FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 16.10.2009 13:10:15

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Topi ndër 10 presidentët më të bukur, Sejdiu i 80-ti

Topi ndër 10 presidentët më të bukur, Sejdiu i 80-ti

Shqipëria, ndoshta nuk mund të krenohet shumë me zhvillimin ekonomik e politik, por për bukuri, presidenti i këtij vendi lë pas shumë presidentë shtetesh të zhvilluara, përfshirë atë amerikan, Obama, francezin Sarkozy, rusin Putin, e shumë burrështetas të tjerë.

Presidenti Bamir Topi është selektuar dhe zgjedhur ndër liderët shtetërorë më tërheqës në botë. Sipas sondazhit më të fundit në “http://hottestheadsofstate.wordpress.com/list/”, Bamir Topi renditet i dhjeti ndër 172 liderët botërorë të listuar në këtë klasifikim.

Kurse presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, është radhitur i 80-ti në këtë sondazh.

Emrat e zgjedhur nga shtete të ndryshme të botës janë presidentë, kryeministra, mbretër në gjithë Planetin, ku Topi kryeson në dhjetëshen e parë.

Në vendin e parë renditet kryeministrja e Ukrainës, Yulia Timoshenko; i dyti - Jens Stoltenberg Kryeministër i Norvegjisë; i treti - Jigme Khesar Namgyel Wangchuck, mbret i Bhutanit; i katërti - presidenti i Kongos, për të arritur tek vendi i dhjetë ku ndodhet Bamir Topi.

Në vendin e 15 është zgjedhur presidenti amerikan, Barak Obama, në të 18 Vladimir Putin duke ia kaluar presidentit Medvedev, në të 26-in presidenti i Serbisë, Tadic.

Listës nuk i mungon edhe Papa Benedikti i 16 që ndodhet në vendet e fundit. Ndër vendet e fundit ndodhen emra te njohur te arenës politike botërore si Gordon Brown, Hugo Chaves, Anxhela Merkel, Rexhep Taip Erdogan.

Për të vënë në pah bukuritë, sajti ka zgjedhur edhe foto të shumë viteve më parë të liderëve.

Sikur shkruan BalkanWeb, për Bamir Topin, presidentin shqiptar është përdorur një foto e viteve të fundit, shumë zyrtare, krahasuar me foton, ta zëmë shumë sportive të kryeministrit rus, Putin.

Në faqen e internetit, autorët kërkojnë që liderët të mos konsiderohen një herë të vetme për aktivitetin që ushtrojnë, por të votohen për look-un e tyre.

Përzgjedhja është bërë nga autorët e sajtit, por në fillim të listës thuhet se "Nëse ju nuk pajtoheni me renditjen tonë, ne ju inkurajojmë të shprehin mendimin tuaj duke lënë një koment në fund të kësaj faqeje, dhe te zgjidhni duke votuar ta ngrini ose ulni në listë liderin tuaj, me piket maksimale ose minimale, gjithmonë duke pasur kriter lukun e tij ose saj”.

Offline

 

16.10.2009 13:10:15

AdBot
Advertisements

#2 16.10.2009 19:39:55

Pornoboy
i/e regjistruar
Registered: 20.04.2008
Posts: 268
Website

Re: Topi ndër 10 presidentët më të bukur, Sejdiu i 80-ti

rrac e bukur jemi :D

Offline

 

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting