FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

  • Index
  •  » Edukata seksuale
  •  » Impotenca, kush duhet të hedhë hapin i pari Probleme të jetës në çift

#1 29.11.2009 10:21:52

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Impotenca, kush duhet të hedhë hapin i pari Probleme të jetës në çift

Impotenca, kush duhet të hedhë hapin i pari

Probleme të jetës në çift, kujdesi që duhet treguar në këtë aspekt

Shumë kujt mund t’i ketë ndodhur që në shtrat të ketë një mashkull, që nuk e merr i pari iniciativën për të bërë lojëra në seks. Dhe në rastet kur Ajo e merr e para iniciativën, ai ofendohet, pasi me këtë veprim nuk mund të ndihet më mashkull. Për psikologët ky është një problem vërtet kompleks, i cili në të vërtetë duhet parë me shumë kujdes, pasi mund të bëhet fjalë për një sëmundje, impotenca. Mund të ndodhë edhe që ai të ketë probleme që lidhen me ereksionin, shpjegojnë seksologët. Për shumë meshkuj, problemi i ereksionit është vërtet i dukshëm, gjë e cila i bën ata të ndihen vërtet në hall. Në këtë mënyrë ata përpiqen të devijojnë një marrëdhënie, duke mos shprehur dëshirën për asgjë. Në këto raste duhet të përpiqeni që fillimisht ta bëni atë të ndihet rehat dhe të mos ndihet keq nga ky problem. I thuaj që mund ta ndihmosh dhe të organizoni lojëra në krevat të cilat e ndihmojnë atë të arrijë atë që dëshiron. Përpiqu ta kuptosh.
Fantazitë seksuale
Lëre që ai të tregojë fantazitë e tua seksuale që e ndihmojnë atë të ndihet komod në seks, pra të arrijë ereksionin. Madje edhe në rastet kur disa gjëra nuk ju pëlqejnë duhet të punoni me një strategji të kujdesshme për t’i treguar se kjo që ai kërkon mund të realizohet, por do shumë pune. Filloni të përkëdheleni në krevat dhe asnjëherë mos tentoni të prishni marrëzitë e shtratit. Me këtë praktikë duhet të vazhdoni aq shpesh sa të kuptoni që ajo që bëni nuk është më një problem, por është pjesë e lojërave tuaja në krevat, për këtë qëllim askush nuk duhet të ndihet i përçmuar. Sigurisht për rastet kur ai është vërtet impotent, gjëja e parë që duhet të bëni është mjeku. Në jetën në çift nuk është problem i vetëm impotenca por mund të hasen edhe çrregullime të tjera. Këto çrregullime janë dëmtime që ndodhin gjatë ndonjë stadi të ciklit seksual të cilat pengojnë partnerët të shijojnë kënaqësinë që lind gjatë aktivitetit seksual. Çrregullimet mund të lindin në çfarëdo lloj moshe, madje dhe kur më parë personi ka pasur përgjigje normale gjatë aktivitetit seksual, ato mund të shfaqen gradualisht ose menjëherë dhe mund të prekin një stad ose disa të aktivitetit seksual.
Faktorët ndikues
Shkaqet mund të jenë fizike, psikologjike ose të përbashkëta. Faktorët emocionalë përfshijnë probleme të të dy partnereve si p.sh. disharmonia e partneritetit, mungesa e besimit tek partneri apo e komunikimit të hapur midis tyre, kurse faktorët psikikë përfshijnë ato brenda individit si depresioni, faji apo frika seksuale, traumat post seksit etj. Në shkaqet fizike do të përmendja drogat e ndryshme (narkotikët, stimulantët, alkoolin, nikotinën, antihistaminikët), çrregullimet të lidhura me dhimbjen e mesit, prostatën, traumat, çrregullimet endokrinë kryesisht tiroide, hipofize dhe gjëndrës mbiveshkore, si dhe sëmundjet e ndryshme. Një risk i shtuar ndodh tek diabetikët, njerëzit që abuzojnë me alkoolin e drogat e ndryshme dhe ata që kanë disharmoni kronike me partnerin apo mjedisin përreth.
Çrregullimet seksuale klasifikohen në katër sipas stadit të ciklit seksual: çrregullime të dëshirës seksuale (libidos), çrregullime të jetës seksuale (frigiditeti tek femrat dhe impotenca tek meshkujt), çrregullime të orgazmës dhe dhimbja gjatë koitusit, aktit seksual. Çrregullimet seksuale janë më të shpeshta në moshat e reja të të rriturve, d.m.th. midis moshës 20- dhe 30-vjeçare, grupmoshë kjo ku mbizotëron numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë mjekësore për probleme të tilla.

Problemet që sjell ankthi tek muskujt dhe mbi qarkullimin e gjakut
Këshillat e ekspertëve për të shmangur stresin në punë

Fillimi i javës mund t’iu gjejë të lodhur e të stresuar. Ideja që do të riktheheni mes rrëmujës së zyrës, zhurmave dhe urdhrave, ju bën që të mbuloheni dhe të mos dëshironi asgjë më shumë se ngrohtësinë e shtratit tuaj. E rëndësishme është që të shmangni stresin dhe të ndiqni disa këshilla të ekspertëve. Rregulli kryesor është të evitoni parregullsinë në tavolinën tuaj të punës. E dobishme do të ishte të kishit gjithmonë diçka të kuqe, ngjyrë e energjisë. Së dyti është mirë që të shkëputeni çdo një orë pesë minuta nga puna. Kjo do t’ju ndihmojë që të rinisni gjithçka me më shumë energji. Ndiqni disa rregulla shumë të thjeshta për të luftuar atë që ekspertët kanë filluar ta klasifikojnë si një sindromë të vërtetë. Dhe shfaqja e stresit mund të sjellë edhe probleme të tjera shëndetësore dhe psikologjike.
Simptomat dhe shkaktarët
Simptomat janë disa duke filluar nga dhimbja e kokës, dhimbja e mesit, në lodhje kronike dhe për shumicën vuajtja nga klaustrofobia. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar që nga gjendja psikologjike, punë e rëndë deri te marrëdhëniet e tendosura me kolegët. Ekspertët japin disa këshilla.
1- Kujdesuni për zyrën apo për vendin e punës si për dhomën tuaj të gjumit. Të dobishme do të ishin vazot me lule ngjyrë të kuqe, e cila është shumë energjike.
2- Krijoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe me shefat. Mundohuni të flisni ngadalë dhe më pak, në të kundërt do të krijoni shumë antipati në ambientin e punës.
3- Mësoni artin e “shkëputjes”: t’i lejosh vetes pesë minuta pushim pas çdo një ore pune, kjo do t’ju ndihmojë shumë që të rifreskoni trurin dhe të rinisni punën me më shumë energji. Të bësh një shëtitje, një telefonatë ndonjë shoku apo shoqeje, të dëgjoni pak muzikë etj. Dobia e pushimit mes punës është vërtetuar nga shumë studime në këtë fushë.
4- Mësohuni të thoni Jo, nuk bëhet fjalë që të refuzoni të punoni, por nëse keni shumë punë, duhet të vendosni se cilat gjëra janë primare.
5- Duhet të lëvizni shumë shpesh, në mënyrë që të mos rrini për shumë kohë në të njëjtin pozicion. Kjo do t’ju shkaktonte probleme me tendosjen e muskujve dhe me qarkullimin e gjakut. Bëni pak sport, shtrini qafën, këmbët dhe pas punës mësohuni të dilni dhe të argëtoheni me aktivitete që përfshijnë edhe fizikun.
6- Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë. Tregoni ndonjë barcaletë, dërgoni dhe merrni e-mail nga shokët tuaj.
7- Duhet të mendoheni përpara se të thoni diçka të rëndësishme që mund të ofendojë një nga kolegët tuaj. Kur ndodheni në situatë të sikletshme, arma më e mirë është heshtja.
8- Nëse nuk keni një lloj veshjeje të përcaktuar nga vendi i punës, të veshësh rroba të rehatshme do t’ju ndihmonte shumë. Nuk është e thënë që të rrini tërë kohës të krekosur, apo dhe në majë të takave, kjo do t’ju shkaktonte shumë siklete.
9- Gjatë punës tuaj mundohuni të bëni dhe ndonjë punë të lehtë fizike, kjo do t’ju ndihmojë që të mbani trupin tuaj në formë.
10- Mbani gjithnjë një krem për duart, për të bërë një masazh të thjeshtë. Do të shikoni se do të ndjeheni shumë më të lehtësuar.

Offline

 

29.11.2009 10:21:52

AdBot
Advertisements
  • Index
  •  » Edukata seksuale
  •  » Impotenca, kush duhet të hedhë hapin i pari Probleme të jetës në çift

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting