FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 29.11.2009 10:15:29

Kaltrina
ohhh bejbiiii
From: Prishtina
Registered: 20.01.2008
Posts: 426
Website

Dhjetë femrat vrasëse më të famshme

Dhjetë femrat vrasëse më të famshme

Kush janë femrat që kanë vrarë me gjak të ftohtë fëmijët e tyre

Nga vrasëset seriale e deri tek kontesha e përgjakshme që bënte banjo me gjakun e viktimave

Përgjatë historisë, disa gra kanë kryer krime të tmerrshme që kanë tronditur shoqërinë në palcë. Që nga vrasja e fëmijëve të tyre e deri tek vrasëset seriale që vrasin me gjak të ftohtë. E para në listë është Belle Sorenson Gunnes. Kjo vrasëse seriale vriste për kënaqësi dhe babëzi. Dëshira e saj për të mira materiale e bëri të vriste rreth 42 vetë. Disa historianë mendojnë se ajo ka vrarë dhe dy vajzat e saj për të marrë para nga sigurimet. Belle mund të ketë djegur dhe biznesin e familjes për të marrë para nga kompania e sigurimeve. Edhe bashkëshorti i saj ka vdekur në rrethana të çuditshme. Në pronën e saj ishin varrosur 42 trupa të vrarë nga vetë ajo ndërkohë që ajo kishte fituar më shumë se një çerek milionë dollarë gjaku. Jane Toppan ishte një infermiere me një histori problematike. Ishte rritur nëpër jetimore dhe varfëria e kishte bërë akoma më të paqëndrueshme. Kur u rrit studioi për infermieri dhe profesorët vunë re pasionin e saj për fotografitë e autopsive. Ajo u diplomua dhe vazhdoi të merrej me pacientët, të cilët i drogonte, i çonte në prag të vdekjes, i ringjallte prapë dhe i drogonte sërish. Ajo u dënua për 11 vrasje, por pranoi se në fakt kishte vrarë 31 njerëz. E njohur si Kontesha e Përgjakshme,

Elizabeth Bathory
kjo grua kapricoze e kishte zakon të bënte banjo me gjakun e viktimave të saj të reja. Ajo mendonte se kjo do e mbante të re. Duke abuzuar pushtetin dhe pozicionin ajo ka kryer me dhjetëra vrasje, veçanërisht në radhët e shërbëtoreve të reja. Dashuria për gjakun e bëri të njohur si një vampire e vërtetë. Bashkëpunëtorja famëkeqe e Fred Ëest, Rosemary ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe mishërimi i ligësisë. Fred dhe Rosemary shfrytëzonin njerëz të rinj që ishin naivë dhe i merrnin nga rruga në shtëpi duke u premtuar ushqim dhe strehë. Fati që i priste këta fëmijë të gjorë ishte i pamëshirshëm dhe shtëpia e tyre u quajt ‘shtëpia e tmerrit”. Susan Smith vrau dy djemtë e saj, Michael dhe Alex. Ajo mendonte se duke hequr qafe fëmijët do mund të rregullonte një marrëdhënie që kishte mbaruar keq. Ajo shkoi me makinë buzë liqenit dhe i la fëmijët në makinë që të zhyteshin në liqen, pasi kishte lëshuar frenat. Më pas ajo i telefonoi policisë duke ulëritur se fëmijët ia kishte vrarë një njeri me ngjyrë.

Belle Sorenson Gunness
Numri i viktimave: 42

Kjo vrasëse seriale vriste për kënaqësi dhe babëzi. Dëshira e saj për të mira materiale e bëri të vriste rreth 42 vetë. Disa historianë mendojnë se ajo ka vrarë dhe dy vajzat e saj për të marrë para nga sigurimet. Belle mund të ketë djegur dhe biznesin e familjes për të marrë para nga kompania e sigurimeve. Edhe bashkëshorti i saj ka vdekur në rrethana të çuditshme. Në pronën e saj ishin varrosur 42 trupa të vrarë nga vetë ajo ndërkohë që ajo kishte fituar më shumë se një çerek milionë dollarë gjaku. 

Jane Toppan
Numri i viktimave: 31

Ajo ishte një infermiere me një histori problematike. Ishte rritur nëpër jetimore dhe varfëria e kishte bërë akoma më të paqëndrueshme. Kur u rrit studioi për infermieri dhe profesorët vunë re pasionin e saj për fotografitë e autopsive. Ajo u diplomua dhe vazhdoi të merrej me pacientët, të cilët i drogonte, i çonte në prag të vdekjes, i ringjallte prapë dhe i drogonte sërish. Ajo u dënua për 11 vrasje, por pranoi se në fakt kishte vrarë 31 njerëz.

