FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 02.01.2010 19:03:50

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Një mësuese seksi për amerikanët

Jeton në Los Anxhelos, ku sot, falë "YouTube", është shumë e famshme. Marina Orlova, filologe e internetit, ka zbuluar mënyrën më të thjeshtë për të shpjeguar gjërat më të ndërlikuara


Kur jetoja në Nju Jork, fqinji im Mikhail ishte rus dhe fliste vetëm për dy gjëra: e para ishte Marina Orlova, kurse e dyta një sërë dëshirash që lidheshin me Marina Orlova. Kanë kaluar rreth dy vjet nga ajo që unë e quaj një gabim, që nuk hetova se kush ishte Marina Orlova. Për këtë gabim nuk ia hedh të gjithë fajin vetes. Edhe Michail kishte pjesën e fajit. Zakonisht, kur takoheshim në ashensor, nuk pushonte së foluri, për dy dëshirat e tij, aq sa më fillonte dhembja e kokës, e cila më pushonte pas dy ditësh. Kështu që sa herë e shihja, ndërroja rrugë ose prisja sa të largohej ai, pastaj shkoja në shtëpi. Pas pak kohësh u shpërngula nga aty dhe për fat mirë asnjë fqinj tjetër nuk më foli për Marina Orlova. Por kjo nuk zgjati shumë. Këtë verë isha me pushime në Kajro dhe një rus po i tregonte për të një egjiptiani, ndërsa qëndronim në radhë për të bërë kontrollin. Ndërsa dëgjoja bisedën mes tyre mendoja: e çuditshme, në çdo shtet të botës jeton një Mikhail, i cili është gjithmonë gati t‘i tregojë njerëzve për Marinën e tij. Mesa duket e kisha të pamundur të ndahesha nga Marina Orlova, kështu që vendosa të hetoja se kush ishte dhe me çfarë merrej. Përgjigjet e para më erdhën nga "YouTube", pastaj nga faqja e saj zyrtare (www.hotforwords.com). Tani para se t‘iu them se kush është Marina Orlova, duhet të dini se çfarë kisha imagjinuar për të: sipas fjalëve që thoshte Mikhail, dukej një pornostar, por që nuk kishte vendosur ende të hidhte hapin e madh. Kështu, sapo arrita të kontaktoja me të, e pyeta: Do të xhironit një film "të rëndë"? Dhe përgjigjja e saj ishte: "Nuk e di çfarë është një film ‘i rëndë‘. Mos vallë është film aksion? Mund të luaj një rol në çdo film, por do ta bëja vetëm për t‘u argëtuar. Nuk më pëlqen të bëhem aktore".

Kur dëgjoja Mikhail të fliste për të, e imagjinoja Marina Orlova-n një përzierje mes Kate Moss dhe Paris Hilton. Por duke qenë se miku im rus insistonte shumë në faktin se ajo shkruante dhe tregonte histori, atëherë mendova për një ruse të emigruar në Shtetet e Bashkuara. Madje mendoj se e kam shkruar në ndonjë vend adresën e saj, me qëllim për ta kërkuar më vonë. Por një ditë më vonë, duke mallkuar Mikhail, harrova edhe Orlova. Tani që arrita të flisja sërish me Marinën, dhe di gjithçka mbi të (ose më saktë gjithçka që asaj i pëlqen të tregojë për veten), mendoj se e njoh mjaftueshëm. Ajo që më çudit më shumë është fakti se kur e pyes për Rusinë, fjalët i mbesin në grykë. Por le të rikthehemi edhe një herë te ajo, te puna e saj e shumëpërfolur.

A mund të na thoni se çfarë bën konkretisht?
Fjalët që përdorim vazhdimisht në anglisht kanë një histori shumë interesante. Për shembull fjala "hello" (përshëndetje) u shpik për t‘u përgjigjur në telefon. Ashtu si kjo fjalë, edhe shumë fraza të tjera kanë origjinë interesante. E tillë është "raining cats and dogs", që në të vërtetë nuk do të thotë se po bien nga qielli qen dhe mace, por gjatë një stuhie shkreptimat kanë zhurmën e një zënke mes qenve dhe maceve. E kuptuat se cila është puna ime? Ajo tregon në video origjinën e fjalëve. Gjatë këtij bashkëbisedimi kuptova se Marina nuk është një mësuese e zakonshme, por një nga ato që kur japin mësim zhvishen dhe fillojnë të shpjegojnë mësimin vetëm në mbathje e reçipeta.

Çfarë keni studiuar?
Jam diplomuar për rusisht dhe anglisht. Para se të vija në Amerikë, kam dhënë mësim për pak kohë në një shkollë ruse.

Sa i rëndësishëm është trupi për ju?
Spektaklin tim mund ta shohësh në "YouTube" (www.youtube.com/hotforwords), por pjesa më e madhe e personave që vizitojnë faqen time të internetit, nuk klikojnë videon e origjinës së fjalëve. Kështu vendosa të shfrytëzoja pamjen time dhe të bëhesha mësuesja seksi që të gjithë djemtë ëndërrojnë. Luaj me imazhin që t‘i bind njerëzit të zgjedhin videot e mia. Në fakt bëj një mësim argëtues, kështu që janë të detyruar "të më hedhin një sy". Pamja ime është e rëndësishme për suksesin, por e përdor vetëm për të tërhequr fillimisht vëmendjen. Në internet ka shumë femra të bukura, por duhet të kesh durim që njerëzit të të zgjedhin ty çdo ditë. Jam lodhur shumë për të siguruar publikun tim. Nuk mund të them që një egjiptian më ndjek, por një rus është e sigurt se po.

Si ju erdhi në mendje ideja për të lidhur trupin, leksionet dhe videot?
Në dhjetor të vitit 2006, një mik më dërgoi një e-mail të shkurtër ku më fliste për "YouTube". I hodha një sy dhe mendova: "Ndoshta mund të jap mësim në "YouTube". Në këtë mënyrë, mijëra persona mund të ndiqnin leksionet e mia, madje më shumë se ata 20 nxënës që kisha në klasë në Rusi. Nuk mendoja se do të shihesha 230 milionë herë! Çmenduri!.
Marina më ka treguar se libri i saj i preferuar është "Mjeshtri dhe Margarita", ndërsa shkrimtari që adhuron Mikhail Afanasievich Bulgakov (të gjithë rusët që kanë emigruar në Amerikë thonë se e adhurojnë këtë shkrimtar. Thonë emrin e tij, sepse duan të tregojnë se sa i rëndë ka qenë regjimi sovjetik dhe janë të bindur se ai libër e shpreh më mirë se të tjerët).

Çfarë mendoni për Rusinë? Ju mungon?
Unë e dua Rusinë, por nuk më mungon aspak klima. Më mungon kultura e atij vendi, traditat, e të tjera gjëra. Këtu në Los Anxhelos nuk ka shumë kulturë, por koha është e mrekullueshme dhe ka aq shumë mundësi, saqë tani nuk e shoh veten në asnjë vend tjetër të botës.

Më flisni për jetën tuaj në Rusi, fëmijërinë, ëndrrat?
Në Rusi jam rritur duke parë një opera të bukur, "Shën Barbara", dhe duke bërë barbekju në plazh, si shumë njerëz të tjerë. Dikur i thosha nënës se Rusinë nuk e ndërroja me asgjë në botë. Ishte vërtet një ëndërr e bukur, që për fat të mirë e realizova. Kam jetuar në një shtëpi të vogël me prindërit dhe vëllain, ku kaloja shumë kohë duke studiuar. U diplomova me forcat e mia, edhe pse shkolla ishte shumë e vështirë. Edhe pse isha mësuese anglishteje dhe u jepja mësim shumë nxënësve, prindërit e mi nuk arritën të mësonin asnjë fjalë anglisht. Gjithçka e kam arritur me forcat e mia. Edhe sot punoj shumë.

Cila është fjala juaj e preferuar?

"Flocinaucinihilipilification". Nëse dëshiron t‘i mësosh kuptimin kërkoje në "Google". E adhuroj këtë fjalë, sepse është një nga më të gjatat e gjuhës angleze dhe do të thotë asgjë, ose diçka e pavlerë. Një student anglez e krijoi duke bashkuar fjalët që shprehin gjëra të pakuptimta. Më pëlqen ironia që qëndron pas kësaj fjale.
Nuk e di se ku ndodhet Mikhail tani, ku i kalon mbrëmjet, nëse vazhdon t‘i tregojë ndonjë fqinji tjetër për Marina Orlova-n, ndërsa i ofron diçka për të pirë, me atë zërin e tij të ngjirur dhe sytë gjysmë të mbyllur. Ajo që di është se kishte të drejtë kur mburrte Marina Orlova-n.

Offline

 

02.01.2010 19:03:50

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting