FORUMI EROTIK "KOSOVARJA"

You are not logged in.

Adverts

Adverts

#1 02.01.2010 19:06:39

Sexy_TINA
Shqiptare me violinë
From: Stockholm - SWEDEN
Registered: 08.11.2007
Posts: 825
Website

Femra nuk e refuzon seksin

Kur është fjala për seksin, problemi është te meshkujt, sepse ata as që dëshirojnë por as që kanë durim të mjaftueshëm që ndaj secilës femër, varësisht nga karakteri i saj, të sillen në mënyrë të posaçme. Aq më tepër, meshkujt janë të prirë që të gjitha femrat t’i vendosin në dy grupe: ato të cilat e duan seksin dhe ato të cilat nuk e duan. Mirëpo, kjo nuk është e saktë. Shumica e femrave nuk e refuzojnë seksin, por i refuzojnë meshkujt që nuk dinë t’u ofrohen.

Mosnjohja e teknikës së dashurisë prish edhe situatat më ideale. Disa meshkuj fare nuk e përfillin paralojën e dashurisë, ndërkaq disa të tjerë nuk kanë haber për zonat erogjene të trupit të femrës, të cilat kanë një rol shumë të rëndësishëm në kontaktet seksuale.

Pjesët më të ndjeshme të trupit të femrës ndaj nxitjeve erotike janë sisët, qafa, pjesët e brendshme të kofshëve dhe organet gjenitale.

Mirëpo, disa femra më shumë i eksiton puthja e butë të cilën e ndjejnë me pjesën e brendshme të muskujve apo miklimet e buta të flokëve, ndërkaq pothuajse secila femër i do puthjet dhe përqafimet e buta, para se të shkrehet tërësisht në dashurinë fizike.

Në një anketë vajzat e moshave të ndryshme i kanë dhënë shumë përgjigje interesante pyetjes se çfarë i eksiton më së shumti.

- Pa paralojën e dashurisë nuk mund të paramendoj marrëdhënien intime – ka thënë njëra ndër vajzat e anketuara.

- I dua puthjet në gojë – ka deklaruar një tjetër – mirëpo më së shumti më eksitojnë puthjet në sisë.

- Dëshiroj që i dashuri im të më puth nëpër tërë trupin – përgjigjet një vajzë tjetër.


Lirimi nga traumat

Është interesant rasti i një djaloshi 27-vjeçar, i cili ka njohur një vajzë 24-vjeçare, të bukur, sharmante dhe joshëse. Pas një mbrëmjeje shumë të këndshme vajza ka pranuar që ta dërgojë në shtëpi dhe as që ka tentuar që ta puth.

Ka kërkuar që të takohet me të dhe duke e kthyer në shtëpi i ka propozuar që të ndalen në një rrugë ku nuk ka pasur kalimtarë. Nuk ka kundërshtuar. Janë puthur disa herë. Mirëpo kur ai ia ka vënë dorën në gjunjë, ajo është trembur shumë dhe e hidhëruar ka kërkuar që ta dërgonte në shtëpi…

Edhe gjatë tri takimeve të tjera kanë ndodhur skena të njëjta. Sapo ai ka provuar diç më tepër se puthjet, ajo e ka ndërprerë lojën. Atëherë ai ka vendosur të ndryshojë taktikën. Një të shtunë e ka ftuar me telefon dhe i ka propozuar që të shkojnë së bashku në një vikend.

Dita e bukur dhe me diell ka ndikuar shumë në disponimin e vajzës së bukur. Ai sërish tenton që ta përkëdhelë pak më shlirshëm, mirëpo edhe këtë radhë ajo sërish refuzon. Dhe, ai kalon në metodën të cilën tashmë e kishte paramenduar. Filloi t’i pëshpëritë në vesh dhe njëkohësisht ta miklonte dhe ta puthte në qafë dhe përreth veshëve. Ajo ngadalë i dorëzohej…

Vajza e bukur kontaktin e parë seksual e ka pasur derisa shkonte në gjimnaz, madje me një futbollist të shkollës. Atëbotë ai kishte qenë i vrazhdë, pothuajse kishte dashur ta dhunonte. Që atëherë, kurdo që ndonjë mashkull ka tentuar diç më tepër se puthja, asaj i është rikujtuar ajo përvojë e hidhur dhe nga frika gjithnjë është shtanguar.

- Nuk e di se sa ka vazhduar kjo situatë, mirëpo menjëherë kam ndier se si trupi po i shlirohej – tregon ai.

Kur ia kam vënë dorën në sisë, vetëm ka lëshuar një ofshamë të lehtë. Pas atij çasti ajo më ka përqafuar fuqishëm pa kurrfarë frike. Kemi kaluar çaste të mrekullueshme. Më vonë kemi vendosur që të martohemi.

Domethënë, vajza nuk ka qenë frigjide, por viktimë e traumës, të shkaktuar nga teknika e gabuar e mashkullit, me të cilin për herë të parë është takuar. Kur ai e ka mësuar se çarë kënaqësie i ofron paraloja, madje edhe ajo e parëndomtë, atëherë ajo i ka mposhtur edhe frikën, edhe paragjykimet.

Rregullat e lojës për meshkujt

“Receta” të sigurta për joshjen e femrës nuk ka, sepse secila femër është personalitet në vete me karakteristikat, shprehitë dhe dëshirat e veta.

Seksologët, megjithatë, kanë evidencuar disa ligjshmëri dhe kanë përcaktuar “rregullat” më të rëndësishme për atë se çarë duhet të ketë parasysh mashkulli kur dëshiron t’i qaset femrës:

- Femra kënaqet në paralojën e dashurisë.
- Femra nuk i do meshkujt të cilët teknikës së dashurisë u qasen sipërfaqësisht, me rutinë dhe shablonizuese.
- Femra ka dëshirë të flakët që të jetë e respektuar dhe e dashuruar si personalitet i plotë, e jo vetëm për shkak të trupit të saj.
- Femra e do mashkullin temperament, por jo edhe të vrazhdë.
- Femra kërkon që mashkulli t’i vardiset para se ajo t’i thotë “po”.
- Femra nuk i do lajkat e tepërta, të cilat tingëllojnë banale dhe rrena të kullura.
- Femra kërkon që të jetë e dashuruar edhe pas dashurisë seksuale, mu ashti si ka qenë e dashuruar edhe para aktit seksual.

Edhe një këshillë për meshkujt:
- Provoni të depërtoni sa më thellë në psiken e secilës femër, luani edhe në këtë letër, bisedoni për të, bëni çmos që femra në ju të shohë se po interesoheni për të.

Në qoftë se do të keni sukses, për ju nuk do të ketë kurrfarë pengesash.

Offline

 

02.01.2010 19:06:39

AdBot
Advertisements

Adverts

Board footer

Powered by FluxBB
Hosted by PunBB-Hosting