Kontesha Elizabeth Bathory
Shumë viktima

E njohur si Kontesha e Përgjakshme, kjo grua kapricoze e kishte zakon të bënte banjo me gjakun e viktimave të saj të reja. Ajo mendonte se kjo do e mbante të re. Duke abuzuar pushtetin dhe pozicionin ajo ka kryer me dhjetëra vrasje, veçanërisht në radhët e shërbëtoreve të reja. Dashuria për gjakun e bëri të njohur si një vampire e vërtetë. 

Rosemary West
Numri i viktimave: 10

Bashkëpunëtorja famëkeqe e Fred West, Rosemary ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe mishërimi i ligësisë. Fred dhe Rosemary shfrytëzonin njerëz të rinj që ishin naivë dhe i merrnin nga rruga në shtëpi duke u premtuar ushqim dhe strehë. Fati që i priste këta fëmijë të gjorë ishte i pamëshirshëm dhe shtëpia e tyre u quajt ‘shtëpia e tmerrit”.

Aileen Wuornos
Numri i viktimave: 8

Fëmijëria e tmerrshme e kthyen këtë femër në një krijesë të zemëruar që vriste burra. Ajo shfaqi shenja të çrregullimit të personalitet që herët, duke thyer ligjin, duke grabitur dyqane me armë dhe duke u martuar me një 70-vjeçar, të cilin e keqtrajtonte. Ajo është subjekt i filmit të vitit 2003, “Monster”, në të cilin interpreton aktorja e famshme Charlize Theron.

Andrea Yates
Numri i viktimave: 5

Nganjëherë sëmundjet mendore mund të luajnë rol në krime. Çregullimet e personalitetit mund të shkaktojnë probleme të rënda tek personat, duke i kthyer ato në vrasës. Ky është rasti i Andrea Yates, e cila vrau pesë fëmijët e saj duke i mbytur në vaskë. Ajo e mendoi për shumë kohë veprimin që do kryente dhe donte t’i vriste fëmijët sepse mendonte se ata nuk janë ashtu siç duhet.

Beverly Allitt
Numri i viktimave: 4

E quajtur “ëngjëlli i vdekjes”, kjo vrasëse seriale ka lindur në Angli. Ajo ishte infermiere dhe në shënjestër kishte fëmijët e vegjël, të cilëve u injektonte insulinë. Si shumë vrasës të tjerë serialë dëshira e saj për të vrarë u rrit në mënyrë të shpejtë. Shumë shpejt ajo sulmoi 13 fëmijë duke vrarë katër nga ato. Sot ajo është në burg, ku është dënuar me burgim të përjetshëm.

Karla Homolka
Numri i viktimave: 3

Vrasësja Karla Homolka njihet si tradhtare e gjinisë së saj. Në bashkëpunim me partnerin e saj, vrasësin serial, Paul Bernardo ajo vrau tre femra të reja, një nga të cilat ishte motra e saj. Ajo nuk tregonte aspak mëshirë për femrat e reja që qëndronin të burgosura në shtëpinë e saj, edhe atëherë kur ato i luteshin për ndihmë. 

Susan Smith
Numri i viktimave: 2

Susan Smith vrau dy djemtë e saj, Michael dhe Alex. Ajo mendonte se duke hequr qafe fëmijët do mund të rregullonte një marrëdhënie që kishte mbaruar keq. Ajo shkoi me makinë buzë liqenit dhe i la fëmijët në makinë që të zhyteshin në liqen, pasi kishte lëshuar frenat. Më pas ajo i telefonoi policisë duke ulëritur se fëmijët ia kishte vrarë një njeri me ngjyrë.

Diane Downs
Numri i viktimave: 1

Ajo është subjekt i romani të Anne Ruler, “Sakrificat e vogla”. Kur i dashuri i saj, Lew i bëri të qartë se nuk dëshironte të kishte fëmijë ajo krijoi një skemë, për të hequr qafe fëmijën që po i bëhej pengesë në jetë. Ajo vrau vajzën 7-vjeçare me gjak të ftohtë, si dhe u qëlloi dy të tjerëve. Në gjyq ajo tha se ishte e pafajshme, por njëri prej fëmijëve të mbetur gjallë tregoi çfarë kishte bërë e ëma.

Offline

 

29.11.2009 10:15:29

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting