FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 17.10.2009 10:04:51

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Pas Web 2.0, vjen “Web ne katror”

Pese vjet me pare, me 5 tetor te 2004-es, ne San Francisco u hap samiti i Web 2.0. Per here te pare u mblodhen nen nje etikete disa seri sherbimesh qe po ndryshonin fytyren e web-it.

Prej aty dhe me pas kane lulezuar aplikacionet 2.0, aq sa “web 2.0” eshte bere nje nga termat “hi-tech” me te perdorur, duke hyre me te drejte edhe ne fjaloret anglisht.

Web-i ne katror

Pese vjet me vone, Tim O’Reilly, ideatori i definicionit me fat, kthehet per te lajmeruar mberritjen e nje gjenerate te re: “Web-in ne katror”. Dhe gjithcka fale nje konvergjence mes sherbimeve 2.0 dhe sensoreve inteligjente te vendosur ne smartphone-t e teknologjise se re.

Duke folur per “Forbes”, O’Reilly shpjegon se si teknologjite e pozicionimit (GPS, kompaset elektronike) dhe ato te regjistrimit (videokamerat e zhvilluara) po e nxjerrin web-in nga hapesira e monitorit per te takuar realitetin, duke e forcuar keshtu ne fuqi te dyte.

Realiteti i shtuar

“Nese gjenerata e pare e aplikacioneve 2.0 bazohej vetem ne ate qe perdoruesit shkruanin ne tastiere, tani dispozitivet e levizshem nuk kerkojne aspak nderhyrjen njerezore. Kane syte e tyre, veshet dhe sensin e te prekurit”.

O’Reilly jep shembullin e aplikacioneve per smartphone qe shkojne nen emrin e “realitetit te shtuar”. Eshte rasti i Wikitude: duke mbajtur telekameren e iPhone perpara na tregon se cfare po shikojme: fotot, panelet publicitare dhe perdoruesit e tjere ne vendin ku ndodhemi.

Behet fjale per “hije informacioni, - thote O'Reilly – te cilat deri tani ishin te paaksesueshme, sot fale sherbimeve te “Augmented Reality” eshte e mundur t’i kerkosh dhe perdoresh ne favorin tone”.

Interneti i gjerave

E gjithe kjo do te na sherbeje jo vete per te gjetur stacionin e autobusit me te afert apo restorantin e keshilluar nga miqte tane, por edhe per te permiresuar boten: “smart grid”-et mbledhin informacion ne kohe reale per te optimizuar shperndarjen energjise.

Fale kombinimit te sensoreve inteligjente qe jane ne baze te internetit te gjerave. Nderkohe biznese te reja shfaqen ne horizont: ne realitetin ne katror kartelat publicitare do te na njohin menjehere per te na ofruar keshilla.

Sic ndodh ne te gjitha teknologjite e revolucionarizuara, se bashku me mundesite do te vijne edhe shume probleme: kush do te kete aksesin e te gjithe ketyre te dhenave te jetes sone personale? Edhe rreziqet per privatesine do te shtohen ne katror?

Offline

 

17.10.2009 10:04:51

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting