FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 02.01.2010 00:19:00

Nita_GV
Administratore
From: Gostivar
Registered: 02.08.2007
Posts: 1452
Website

Si u themelua Facebook, një histori plot me intriga

Gazeta e njohur “Independent” në një speciale shkruan të gjitha prapaskenat për krijimin e rrjetit social më të madh botëror. Nisi me një mesazh në postën elektronike në dy të mëngjesit. Një student i Harvardit i shkroi skenaristit, Ben Mezrich, i cili ishte akoma duke shijuar fytet e suksesit të librit “Bringing down the house”, për t’i treguar për mikun e tij, Eduardo Saverin. Një shok, tha ai, i cili kishte ndihmuar në themelimin e “Facebook” me Mark Zuckerberg. Por ai ishte dikur që nuk i ishte dëgjuar emri ndonjëherë.
“U intrigova dhe nisëm të shoqërohesha me atë dhe mikun e tij, i cili ishte flakur nga ‘Facebook-u’. Më pëlqeu shumë drama dhe shpejtësia me të cilën u kishte ndodhur dy miqve të ngushtë që tashmë s’ishin më të tillë”, thotë Mezrich.
Nëse motivi i mesazhit ishte drejtësia për miku ne tij Saverin – shansi për t’i treguar botës se si ishte mashtruar dhe si i ishte marrë pjesa e tij e kompanisë nga dikush që konsideronte shok – sigurisht që ka ndodhur shumë më shpejt se ai mund ta imagjinonte.
Një film i quajtur “The social network (Rrjeti social)” ka filluar filmimet në konviktin e universitetit Harvard, vetëm disa muaj pas publikimit të librit të Mezrich “Miliarderët e rastësishëm: Seks, para, tradhti dhe themelimi i Facebook”.
Në fillim të këtij viti u njoftua se Aaron Sorkin, krijuesi i “West Wing”, do shkruante skenarin. Më vonë, në qershor u njoftua se David Fincher – regjisori i filmit “The curious case of Benjamin Button” – do e drejtonte. Në shtator u konfirmua se aktori amerikan, Jesse Eisenberg do interpretojë rolin e Mark Zuckerberg së bashku me aktorin britanik Andrew Garfield si Saverin dhe Justin Timberlake si Sean Parker, djali i “Silicon Valley” qe kishte krijuar “Napster” dhe që ndihmoi në çarjen mes dy ish-miqve. Kevin Spacey është producent.
Për të përshpejtuar produksionin e filmit, libri dhe skenari u shkruan në të njëjtën kohë. “Aaron Sorkin po adaptonte librin teksa unë e shkruaja. Ne ishim në një dhomë hoteli në Boston dhe ai shikonte shënimet dhe kapitujt e librit. Aaron Sorkin është një perëndi i të shkruarit”, thote Mezrich. Mjafton të futesh në Facebook, të shkruan Aaron Sorkin dhe shfaqen grupet e shumta në nder të Aaron Sorkin. Por grupi që ka më shumë fansa është krijuar nga vete personi, “Aaron Sorkin & The Facebook movie”. “Mirësevini , unë jam Aaron Sorkin. Kam rënë dakord të shkruaj një film mbi krijimin e Facebook. Mendova se hapi i mirë për t’u përgatitur për këtë është të zbuloj se çfarë është Facebook, ndaj krijova këtë faqe”, thuhet aty. Krijimi i këtij grupi krijoi lajm, askush nuk e dinte në atë kohë që po behej një film për Facebook-un dhe u desh që producentët ta konfirmojnë këtë. Deri më sot janë krijuar më shumë se 150 faqe historitë e publikut mbi Facebook-un, edhe pse vetë disa ia kanë dalë mbanë të futen në skenarin final, i cili është më i fokusuar në krijimin e tij sesa në të si një mjet për përdorim të përgjithshëm. Është e ndershme të thuhet se skena, ku Saverin shahet nga e dashura e tij për statusin në Facebook që është “single (beqar) është një prej tyre. As libri dhe as skenari nuk e nxjerr mirë Zuckerberg. Në të dy ai është një lloj i paafti për të qenë njeri social në Harvard, i cili nuk mund të lidhë një fjali bashkë. “Facebook ishte një shtrirje e dashurisë së vetme të botës së Markut – kompjuterit”, thotë Mezrich në libër. Ai duket se pranonte detyra programimi nga dy studentë popullorë dhe të privilegjuar në Harvard për një projekt shumë të ngjashëm me Facebook, duke mos bërë asgjë për to për të krijuar më pas Facebook. Në të gjitha rastet, arsyeja e krijimit të Facebook-ut ishte për të gjetur femra: një mënyrë për Markun që të tejkalonte “klubet finale” të elitës së Harvardit, të cilave s’u afroheshe dot. Edhe në libër edhe në skenar, ai i bën të gjitha me mikun e tij të vërtetë Eduardo, përpara se ta tradhtonte. Por skenari i Sorkin shkon përtej kësaj. Në faqen e parë shënimet e tij e përshkruan Zuckerberg-un si një “19-vjeçar i ëmbël, tek i cili mungesa e karakteristikave fizike maskon një zemërim shumë të komplikuar dhe të rrezikshëm”. Ai hapet me një skenë, në të cilën Zuckerberg po flet me të dashurën e tij. Por ajo e lë shumë shpejt duke i thënë: “Ti do bëhesh i suksesshëm dhe i pasur. Por do e kalosh gjithë jetën duke menduar se vajzat nuk të pëlqejnë sepse je një tip që merr vesh vetëm nga kompjuterat. Por dua të dish që kjo nuk është e vërtetë. Ato nuk do të të pëlqejnë sepse je një hajvan”. Por si ndjehet Sorkin mbi dramatizimin e ngjarjeve që kanë ndodhur jo shumë kohë më parë, duke ditur se ato kanë një impakt real në jetën e njerëzve që ai portretizon? “Kjo është një pyetje e vështirë”, thotë Sorkin. “Unë nuk jam gazetar. Përgjegjësia ime s’është të them të vërtetën. Arti nuk është për atë që ka ndodhur. Nga ana tjetër unë ndjej përgjegjësinë për të mos shkatërruar jetën e njerëzve thjesht për hir të suksesit. Është thjesht çështje gjykimi”.

Facebook
Nisur si një uebsit i ndërtuar nga një student si mënyrë për të kontaktuar shokët e tij, por që u kthye në fenomen global dhe biznes miliona-dollarësh, ka mbushur tani rreth pesë vjet
Rreth 15 milion anëtarë në ditë ndryshojnë statusin e tyre në Facebook. Mark Zuckerberg ishte 19 vjeç kur nisi “Facebook” nga dhoma e konviktit te Harvard. Brënda 24 orësh 1000 veta nga shkolla e tij ishin regjistruar, dhe pas një muaji gjysma e shkollës kishte profil në “Facebook”. Sot pas 5 vjetësh uebsiti ka 150 milion anëtarë në të gjithë botën dhe Zuckerberg, është miliarderi më i ri në botë — me një pasuri prej rreth 1.5 miliardë dollarë. Zuckerberg krijoi një rrjet social që jo vetëm pasqyron jetën e një personi por që edhe e zgjeron atë. Fenomeni “Facebook” është përqafuar edhe nga politikanët dhe edhe njerëz të artit. Çdo dite 15 milionë anëtarë ndryshojnë statusin në
”Facebook”, dhe 850 milion foto shtohen çdo muaj. Mesatarja e miqve të një anëtari është 120. Në fillim, njerëzit ishin pak të shqetësuar për të treguar identitetin e tyre në internet, por tani një pjesë tregojnë detaje nga më të ndryshme të jetës së tyre. Megjithëse me një vlerë prej 15 miliardë dollarësh “Facebook” i duhet të punojë shumë për t’iu përshtatur teknologjisë dhe për të pasur fitime financiare.

Paqja mes Saverin dhe Zuckerberg
Pas disa vitesh marrëdhënies të ngrira dhe problemeve për para mes bashkëthemeluesve të Facebook, Mark Zuckerberg vendosi në janar t’i njihte meritat mikut tij të Facebook-ut? Pse tani? Mbase kjo për shkak të librit që do rrëfejë gjithçka mbi krijimin e rrjetit social dhe mënyrës sesi Zuckerberg e nxori atë jashtë loje. Të dhënat mbi mënyrën sesi ka përfunduar zënka mes të dyve gjenden shumë kollaj: Saverin ësht tashmë i regjistruar si themelues i kompanisë në faqen zyrtare të Facebook-ut. Kjo është arsye shumë e fortë që Zuckerberg të bëjë paqe me Saverin, duke pasur parasysh librin dhe filmin që pritet të kenë një sukses me përmasa të jashtëzakonshme shumë shpejt. Kjo, sepse mendohet se nëse Saverin ka rënë dakord të bëjë paqe me Zuckerberg atëherë ai mund të mos ketë dëshirë të bashkëpunojë me Mezrich. Por tashmë filmi është në proces pune e sipër e pritet ë dalë shumë shpejt. Gjithsesi, do jetë mjaft e sikletshme për të dy të dalë edhe nga libri edhe nga filmi se ata e kanë krijuar rrjetin social thjesht për të njohur femra.
Si student i Harvardit, Mark Zuckerberg krijoi uebsajtin social “Facebook”, një uebsajt tejet popullor mes studentëve në mbarë botën. Atë e krijoi me kolegë studentë, njohës të mirë të shkencës së kompjuterit dhe me shokët e dhomës. Zuckerberg shërben si president i kompanisë “Facebook”. Ai ka qenë vazhdimisht në qendër të kundërthënieve për prejardhjen e biznesit dhe të pasurisë së tij.
Revista amerikane “Time” e renditi Zuckerberg si një nga njerëzit më me ndikim të botës të vitit 2008. Zuckerberg përfshihej në kategorinë Shkencëtarë dhe Mendimtarë. Zuckerberg u rrit në Dobbs Ferry, Nju Jork, nga prindërit e tij hebrej, Edward dhe Karen Zuckerberg. Babai i tij Edward është dentist në Dobbs Ferry, dhe mamaja e tij është mjeke. Ai filloi programimin në kompjuter kur ishte në shkollën e mesme. Zuckerberg fillimisht kënaqej me zhvillimin e programeve kompjuterike, sidomos ato për komunikim dhe ato për lojëra. Kur vazhdonte Philips Exter Acadeym, ai ndërtoi një program për t’i ndihmuar punonjësit në zyrën e babait të tij që të komunikojnë; ai gjithashtu ndërtoi një version të lojës Risk, dhe një program muzike të quajtur Synapse i cili përdorte inteligjencën artificiale për të mësuar zakonet e dëgjimit tek përdoruesi i programit. Kompanitë Microsoft dhe AOL u përpoqën të blejnë Synapse dhe për ta marrë në punë Zuckerberg, por ai vendosi më mirë t’i vazhdojë studimet në Universitetin e Harvardit.
Mark Zuckerberg dhe platforma “Facebook”
Në shtator 2006, “Facebook” krijoi “News Feed”, një produkt për të treguar se çfarë janë duke bërë miqtë e tu në uebsajt. Zuckerberg u krikua nw atw kohw, teksa disa e shikonin “News Feed” si të panevojshëm dhe si një mekanizëm për i të biseduarit kibernetik.
Platforma Facebook
Më 24 maj 2007, Zuckerberg shpalli një “Facebook Platform”, një platformw zhvillimi për programuesit që të krijojnë aplikime sociale brenda “Facebook”. Kjo shpallje ngjalli një interesim të madh për bashkësinë e zhvilluesve programorë. Brenda javësh, shumë aplikime u ndërtuan dhe disa kishin tashmë miliona përdorues. Sot janë më shumë se 400 000 zhvillues programorë në mbarë botën që ndërtojnë aplikime për “Facebook Platform”. Vetëm më 23 korrik 2008, Zuckerberg shpalli “Facebook Connect”, një version të “Facebook Platform” për ndërtimin e aplikimeve sociale në faqe tw tjera të tjera.
Facebook Beacon
Më 6 nëntor 2007, Zuckerberg shpalli një sistem tjetër reklamues social, që u pa si një ngjarje në Los Anxhelos. Një pjesë e programit të ri, quajtur “Beacon”, ua bënte të mundur njerëzve të ndajnë informacion me miqtë e tyre të “Facebook” bazuar një veprimtaritë e tyre qëmtuese në uebsajte të tjera. Një shitës eBay, për shembull, mund të bëjë që miqtë automatikisht të vënë në shitje nëpërmjet “Facebook”, sistemit “news feed”, gjithçka që ata duan të shesin. Programi pati shqetësime të mëdha të privatësisë nga ana e grupeve që merren me mbrojtjen e jetës private të qytetarëve, por edhe nga individë përdorues. Zuckerberg dhe “Facebook” nuk arritën t’i përgjigjen shpejt këtij shqetësimi, dhe më 5 dhjetor 2007 Zuckerberg më në fund shkroi një blog post në “Facebook”, ku merrte përgjegjësinë për çështjet me programin “Beacon” dhe ku iu ofronte një mënyrë më të lehtë përdoruesve për të përfituar nga shërbimet.

Offline

 

02.01.2010 00:19:00

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting