FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 29.11.2009 10:19:40

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Ecja për në altar, martesa pse na tërheq dhe “frikëson”

Ecja për në altar, martesa pse na tërheq dhe “frikëson”

Tërheqja seksuale, pjesë e rëndësishme e dëshirës për intimitet

Shpesh herë të rinjtë edhe pse tërhiqen nga ideja e martesës i bëjnë vetes pyetjen “përse t’i futem kësaj rruge?” Edhe pse dëshirojnë fort sigurinë dhe gëzimin e një marrëdhënieje jetëgjatë, ata i frikësohen martesës. Asnjë brez që ka arritur moshën për martesë nuk ka sjellë ndonjëherë me vete më shumë probleme të shkaktuara nga ndarjet e familjeve. Në Shtetet e Bashkuara më shumë se një milion fëmijë përjetojnë çdo vit ndarjen e familjeve të tyre. Po kjo ndodhe edhe në shumë familje të tjera kudo në botë. Ndoshta shtëpia juaj zien nga konflikti, mungesa e harmonisë dhe ankthi. Si rrjedhim, jeni menduar mirë nëse duhet të martoheni dhe nuk doni të përfundoni në një marrëdhënie të mbushur me dhimbje dhe zhgënjim, dhe t’u shkaktoni një tërmet emocional fëmijëve tuaj. Çdokujt i pëlqen ideja për ta ndarë jetën me dikë që e do, por nëse jeni të sinqertë, martesa është tepër e frikshme dhe ajo që të shqetëson është pyetja “A do të jem në gjendje të përjetoj një martesë dhe familje të lumtur dhe të shëndetshme?"
Martesa dhe problemet
Me gjithë problemet dhe dhimbjen, pse njerëzit duan ende të martohen? Edhe pse martesa sulmohet keqas në ditët e sotme, ecja për në altar është ende diçka shumë e pëlqyer. Nga një anketim i fundit ka rezultuar se 96 për qind e studentëve duan të martohen apo tashmë janë të martuar. Ndërkohë që 97 për qind ë tyre ishin dakord me thënien “Pasja e marrëdhënieve të ngushta familjare është çelësi drejt lumturisë”.
Pse është tërheqëse martesa
Mundësia për të pasur një martesë të mirë e të qëndrueshme e bën pothuajse këdo të gatshëm për ta provuar njëherë. E pra, pse është martesa kaq tërheqëse? E vërteta është se asnjë nuk dëshiron të jetë i vetëm. Edhe pse e bëjmë të madhe çështjen e “bërjes së gjërave si të duam” dhe këmbëngulim për të drejtat individuale, të gjithë dëshirojmë sigurinë dhe ngrohtësinë e një marrëdhënieje intime me dikë që çmendet pas nesh. Ne mund të themi se “duam të jemi vetëm” dhe dëshirojmë “pak hapësirë”, por dëshira jonë më e fortë është ta ndajmë këtë hapësirë me dikë që na do. Edhe pse tërheqja seksuale është një pjesë e rëndësishme e dëshirës tonë për intimitet, këto dëshira për t’u lidhur fort me një person tjetër nuk janë vetëm për seks. Kjo dëshirë e zjarrtë për t’u njohur dhe vlerësuar nga dikush tjetër vjen nga mënyra si jemi projektuar që në fillim.
Pse ndodh divorci
Edhe pse njerëzit dëshirojnë dhe kanë nevojë për të qenë pranë dikujt, përfundojnë të divorcuar, shpeshherë të mbushur me zemërim dhe zhgënjim. Shumica e atyre që martohen përpiqen të arrijnë një lidhje të fortë e të qëndrueshme të bazuar kryesisht tek ndjenjat dhe emocionet. Në shumicën e marrëdhënieve dashuria dhe pranimi vazhdojnë për aq kohë sa personi tjetër po plotëson një nivel të caktuar pritjeje. Nëse ndjenjat janë të ngrohta, burri dhe gruaja mund ta shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, i shpërfillin karakteristikat e mërzitshme të partnerit, komunikojnë siç duhet dhe akoma shprehin afeksion. Por kur ndjenjat ftohen, njëri ose të dy së bashku mësojnë se nuk kanë asnjë rezervë apo aftësi për të dashur një person me sa duket të papërsosur. Tashmë nevojat nuk plotësohen, gjë që shkakton lëndim, nxit vetëmbrojtje, dobëson komunikimin e mirë, shton keqkuptimet, provokon konflikt, dhe që i hedh zjarr zemërimit dhe trishtimit. Nëse falja dhe pajtimi nuk e ndalin këtë spirale në rënie, aftësia për ta dashur njëri-tjetrin paralizohet. Ky model në pothuajse të gjitha marrëdhëniet mund të shmanget për aq kohë sa çështjet e nxehta që provokojnë egoizmin nuk ekzistojnë apo janë hijezuar. Por herët a vonë realiteti godet. Me gjithë qëllimet më të mira të një çifti, ata kuptojnë se dy njerëzve të pavarur nuk mund t’u plotësohen të gjitha nevojat e tyre gjatë gjithë kohës.

Si t’i parandalojmë sëmundjet e zemrës dhe dëmet që ato shkaktojnë
Infarkti, faktorët ndikues dhe këshillat e mjekëve

Stresi, dietat, diabeti, pesha janë ndër faktorët kryesore, që shkaktojnë infarktin dhe parainfarktin. Nuk janë të paktë ata që përballen me këtë sëmundje. Prandaj duhet të njihen shenjat me të cilat shfaqet kjo sëmundje dhe këshillat e domosdoshme që duhet të ndiqen nga pacientët. Parainfarkti dhe infarkti janë dy stade të së njëjtës sëmundje. Të dyja këto shkaktohen nga bllokimi i arteries që furnizon pjesën e muskulit, që preket nga infarkti dhe parainfarkti. Në gjuhen mjekësore, kjo quhet ishemia e miokardit, pra kur nuk furnizohet me sasinë e duhur të gjakut dhe të oksigjenit. Nëse ky parainfarkt ndërpritet për një periudhe kohe nga 30 minuta deri në 2 orë, dhe i sëmuri drejtohet tek mjeku, mund të shmanget ky problem. Në rastet kur nuk jepet ndihma mjekësore brenda këtij intervali kohor, atëherë kjo ishemi ose parainfarkt do të kalojë drejt infarktit. Shkencërisht infarkti është vdekja e qelizave të muskulit të zemrës, nekroza, e cila ndodh në atë pjesë, që privohet nga bllokimi i arteries përgjegjëse, që furnizon me gjak dhe me oksigjen.
Simptomat dhe shenjat e para
Infarkti nuk është një sëmundje që zhvillohet shpejt, por fillon prej kohesh, prej vitesh dhe në një moment të caktuar shfaqet. shenjat e para janë dhimbje gjatë ecjes, të cilat vijnë duke u shtuar. Këto shenja lajmërojnë për të kryer kontrolle dhe t’i paraprije sëmundjes. Por ka edhe raste të tilla, kur shenja e parë e sëmundjes është direkt infarkti, ose edhe kur vdekja ndodh para infarktit, nga një aritmi fatale që mund të pësojë personi në kohën kur fillon infarkti.
Faktorët që ndikojnë në rrezikun e atakut kardiak
Faktorët që përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve kardiake janë shumë, disa kryesorë e të tjerë dytësore, ku disa janë të korrigjueshëm dhe disa të tjerë jo. Të gjithë këta faktorë çojnë në atë që quhet skleroza e arterieve koronare, zhvillimi i pllakës së këtyre arterieve, dhe me pas çarja e tyre bllokon arterien që shkakton parainfarktin ose infarktin. Faktori kryesor që e shkakton këtë gjendje është stresi. Ky, së bashku problemet që shoqërojnë një person për një kohë të gjatë, mund të jenë burim i një sëmundje zemre. Faktor tjetër është duhani, i cili është shume i rrezikshëm, kur pihet në sasinë mbi 20 cigare në ditë për një kohë të gjatë, pasi ndihmon në zhvillimin e arteriosklerozës në arterien koronare. Por, duhani është një faktor i korrigjueshëm. Tjetër faktor është mbipesha, edhe kjo e mund të korrigjohet. Gjithashtu, kësaj liste mund t’i rendisim nivelin e lartë të yndyrës në gjak. Një nga faktorët që mund të korrigjohet disi është hipertensioni, ose siç e njohin të gjithë tensioni i lartë i gjakut. Diabeti është një nga faktorët që mund të shkaktojë parainfarktin, ky faktor përbën kompleks rreziku tek njerëzit mbipeshe. Tek njerëzit mbi peshe futen burrat, që kanë një perimetër barku mbi 105 centimetra dhe gratë me 103 centimetra. Por edhe dietat futen tek shkaktarët dhe faktorët që mund të japin një parainfarkt. Mosha dhe seksi, mund të jenë shkaktarë të shfaqjes së parainfarktit. Por mbi moshën 75 vjeç, ritmi i prekjes nga kjo sëmundje fillon dhe të bjerë. Por një tjetër faktor që ndikon është edhe raca, ku nga të dhënat rezulton se “të bardhet” janë më të prekur dhe sidomos popujt e vendeve veriore dhe kryesisht të ftohta.

Offline

 

29.11.2009 10:19:40

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting