltё dhe pёrmbajtёsore tё komunitetit serb nё zgjedhjet e nёntorit, sepse besojmё se kjo ёshtё mёnyra mё frytdhёnёse pёr t’ju mundёsuar serbёve tё Kosovёs tё jenё pjesёmarrёs tё barabartё nё udhёheqjen e aktiviteteve publike.

Në këtë debat ka marrë fjalën edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Rozmari di Karlo, përshëndeti rolin e UNMIK-ut, por vlerësoi se në planin ndërkombëtar Kosova duhet të veprojë e pavarur.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ambasadorja Di Karlo e theksoi rëndësinë e zgjedhjeve në Kosovë dhe shfaqi keqardhje për qëndrimin e shefit të diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, se Beogradi nuk do të mbështesë daljen e serbëve në zgjedhje.

Offline

 

16.10.2009 13:06:03

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting