FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 28.11.2009 14:53:11

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Gruaja që e bëri aq të bukur seksin në letërsi

“E kam të vështirë të flas për burrat, ndoshta gjithë jetën time nuk do të kuptoj pse i kam dashur ata”. Por Gordimer nuk e ka fshehur asnjëherë se letërsia krijohet nga magjia e dy trupave nga stinët që kalojnë nëpër jetët e tyre.

Alda Bardhyli

“Hajde sërish nesër”, kështu quhej tregimi që nobelistja afrikane, Nadine Gordimer, gruaja së cilës i referohen emrat më të mëdhenj të kulturës botërore sot, shkroi kur ishte vetëm nëntë vjeç. E frymëzuar nga rrëfimet plot botë të së ëmës, vajza brune që i pëlqente të luante me fqinjët e saj me ngjyrë bëri një tregim befasues për mësuesit që kishin vetëm një vit që i kishin mësuar të shkruante. Këto ishin hapat e para drejt udhës së bukur të letrave të një nobelisteje. Të shkruarit, që nga ai moment do të ishte një proces i vazhdueshëm në jetën e saj, dhe në moshën 20-vjeçare gjatë historitë e saj të shkurtra do të botoheshin në shtypin e kohës. Lindi në Transval të Afrikës së Jugut, vajzë e Nan Myers dhe Isidor Gordimerit. Ajo parapëlqeu të ndjekë Universitetin Witwatersrandit, ndryshe nga shumë shkrimtarë të tjerë të bardhë të Afrikës, të cilët janë arsimuar në Angli.

Një stil joshës, i thjeshtë dhe shumë psikologjik, kjo ishte panorama që të ofronte në letërsi kjo vajzë afrikane, që dukej se kishte hyrë mirë në botën e letrave. Më vitin 1949, ajo do të botojë përmbledhjen e parë me tregime “Ballë për ballë”, një përmbledhje me tregime psikologjike, të cilat të bënin të besoje se ndodheshe në laboratorin e një psikologeje. Shumë kritikë do të habiteshin me fuqitë e vajzës për të shpjeguar periudha të ndryshme të jetës kur ishte vetëm 20 vjeç. Ajo mund të ishte gruaja e tradhtuar nga i shoqi pas dhjetë vitesh martese, një psikologe në kulmin e karrierës së saj dhe një nënë e dashuruar fort pas fëmijëve.

Ajo ishte zemra e personazheve që dukej sikur i kishte njohur apo takuar në jetën që kishte bërë. Ajo çfarë Gordimer solli në letërsinë e atyre viteve ishte pikërisht futja thellë në lëkurën e personazheve, të cilat nuk ishin dhënë asnjëherë në mënyrë më të detajuar më parë. Ajo nuk kërkonte të dinte se nga ishin ku kishin lindur femrat në letërsinë e saj, por futej në fijet e lehta të trurit për të dhënë dhembjen e grave, apo meshkujve që kishte njohur në jetë. “Më ngacmon qoftë edhe syri i heshtur i një burri të vjetër, që e shoh çdo ditë në rrugën për në shtëpi. Kaq mjafton për të shkruar historinë e tij”, shprehej në atë kohë shkrimtarja që po fillonte t‘i ngjiste mirë shkallët e karrierës. Ajo mund të fliste mirë në letërsi për detaje erotike, për mendjet tona seksuale, ashtu sikur të ishte duke përshkruar një stinë të mërzitshme vjeshte. Një armë tjetër e fortë e shkrimtares ishte dhe përshkrimi i një prej fenomeneve të njohura në Afrikë i marrëdhënieve mes të bardhëve dhe njerëzve me ngjyrë. Ajo është quajtur nga studiuesit si “Zëri dhe ndërgjegjja letrare e shoqërisë së saj”.

Në romanet dhe tregimet e saj, ajo e përqendron vëmendjen në problemet e Afrikës së Jugut aparteidit dhe në sistemin politik gjatë viteve 1948-1991, i cili krijoi një ndarje të padrejtë të shoqërisë, duke u dhënë privilegje vetëm njerëzve me origjinë evropiane. Ajo përshkruan karaktere që i përkasin shtresës së mesme të të bardhëve, të cilët ia kanë frikën njerëzve me ngjyrë, që jetojnë në situata sociale shumë të vështira. Gordimer tregon pasojat e rënda të aparteidit në jetën e përditshme të njerëzve dhe tregon se si qeveria i deformon marrëdhëniet ndërmjet të bardhëve dhe njerëzve me ngjyrë. Më vitin 1991 ajo fitoi çmimin “Nobel”, duke u futur kështu në një numër të paktë grash që e kanë pasur këtë fat.

Burrat

“E kam të vështirë të flas për burrat, ndoshta gjithë jetën time nuk do të kuptoj pse i kam dashur ata”. Por Gordimer nuk e ka fshehur asnjëherë se letërsia krijohet nga magjia e dy trupave nga stinët që kalojnë nëpër jetët e tyre. Gruaja që ka shkruar aq shumë për dashurinë, duke pranuar edhe atë që në Afrikë quhet disi e ndaluar, dashurinë mes të bardhëve dhe të zinjve duke i bërë të pranueshëm për një shoqëri që paragjykon, nuk është se ka kaluar vetëm stinë të bukura në dashurinë e saj. Ajo do të jetojë dy martesa në jetën e saj, prej të cilave ka dy fëmijë. Por morali që Gordimer kërkon të përcjellë nëpërmjet letërsisë në rrëfimet romantike është i qartë. Ajo e do dashurinë dhe kërkon ta justifikojë atë, duke mos u shmangur kështu nga shpirti i saj prej gruaje që kërkon gjithnjë të falë.

Letërsia erotike

Emri i Gordimer, shkrimtares së njohur afrikane vazhdon të jetë simboli i jetës dhe vdekjes jo vetëm në vendin e saj të lindjes, por kudo që librat e saj kanë udhëtuar. Protagonistët e romaneve të saj vazhdojnë të jenë heronjtë e preferuar për të gjithë lexuesit. Jeta e saj nuk ka qenë asnjëherë e vendosur në të njëjtin vend. Ajo ka jetuar në Johannersburg, ndërmjet viteve ‘60-‘70 ka jetuar në Amerikë. Por edhe pse mund të jetonte mijëra kilometra larg vendit të lindjes, ajo nuk mund të shkëputej asnjëherë nga historitë e fragmentizuara në jetën e saj nga ai vend i largët. Vetëm për Afrikën e saj të dashur, edhe atëherë kur duart i kishte plot rrudha vazhdonte të hidhte në letër historinë e dy dashnorëve të qytetit dhe fshatit, duke vendosur protagonistë njerëz të cilët i kishte njohur. J.M Coetzze nobelisti tjetër i njohur do të ishte shpesh vizitori i saj, për të kuptuar se ku qëndronte fuqia dhe sharmi i Gordimer, një gruaje që asnjëherë nuk mund të plakej dhe se në letërsi mbeti gjithnjë e re. Apo se çfarë fshihte nën vështrim gruaja që e bëri aq të bukur seksin në letërsi.

Offline

 

28.11.2009 14:53:11

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting